Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Montesquieu: A nuk mund të besoja se zemra, do t’u shërbente si garanci për mendjen dhe shpirtin tim?

February 1, 2020
in Filozofi, Slider, Të përzgjedhurat
159
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

(Fjalimi i pritjes në Akademinë e Shkencave të Bordosë, më 1 maj 1716)

Dijetarët e antikitetit i merrnin dishepujt e tyre pa përzgjedhje apo testime: ata besonin se mençuria, ashtu si arsyeja, duhet të jetë e përbashkët për të gjithë njerëzit edhe se, për të qenë filozof, mjafton të kesh sadopak shije për filozofinë.

Zotërinj, sot mes jush ndodhem unë që nuk kam se ç’t’ju paraqes tjetër veç një dashuri të madhe për studimet dhe shijen për letërsinë. Nëse, për ta marrë këtë nder, do të mjaftonte t’ia dija mirë çmimin dhe të ushqeja për ju respekt dhe konsideratë të lartë, mund ta mendoja veten plotësisht të denjë dhe mund të krahasohesha me atë trojan i cili meritoi mbrojtjen e një perëndeshe vetëm sepse iu duk fort e bukur.

Po, zotërinj, e shoh akademinë tuaj si stolinë e krahinave tona; e shoh ngritjen e saj si ato lindjet e gëzueshme ku dijet qiellore kryesojnë gjithmonë.

Deri më tash shkencat i kishim parë jo vetëm të lëna pas dore, por të përbuzura, shijen tërësisht të prishur, letërsinë të strukur në errësirë të plotë dhe vjershat krejt të huaja në atdheun e Paulinve dhe Ausoneve.[1]

Gabojmë kur mendojmë se ishim të njohur te fqinjët tanë për mprehtësinë e mendjes tonë. Pa dyshim, kemi qenë për barbarinë e gjuhës sonë.

Po, zotërinj, ka qenë një kohë ku ata që iu dhanë me mish e shpirt studimeve u konsideruan si njerëz të çuditshëm, të cilët nuk ishin të një brumi me njerëzit e tjerë. Ka qenë një kohë ku shihej si diçka qesharake e aspak e natyrshme të çliroheshe nga paragjykimet e popullit dhe ku secili e shihte verbërinë e tij si një sëmundje fort të dashur, shërimi i së cilës përbënte rrezik.

Në një kohë aq kritike për dijetarët nuk mund të ishe më i ndriçuar se të tjerët pa u ndëshkuar: nëse dikush merrte guximin të dilte nga një sferë e ngushtë që kufizon njohuritë njerëzore, një pafundësi insektesh që ngriheshin përnjëherësh formonin një re për ta errësuar atë; edhe ata që e çmonin në heshtje revoltoheshin në publik dhe nuk mund t’ia falnin fyerjen që ua bënte duke mos u ngjarë atyre.

Vetëm juve ju takonte t’i jepnit fund këtij mbretërimi apo kësaj tiranie të injorancës: dhe ju e bëtë, zotërinj; kjo tokë ku jetojmë nuk është më dhe aq e thatë; dafinat rriten aty, për fat të mirë; po i këpusim ato nga të gjitha anët; studiuesit e të gjitha viseve ju kërkojnë kurora: Manibus data lilia plenis.[2]

Është pak për ju që kjo akademi t’ju detyrohet si për krijimin ashtu dhe për zhvillimin e saj. E shoh më tepër si një trofe të madh, i ngritur për lavdinë tuaj, sesa si një kompani e cila duhet t’i përsosë shkencat: më duket sikur dëgjoj secilin prej jush të shqiptojë këto fjalë të poetit lirik: Exegi monumentum ære perennius.[3]

U gjallëruam në këtë sipërmarrje të madhe nga ky mbrojtës i shquar, mendja edhe syri vigjilent i tij kujdeset gjatë gjithë kohës për ne.[4] E kemi parë t’i lë mënjanë kënaqësitë e oborrit mbretëror dhe të ndihet i pranishëm deri në skajet më të largëta të krahinave tona. Pikërisht kështu na i paraqesin dhe rrëfenjat ato perëndi të dobishme që nga rehatitë e vendbanimeve të qiellit zbresin në tokë për t’u dhënë dritë popujve të egër ku të lulëzojnë në mes tyre shkencat dhe artet.

A do të guxoja t’ju rrëfeja, zotërinj, atë që modestia ime e ka mbajtur përbrenda deri tani? Kur shihja se si po ngrihej Akademia juaj aq e dashur, ndjeva një gëzim të madh thellë brenda vetes dhe, ose një instinkt miklues dukej sikur më kumtonte atë që po më ndodh në këto çaste, ose një ndjenjë vetëvlerësimi ma bëri ta shpresoja, gjithnjë i shihja dokumentet e themelimit tuaj (institucional) si të ishin pronë e vyer e familjes sime.

I lidhur me shumë prej jush nëpërmjet hireve të miqësisë, shpresoja që një ditë, me anë të këtyre të fundit, të bëhesha pjesë e një angazhimi të ri dhe t’u bashkoja atyre edhe marrëdhënien e letrave, meqë isha tashmë në mesin tuaj falë lidhjes më të fortë që ka ekzistuar mes njerëzve. Dhe, nëse ajo që thotë njëri prej poetëve tanë më gazmorë nuk është aspak marrëzi, që duhet të kesh prirje për të qenë njeri i ndershëm, a nuk mund të besoja se zemra, të cilën këto prirje e kanë zotëruar, do t’u shërbente si garanci për mendjen dhe shpirtin tim?

Ndiej sot, zotërinj, se nuk jam mburrur aspak me tepricë. Dhe, qoftë që ju më keni dhënë hakun, qoftë që unë kam ditur t’i josh gjykuesit e mi, jam njësoj i kënaqur me veten: publiku do të verbohet me këtë zgjedhje tuajën dhe nuk do të shohë më mbi kokën time veçse duart mjeshtërore që më kurorëzojnë. /Shkëputur nga libri “Ligjërata akademike”, i cili është në proces botimi nga shtëpia botuese “Logos-A”/Revista “Akademia”/

_____

[1] Paulin de Nole ose Shën Paulini, lindur në Bordo rreth vitit 353, vdekur në Nole në vitin 431. Poet dhe kishtar i shquar për shkrimin e vjershave dhe të poemave. Janë të famshme epistolaret e tij me poetin e shquar të kohës Ausone. (Shënim i përkthyesit).

Ausone (Decimus Magnus Ausonius), lindur rreth viteve 309-310 në Bordo dhe vdekur rreth viteve 394-395 në Langon, politikan, njeri i letrave dhe pedagog galo-roman. Mbi të gjitha, njihet si poet i madh i gjuhës latine në territorin gal. (Shënim i përkthyesit)

[2] Virgjili, Eneida, VI, v. 885 (Shpërndani lule me të dyja duart)

[3] Horaci, Odet, III, XXIV. (Ua kemi kaluar dhe monumenteve të bronztë)

[4] Henri-Jacques Nompar de Caumont (1675-1726), duka La Force, Par i Francës, anëtar i Akademisë Franceze.

Përktheu: Verjon Fasho 

 

Tags: “Eneida”1 maj 1716Akademianëtar i Akademisë FrancezeDecimus Magnus AusoniusFilozofiHenri-Jacques Nompar de CaumontHoraciIIILa ForceMendimMontesquieuOdetPar i FrancësPaulin de NoleShën Pauliniv. 885Verjon FashoVIVirgjiliXXIV
Previous Post

Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40. Sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës

Next Post

Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1929? Kriza ekonomike

Next Post
Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë 

Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1929? Kriza ekonomike

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj