Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Çfarë shkruan atdhetari Mit’hat Frashërit mbi krimet serbe në Shqipëri, në dy letrat e tij të vitit 1921

September 10, 2020
in Histori
Çfarë shkruan atdhetari Mit’hat Frashërit mbi krimet serbe në Shqipëri, në dy letrat e tij të vitit 1921
36
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Të botuara me pseudonomin Lumo Skëndo, në një gazetë franceze në janar dhe shkurt të 1921

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Janar 2020 
“L’Ere Nouvelle” ka botuar, më 10 janar dhe 14 shkurt të 1921, dy letra ekskluzive të atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, i njohur ndryshe me pseudonimin e Lumo Skëndos, mbi tensionet serbo-shqiptare, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Çfarë kërkon Shqipëria
Respektimin e kufijve të saj
L’Ere Nouvelle, e hënë, 10 janar 1921, f. 4
“Zoti drejtor,
Zyra e shtypit shqiptar përfiton nga “La Tribune des Peuples – Tribuna e Popujve” dhe mikpritja që ju i jepni asaj për t’ju folur për Shqipërinë.
Ky vend u pranua në kujdesin e Lidhjes së Kombeve 17 dhjetorin  e kaluar, njëzëri nga 35 shtetet e përfaqësuara atje.
U pranua se statusi i saj ndërkombëtar ishte tashmë i fiksuar në 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku pavarësia e saj u njoh zyrtarisht.
Kështu, kufijtë e Shqipërisë të vitit 1913 bëhen të paprekshëm dhe duhet të respektohen.
Sidoqoftë, Serbia që nga ajo kohë ka shkelur në kufijtë shqiptarë, duke pretenduar se ishte për arsye strategjike, të cilat nuk ekzistojnë më. Për dy vjet, shqiptarët, të cilët nuk kanë dhënë asnjë arsye për t’u ankuar në Jugosllavi, kanë kërkuar vazhdimisht evakuimin e këtyre rajoneve, por pa dobi.
Po, sidoqoftë, ka pasur një rezultat : shkatërrimi total ose i pjesshëm nga serbët e 140 fshatrave shqiptare, të gjendura në territorin shqiptar. Aktualisht ka 40.000 burra, gra dhe fëmijë, të pastrehë dhe refugjatë në zonën e Tiranës, të mirëmbajtur nga fondet publike.
A nuk është koha që serbët të tërhiqen në kufijtë e tyre dhe të evakuojnë territorin e një fqinji që nuk i ka bërë dëm dhe që kërkon vetëm të ruajë marrëdhënie të mira fqinjësore me ta ?
Ju lutemi pranoni, zoti drejtor, sigurinë e vlerësimit tim më të lartë.”
Lumo Skendo

Shqipëria dhe Serbia
L’Ère Nouvelle, e hënë, 14 shkurt 1921, f.3
“Meqenëse punët e Shqipërisë ndikojnë ngushtë në interesat e vendeve përreth dhe Franca nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj politikave të Ballkanit, unë po marr lirinë të shkruaj sërish për një çështje për të cilën pata folur në letrën time të mëparshme që keni botuar me mirësi në “L’Ere Nouvelle” më 10 janar 1921.
Bëhej fjalë për vështirësitë me të cilat përballet Shqipëria nga fqinji i saj verior dhe lindor, d.m.th., Serbia.
Komisioni i Refugjatëve Shqiptarë sapo ka shkruar një raport të gjatë për atë që ndodhi në gusht dhe shtator të vitit të kaluar, në kufirin serb, në territorin shqiptar. Është një listë e zymtë; faktet nuk u bënë të njohura për publikun evropian, si arsye e heshtjes kokëfortë të mbajtur nga shtypi.
Sipas këtij dokumenti — autenticiteti dhe vërtetësia e të cilit janë të garantuara — ka pasur 132 fshatra shqiptare të shkatërruara nga lart poshtë ose pjesërisht nga serbët; në këto fshatra, u shkrumbuan 6.344 shtëpi, mbi 110 mullinj, 106 dyqane dhe magazina, 50 xhami dhe 18 teqe (manastire myslimane); 55.068 banorë u detyruan të linin rajonet e shkatërruara dhe të strehohen në rrethinën e Tiranës. 10.229.740 kilogramë grurë u humbën (u vodhën ose u shkatërruan), si dhe 52.227 koka delesh dhe dhish, 4.584 dema dhe lopë, 1.552 kuaj. E gjithë kjo pasuri. Ne vajtojmë humbjen e 742 personave të vrarë në këtë mënyrë : 240 të therur (përfshirë 39 gra dhe 39 fëmijë), 201 të pushkatuar (përfshirë 37 gra dhe 126 fëmijë), 300 të djegur të gjallë (përfshirë 146 gra dhe 63 fëmijë).
Para se të mbyll letrën time, do të doja të përsëris që qeveria dhe i gjithë populli shqiptar janë të bindur për nevojën për të jetuar në marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre dhe për të mbajtur marrëdhënie korrekte, në mënyrë që jeta dhe prosperiteti i të gjithëve të mundësohet. Por kjo do të thotë se edhe fqinjët duhet gjithashtu të përvetësohen me të njëjtat parime dhe të njëjtat ide.”
Lumo Skendo

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/dy-letra-ekskluzive-te-mit-hat-frasherit-lumo-skendos-mbi-krimet-serbe-ne-shqiperi-te-botuara-ne-gazeten-franceze-ne-janar-dhe-shkurt-te-1921/

Tags: Mit’hat Frasheri
Previous Post

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

Next Post

Gabriel Garcia Marquez: Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet

Next Post

Gabriel Garcia Marquez: Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
John F. Kennedy: Injoranca e një votuesi në një demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve

John F. Kennedy: Injoranca e një votuesi në një demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve

May 29, 2025
Ja cilat janë 10 produktet të krijuara nga Gjermania naziste që përdoren edhe sot, nga Volkswagen te Metadoni

Ja cilat janë 10 produktet të krijuara nga Gjermania naziste që përdoren edhe sot, nga Volkswagen te Metadoni

May 28, 2025
Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

May 27, 2025
Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

May 27, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj