Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Mati Logorecin, mik dhe bashkepuntort të Gurakuqit, Fishtes, Nolit, Xhuvanit, Jokl-it., Majerit, Mjedes…

February 7, 2020
in Figura të ndrituna, Të përzgjedhurat
99
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 7 shkurt 1941 mbylli sytë Mati Logoreci, gjuhëtar, historian, mësues, patriot i flaktë, veprimtar i Rilindjes, nismëtar për hapjen e shkollës së parë shqipe në Prizren.  Mati Logoreci lindi në Shkodër më 10 shkurt 1867. Në moshë të re punoi si shegert në shoqërinë tregtare të familjes së vjetër shkodrane Parruca, emigruar prej kohe në Itali, që e dërgoi si llogaritar në Trieste. Atje, krahas punës, kreu edhe shkollën për mësues. Si u diploma, u kthye menjëherë në Shqipëri.

Veprimtarinë pedagogjike e nisi më 1 maj 1889, duke hapur një shkollë në Prizren. Më 1899 hapi një shkollë të dytë, e cila më pas u shkri me të parën. Shërbeu si mësues në Prizren deri më 1903, kur u transferua në shkollën françeskane në Shkodër, duke u bërë një nga mësuesit më të dashur për brezninë e re të fretërve, që përgatitej në bankat e kësaj shkolle.

Mati Logoreci, që jetoi dhe punoi në Prizren nga viti 1889 deri më 1903, mori pjesë gjallërisht edhe në jetën politike-shoqërore të Prizrenit, me të cilin lidhet një pjesë e mirë e jetës së tij.

Prizreni njihet si një nga qendrat e vjetra të Evropës Juglindore, me kalanë e lashtë dhe objektet e tjera me vlerë si Kisha, Xhami etj. Deri nga fundi i shekullit të kaluar Przireni ishte një qytet i zhvilluar, qendra ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë. Pas një lufte shumë këmbëngulëse, më 1889, u hap shkolla shqipe edhe në Prizren, me mësues Mati Logorecin. Kjo ishte shkollë e tipit të Mësonjëtores së Korçës, me karakter laik, kombëtar dhe demokratik. Hapja e kësaj shkolle ishte një fitore, sepse u kundërvihej synimeve shkombëtarizuese e asimiluese të të huajve.

Bashkë me nxënësit e vegjël shkrimin dhe këndimin e gjuhës shqipe filluan ta mësonin edhe të rriturit. Në këtë mënyrë Mati Logoreci u bë mësues edhe i të rriturve. Rrethanat e detyruan të hartojë vetë edhe programin e shkollës dhe të përshtatë tekstet që i duheshin. Logoreci me pasionin e tij tërhoqi edhe më shumë nxënës, aq sa nuk mund t’i përballonte dot vetë. Prandaj, përkrah tij, mori detyrën edhe mësuesi kosovar Lazër Lumezi.

Shkolla shqipe e Prizrenit po merrte fizionominë e një shkolle kombëtare, demokratike, ku të gjithë ndjeheshin mirë. Kjo ruante tiparet e një shkolle laike, që tërhiqte nxënës pa dallime fetare, klase, rangu apo fisi, pa dallime gjinie, ku secili gjente ngrohtësinë dhe vëmendjen e mësuesve që formonin me dije, atdhedashuri, identitetet dhe vizion pluralist. Kështu me ideale e vlera, në këtë shkollë gjimnazi u formua gjenerata e parë e nxënësve nga gjithë Kosova dhe Presheva.

Po kujtojmë disa vepra të Mati Logorecit: në vitin 1907 botoi në Trieshtë fletoren “Dashamiri”; më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë ‘Agimi’, së bashku me dom Ndre Mjedën e, po këtë vit, së bashku me Imzot Lazër Mjedën, hapi një shkollë nate në Shkodër. Njihet si autori i veprave: “Të ndodhmet e historisë së moçme”; “Historia e përgjithshme”; “Abetar”, “Plotësimi i Abetarit”; “Fjalor i librit të leximit për moshën e njomë”; “Libri i mësuesit” etj.

Pas pavarësisë shërbeu si mësues në Tiranë dhe si nëpunës i arsimit në Shkodër. Më 1916 qe anëtar i ‘Komisisë Letrare Shqype’ themeluar në Shkodër. Mori pjesë edhe në ngjarje të tjera historike, si Kongresi i Lushnjes (1920), por kryesisht iu kushtua zhvillimit të arsimit. Mati Logoreci vdiq më 7 shkurt 1941 në Tiranë.

R.SH. – Vatikan

 

Tags: "Plotësimi i Abetarit"; "Fjalor i librit të leximit për moshën e njomë"; "Libri i mësuesit""Të ndodhmet e historisë së moçme"; “Historia e përgjithshme”; "Abetar"Albert VatajFishtësJokl-it.MajeritMati Logorecinmik dhe bashkepuntort të GurakuqitMjedes...NolitXhuvanit
Previous Post

Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë 

Next Post

Fotoja e Albert Ajnshtajnit me gjuhën jashtë, në një monedhë floriri të emetuar nga Swissmin

Next Post

Fotoja e Albert Ajnshtajnit me gjuhën jashtë, në një monedhë floriri të emetuar nga Swissmin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj