Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Albina Marashi, 6-vjeçarja që pa babain të varur në mes të Shkodrës

September 5, 2020
in Histori
Albina Marashi, 6-vjeçarja që pa babain të varur në mes të Shkodrës
43
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ishte vetëm 6-vjeç, mosha kur krijon kujtimet e para, kur Albina Marashi (Pervizi) do të nguliste në sytë e memories së saj kujtimin më të tmerrshëm; atë të varjes së babait të saj, Majorit Llesh Marashi, nga komunistët e sapoardhur në pushtet. Që nga ai moment, jeta e saj do të ishte një rrugëtim vuajtjeje nëpër kampe internimi, por edhe një akt qëndrese ndaj komunizmit të egër. Albina Marashi, e cila u martua me një tjetër të internuar politik, Genc Pervizin, djalin e Prenk Pervizit, gjatë kohës që ishte në internim, u nda nga jeta në janar të këtij viti.
Kujto.al boton më poshtë, një shkrim-homazh për jetën e saj.
Nga Lek Pervizi*
Në 6 janar 2020, në New York, u nda nga jeta zoja Albina Pervizi, një viktimë dhe heroinë e kampeve të internimit. Lamtumirë Albinë, nji grue energjike, stoike, guximtare e papёrkulun…
Albina Pervizi – Marashi, ishte vajzë e parafundit e Major Llesh Marashit, me tre vllazën dhe nji motër ma të vogël.
Më maj tё 1945, familja do tё internohesh në Berat, ku Albina do tё ishte vetёm gjashtë vjeçe.
Me kapjen e Llesh Marashit, familja Marashi lirohet, kёshtu ajo në moshë tё njomё fëminore, do tё ishte e pranishme në varjen e atit tё saj nё mes tё qytetit tё Shkodrёs, tue pësue nji tronditje tё madhe, dhe njё traumё qё do kthente nё forcё pёrballё sё keqes… Qysh atё çast në shpirtin e vajzёs do tё lindte urrejtja për ata që i kishin vra babën. N’ato kushte tё vёshtira, familja qëndron në Shkodër, ku ajo me shumё vёshtёrsi mund tё vazhdojë shkollën e tё mbarojё gjimnazin.
Në vitin 1955, do tё arratiseshin dy vllaznit e saj: Alfredi dhe Rudolfi, kurse i treti Eduardi, do tё përfundonte në burg. Pra, sёrish pa mbushё 17 vitet, Albina sё bashku me nanёn e saj, do tё nisnin internimin e dytё tashmё nё fermën Çlirimi, në Fier, ndёrsa e motra, Xhina do tё martohej e re ndёr Pistullorё.
Si vajzё e internueme ajo do tё përfshihej në punët e randa e tё detyrueme të bujqësisё deri më 1958, ndërkohë qё do tё fejohej me Genc Pervizin, djalin e dytë të Prenk Pervizit, dhe do tё transferohej nё Gradishtë të Lushnjes, ku nё nji vorfni ekstreme do tё bahej edhe martesa e tyne.
Burrë e grue u pёrballёn me punët e randa të bujqësisë, me nji forcë të madhe shpirtnore dhe dinjitet tё naltё. Edhe pse nё njё kamp internimi, ajo do tё ishte nana e gjashtë fëmijëve, dy vajzave dhe katër djemve. I shoqi, Genci do tё vazhdonte nё internim tё pafundmё. Mbas 10 vitesh burg, ai s’do tё lejohej të lëvizte kurrё nga kampi dhe baltat e famshme tё Gradishtës. Sot përshkrimi i asaj periudhe, duket si diçka normale, ndërsa gjendja e familjes Pervizi ishte tejet e rëndueme. Trajtimi i keq, mbajtja gjithë kohёs nën kontroll, presionet e Degёs sё Brendshme, vorfnia ekstreme. Por ata kёt gjendje e përballen me vendosmёri e krenari për mos me iu mposhtё kurrë se Keqes. Nga fundi i viteve ’70, nё Gradishtë u ba nji seri arrestimesh dhe kudo nisi tё mbretnonte klima e pasigurisë.
Në Gradishtë jetonin edhe nana e Gencit, Ana, e shoqja e gjeneralit Prenk Pervizi, djali i madh, ushtaraku Valetin Pervizi, kurse djali i tretë, Leka, jetonte i internuem nё Pluk, afër Lushnjës.
Në këto kushte terrori e frike, Albinës iu ba nji gjyq para popullit, duke e demaskue pse fliste në fushë kundër partisë dhe shtetit. Ky demaskim ishte njё presion i hapёt mbi burrat e familjes, Gencin e Valentinin. Nuk vonoi u demaskua edhe kunata e saj, grueja e Lekës, Gjuliana. Tё dyja gratё kurajoze e krenare qёndruen tё pamposhtuna edhe në kёt rast.
Albina, qe grua me zemёr tё madhe e shpirt tё bardhё. Energjike e palodhun, nanë shembullore, e arsyeshme dhe e ndjeshme edhe n’ato kushte tmerrsisht të vështira i rriti me kujdes e sakrifica, me mundime dhe pёrkushtim, me vlera dhe dashuri gjashtё fёmijёt e saj. Me forcën e krahëve po edhe tё krenarisё sё malёsores stoike ajo s’u ligёshtua kurrё, as nё kampet e vuejtjes as në kanalet e kёnetёn e Myzeqesё, ku të internuemit ishin pёrcaktue robёr tё pёrjetshёm pune dhe nёnshtrimi.
Ndërkohë jeta e saj pёson trauma e drama tё pafundme. Agjentët e sigurimit i vrasin në Paris, vëllanë e madh, Alfredin. Ndёrkohё vëllai në burg, Eduardit, i presin tё dyja kambët dhe e lirojnё. Mbas pak kohёsh vdes, e prej dёshpёrimi i vdes edhe nana. Diktatura e kishte realizue nё mёnyrё shembullore masakrimin e familjes Marashi.
Kur pritesh tё gёzonte ndonji ditё lirie mbas rrёzimit tё Murit tё Berlinit, i vdes edhe i shoqi, Genci, nё prill 1989 mbas nji jete me 42 vite burg e internime. Edhe kёtu shfaqet sёrish ana makabre e diktaturёs dhe shpirtligësia komuniste arrin kulmin, sepse Lekës, vёllait tё vogёl tё Gencit qё jetonte nё Plug, mezi i dhanё pak orё leje veç të shkonte e të vinte mbrenda ditës, pa i dhanё mundёsi të merrte pjesë në varrimin e tё vëllait.
Këto rrethana të tregueme sot thjesht si njohuni, fshehin nё vetvedi, tragjedinë e nji grueje tё thjeshtё si Albina Pervizi – Marashi, po dёshmojnё dramёn e gjithё të internuemve dhe të burgosunve politikё. Atё terror që mbretnonte kudo, nën të cilin ishe i detyruem të jetoje, tё punoje e tё rrisje fёmijё tё pashkolluem, nën diktatin e komunist, që i kishin vue qёllim vetes me asgjesue familjet ma të nderueme të Shqipnisë, duke i trajtue si robër, si skllevër, si bujkrobër.
Albina Pervizi ishte dhe mbeti nji vajzë e grue krenare, energjike e stoike, guximtare dhe e papёrkulun. Me vendosmëni të pashoqe, u ba shembull qëndrese dhe përballimi e vuejtjeve, survejimeve dhe sakrificave. Sigurisht nji viktimë ndër mija viktimash të shumta, po sigurisht një heroinë midis heroinave si shumё vajza dhe gra të internueme, mes tё cilave Albina, spikaste me shpirtin e saj tё pamposhtun, si nji Norё e vërtetë Kelmendi.
Fëmijët e saj, gjithë familja Pervizi, ruejnë respektin, nderimin dhe kujtimn e saj, si njeri i dashtun dhe i sakrifikuem, si grue e nanë shembullore, që do tё mbetet e paharrueme në historinё e kёsaj familje.
Revista Kuq e Zi, u shpreh fëmijëve, dhe gjithё familjes së Prenk Pervizit, ngushёllimet ma të ndieme e ma të thella, fёmijёve e nipave tё saj tё shumtё.
Pushoftë në Paqë! – Requiescat in pace!
*botuar në radiandradi
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

Previous Post

Dëshmia e major Skënder Markut nga New Yorku: Si u arratisa në ’88-ën me vëllanë tim nga maja e Korabit në Jugosllavi dhe si na “tradhëtoi” UDB-ja…

Next Post

OSHO – Për dashurinë zgjedhën e vullnetshme të pasionit dhe lirinë si kufizim

Next Post

OSHO – Për dashurinë zgjedhën e vullnetshme të pasionit dhe lirinë si kufizim

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj