Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Njerëzit “e thjeshtë” që u bënë sundimtarë, nga Servius Tullius, Liu Bang, Maximinus Thrax deri te Justiniani

February 4, 2020
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
88
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga: James Jackson

Për pjesën më të madhe të historisë, vetëm njerëzit me prejardhje aristokratike kishin mundësi të arrinin ndikim politik. Por, ndonjëherë, thjesht ndonjëherë një njeri i përulur prej gjaku të zakonshëm mund të ngrihej dhe të merrte “frerët” e një pushteti të jashtëzakonshëm.

Servius Tullius, Mbreti i Romës

Pak dihet me siguri rreth jetës së hershme të Servius Tulliusit, por legjenda romake (dhe emri i tij) sugjerojnë se ai ishte lindur një skllav. Disa burime pretendojnë se ai ishte djali i një princeshe, të kapur dhe të shitur si skllave gjatë rrethimit të Kornikulumit, por të tjerë thonë se fisnikëria romake thjesht e sajoi historinë, “për të maskuar turpin”, që qeveriseshin nga një njeri i thjeshtë.

Legjendat duket se bien dakord se ai ishte i destinuar për madhështi që nga fëmijëria, duke qenë se mbi kryet e tij kishte rrezatim hyjnor kur flinte.

Më në fund, i ra në sy Tanaquilit, gruas së mbretit Tarquinius Priscus të Romës, e cila thuhej se kishte aftësi në artet hyjnore. Pasi predikoi se Serviusi do të kishte një të ardhme madhështore, Tanaquili e martoi atë me vajzën e saj dhe më pas e bëri pasardhësin e burrit. Regjimi i tij zgjati afërsisht 43 vjet, gjatë të cilëve ai i mundi etruskët dhe urdhëroi regjistrimin e parë të përgjithshëm statistikor të Romës, duke e ndarë qytetin në gjashtë klasa zyrtare.

Vdiq rreth 535 p.e.s. kur, sipas legjendës, u vra sipas urdhrave të vajzës së tij Tullia, e cila më pas kalëroi mbi trupin e tij tek shkonte për të parë kurorëzimin e bashkëshortit të saj.

Liu Bang, Perandor i Hanit

Liu Bang kishte lindur në një familje fshatare në qarkun Pei (tani pjesë e Provincës Jiangsu) rreth vitit 256 p.e.s. Sipas legjendës, lindja e tij ishte shënuar nga një stuhi e madhe dhe shfaqja misterioze e një dragoi shumëngjyrësh, që qëndronte pezull ngjitur me shtratin. Ai gjithashtu kishte 72 nishane të zinj në kofshë, një numër me shumë fat në Kinë.

Legjenda thotë se një gjykatës u befasua nga fytyra e jashtëzakonshme e Liut, sa e martoi vajzën e tij me të.

Liu u rebelua pas vdekjes së perandorit, duke u bashkuar me një grup të udhëhequr nga lordi i luftës Xiang Yu. Shumë shpejt u provua të ishte një udhëheqës i shkëlqyer dhe fitoi ndjekës të shumtë, duke e detyruar Xiang Yu-në t’i jepte nën kontroll mbretërinë e vjetër Han, në Kinën Perëndimore. Ky ishte gabim, pasi shumë shpejt dy burrat iu kundërvunë njëri-tjetrit se kush të merrte nën kontroll Kinën. Rreth vitit 202, Xiang kreu vetëvrasje dhe Liu u shpall perandor.

Supozohet se njëherë ai rrëmbeu kapelën e një dijetari dhe urinoi në të për të treguar përçmimin e tij ndaj arsimimit. Por, legjenda të tjera thonë se ai konsiderohet njerëzor dhe i civilizuar.

Maximinus Thrax, perandor i Romës

Maximinus Thrax (“Trakiani”), u lind në Traki rreth vitit 173 të erës tonë. Dimë pak për jetën e tij, përpara se ai t’i bashkohej legjioneve romake, por burime të kohës thonë se ai punonte si bari. Nëse ka qënë kështu, ai ishte bariu më i tmerrshëm në histori, derisa të njëjtat burime thonë se ai ishte një “mal njerëzor”, të paktën 2.5 metra i gjatë dhe i fryrë me muskuj. Megjithëse këto tregime kanë të ngjarë të jenë të ekzagjeruara, ai u vu re shpejt nga perandori Septimus Severus, për fuqinë e tij të madhe në betejë, dhe në fund u ngrit të komandonte një ushtri në Rin ku trupat e shpallën atë perandor, pasi Severusi ishte vrarë.

Fatkeqësisht, regjimi i Maximinusit zgjati vetëm për tre vjet, të cilat pothuajse të gjitha i kaloi duke shmangur fiset pushtuese përgjatë Danubit dhe Rinit.

I inatosur nga një seri revoltash çorientuese, Maximinusi marshoi në Itali, por u përball me rezistencën e vendosur në veri, pikë në të cilën trupat e tij filluan të vinin në pikëpyetje nëse e gjithë kjo ia vlente. Maximinusi u vra, si pasojë, bashkë me djalin e tij në vitin 238 të erës sonë, nga njerëzit e tij.

Justini, Justiniani dhe Theodora

I lindur në vitin 483, perandori Bizantin Justiniani erdhi nga një familje fshatare latinisht-folëse, me origjinë ilire, dhe gjithmonë e fliste greqishten me një theks të tmerrshëm. Emri i tij i vërtetë ishte Petrus Sabbatius, por e mori emrin Justinian për nder të xhaxhait të tij, Justin, i cili ishte bërë komandant i rojeve të pallatit, pasi ai dhe shokët e tij ishin nisur për në Kostandinopojë, me asgjë më shumë sesa “rrobat që kishin në trup dhe pakëz bukë në trastat e tyre”.

Në fund, Justiniani e pasoi xhaxhain e tij në vitin 527, duke u bërë zyrtarisht bashkë-perandor, katër muaj më herët. Sundimi i tij 38-vjeçar do të shihte reforma madhore qeveritare dhe ligjore, si edhe fushatat për të rimarrë Afrikën Veriore dhe pjesërisht Italinë.

Jo më pak e pazakontë sesa historia e Justinit dhe Justinianit ishte ngritja e gruas së Justinianit, Theodorës. Babai i saj kishte qenë stërvitës arinjsh në hipodromin e famshëm dhe vetë Theodora u bë aktore, një profesion shpesh i shoqërizuar me prostitucionin. Është e mirë dokumentuar që ajo ushtronte influencë të konsiderueshme mbi burrin e saj dhe e përdori pozicionin e saj për të mbrojtur të drejtat e grave romake të të gjitha klasave.

Ivaylo “Lakra”, car i Bullgarëve

Data e lindjes e Ivaylos është e panjohur, por ai konsiderohet në përgjithësi se ka ardhur nga Bullgaria veriperëndimore, ka të ngjarë afër Provadias. Ai thirrej “Lakhanas” (në greqisht për “lakër”) dhe “Bardovka” (bullgarisht për “sallatë jeshile”), për arsye të origjinës së tij të përulur, si një fshatar analfabet. Rreth vitit 1277, Ivaylo filloi të ngrinte një ushtri fshatarësh për të luftuar kërcënimin mongol ndaj njerëzve të tij, i cili ishte trajtuar jo siç duhej nga i padobishmi car Kostandini. Pasi arriti fitore të shumëfishta, filluan të përhapeshin përralla për Ivaylon, duke bërë Konstandinin t’i dërgonte një ushtri për ta dërrmuar Lakrën. Por, forcat e tij u mundën dhe vetë Kostandini humbi jetën në betejë, me disa histori që pretendonin se Ivaylo e vrau personalisht në një dyluftim.

Duke i mundur edhe mongolët edhe sunduesin e tij, Ivaylo e pranoi një ofertë për t’u martuar me gruan e Konstandinit dhe u shpall zyrtarisht mbret në vitin 1278.

Regjimi i tij ishte deri diku i shkurtër, duke zgjatur vetëm një vit përpara se të vritej nga mongolët. Megjithatë, ai konsiderohet të ketë udhëhequr kryengritjen e vetme të suksesshme fshatare, në historinë mesjetare evropiane.

Zhu Yuanzhang, Perandor i Kinës

Zhu Chongba lindi rreth vitit 1328. Perandori i parë Ming erdhi nga një familje tmerrësisht e varfër fshatare në Haozhou (tani Fengyang, në Provincën Anhui) të Kinës. Vitet e tij të hershme janë të errëta, megjithëse rrëfimet e mëvonshme pretendojnë se ai shpesh duhej të mbijetonte duke ngrënë bar dhe lëvozhga pemësh.

Nga mosha 16-vjeçare, kishte mbetur jetim dhe i duhej të kërkonte strehë në një manastir afër Nanjingut. Filloi të ushtrohej për t’u bërë një murg dhe mësoi të shkruante e të lexonte, diçka që do t’i hynte shumë në punë më vonë në jetë. Por, ndërsa vitet e tij në manastir do të shpërbleheshin, duhet të kishte qënë një jetë e mjerueshme dhe atij do t’i duhej të lypte për ushqim në vendbanimet aty pranë.

Kur Zhu ishte 24 vjeç, manastiri u shkatërrua nga forcat qeveritare, të cilat dyshonin se murgjit kishin lidhje me Çallmat e Kuqe, një grup rebel i influencuar nga një shoqëri e fshehtë e fuqishme e Zambakut të Bardhë të Ujit. Duke iu arratisur shkatërrimit, Zhu iu bashkua Çallmave të Kuqe duke u dëshmuar si një ushtar i aftë. Ai u ngrit përmes rangjeve për të komanduar ushtrinë e tij. Në vitin 1356, forcat besnike të Zhusë, i cili e kishte ndryshuar atëherë emrin në Zhu Yuangzhang, kapën qytetin e Nanjingut, i cili më vonë do të bëhej kryeqyteti i Dinastisë Ming.

Në vitin 1363 e forcoi pushtetin e tij duke vrarë udhëheqësin rebel Chen Youliang në Betejën e Liqenit Poyang. Pesë vjet më vonë, forcat e tij morën kryeqytetin Yuan në atë që sot është Pekini, duke i lejuar Zhu të vetëshpallej perandor i Nanjingut, duke themeluar Dinastinë e Famshme Ming.

Perandoresha trashëgimtare…

Lindur në 29 Nëntor 1835, në Pekin, perandoresha trashëgimtare e burrit Cixi u bë një nga gratë më të fuqishme në historinë kineze, megjithë origjinën e saj nga familje “deri diku e zakonshme”. Ngritja e saj në pushtet filloi në moshën 16 vjeçe, kur u përzgjodh për t’iu bashkangjitur haremit të perandorit, si një dashnore e përçmuar.

Historia vazhdon që perandori e dëgjoi atë të këndonte një natë dhe ishte magjepsur mjaftueshëm për ta bërë një nga dashnoret e tij të preferuara. Ajo ngeli shtatzënë me djalin e tij në vitin 1856, gjë që i dha asaj titullin e “Tzu Hsi”, që do të thotë “Perandoreshë e Pallatit Perëndimor” dhe shpesh e shkruar “Cixi” në anglisht. Kur sundimtari vdiq në vitin 1861, u bë regjente për djalin e saj pesëvjeçar, perandorin e ardhshëm Tongzhi. Ajo e ndau regjencën me bashkëshorten e madhe të perandorit të mëparshëm, perandoreshën trashëgimtare nga burri, Ci’an, e cila ishte nëna e vëllait të Tongzhit, princit Gong. Kjo vazhdoi deri sa Tongzhi u bë mbret sipas të drejtës së tij në moshën 17-vjeçare. Kur ai vdiq pa një pasardhës 13 vite më pas, Cixi kishte mundësi të vendoste nipin e saj trevjeçar si perandor, edhe një herë duke pretenduar regjencë me Ci’anin dhe princin Gong. Gong u rrëzua nga perandoreshat tre vite më vonë dhe Cixi u bë e vetmja sundimtare, kur Ci’an vdiq në vitin 1881, duke marrë pensionin në një pallat veror të bollshëm, pasi nipi i saj u rrit. Megjithatë, ajo u thirr për të pretenduar titullin e perandoreshës përsëri më 1898, pas humbjes së forcave kineze në luftën sino-japoneze. Ajo mbeti perandoreshë deri në vdekjen e saj në vitin 1908 dhe është ende një figurë enigmatike në historinë kineze.

 

Tags: Albert VatajCar i BullgarëveHistoriIvaylo LakraJustiniJustiniani dhe TheodoraLiu BangMaximinus ThraxMbreterMbreti i RomësPerandor i HanitPerandor i KinësPerandor i RomësPerandorePerandoresha trashëgimtare…Servius TulliusSunduesZhu Yuanzhang
Previous Post

James Lackingtoni, njeriu që shpiku shitblerjen e librave dhe libraria e tij në Londër, “Tempulli i Muzës”

Next Post

Thomas Hart Benton, rebeli i rajonalizmit, ai që shkroi në murale Historinë e Amerikës

Next Post

Thomas Hart Benton, rebeli i rajonalizmit, ai që shkroi në murale Historinë e Amerikës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj