Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Nji Shqipní të drejtë, të plotë, të bashkueme, ku biri mos të dahet nga Nana, deshti Luigj Gurakuqi

November 3, 2019
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
72
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

«Tjetërkund, njerzt e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni.

Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen?

Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk

kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë?»

Át Gjon Shllaku, Hylli i Dritës, 1942.

 

Gurakuqi ka qenë nji figurë e domosdoshme në nji kohë që irracionalja sundonte mendjet e zemrat e shqiptarve. Irracionale âsht çdo gja që i përket interesave të ngushta dhe që pengon afirmimin e interesave kombtare.

Luigj Gurakuqi nuk ishte nji njerí që i ndezte nji qiri djallit e nji tjetër Zotit, ai i ndejti besnik deri në fund parimeve të veta edhe atëherë kur Ahmet Zogu deshti ta bante për vete me të mirë.

Gurakuqi ishte i bindun në fitoren e pushtetit me anën e mjeteve demokratike, kjo gja e shtye me drejtue në Shkodër së bashku me At Anton Harapin, Shuk Gurakuqin, At Gjergj Fishtën, dom Lazër Shantojën, gazetën e famshme «Ora e Maleve». Fitorja e grupit demokrat «Ora e Maleve» në zgjedhjet e 27 dhetorit 1923 e gëzoi pa masë Gurakuqin, ashtu siç e idhnoi fillimi i Revolucionit antizogist në Vlonë nji vjet mâ vonë.

Në mars të vitit 1924 si Zogu ashtu edhe Gurakuqi ishin të mbërthyem në shtrat, i dyti për shkak se i sëmurë, i pari mbasi ishte plagosë prej Beqir Walterit. Kur e pyetshin Avni Rustemin se çka po bân Opozita, si mendon me u sjellë në Parlament, ai përgjegjej me nervozizëm: “- Opozita âsht tue pushue: kemi Gurakuqin e smûet”.

Me vrasjen e Luigj Gurakuqit për vendin tonë merrte fund andrra e nji fillimi të mbarë si Shtet. Mjerisht krismat e asaj mbramje të trishtueshme në Bari, do të shungullojshin për shumë vjet me rradhë, tue përsëritë jehonën e trathtisë edhe për nji gjysmë shekulli tjetër në Shqipni.

Kur ra qeverija e Fan Nolit, tregon Anton Harapi në kujtimet e veta, e takova Luigjin dhe i bana dy pyetje të thata por të forta:

“- Si me falimentue kështu, Luigj? si me dalë me hikë Ju tash prej Shqipnije? – Kishte vdekë në kambë burri i dheut; me e pasë pré gjak s’kishte qitë. U kuq, i u muer goja, shtërngoj buzët e i dha vehtes:

– P. Anton, tha, na kanë skreditue tepër keqas, na kanë deklarue komunista n’opinjonin publik të Europës! Për Zotin, nuk due të hiki, por po ndêja unë këtu, e dij se derdhet gjak, e derdhet kot. Të kishte pse, nuk po shikojshem fort për gjak qi derdhet, se mâ për vehte jo se jo, por po më vjen si trathtí t’a marr në qafë popullin e shkretë”.

Çka dëshironte zemra e Luigj Gurakuqit për atdheun e vet:

“Nji Shqipní të drejtë, të plotë, të bashkueme, ku biri mos të dahet nga Nana, deshti Gurakuqi. Nji Shqipní të mirë, ku vllau mos të jetë shërbtori as gjaksori i vllaut, nji Shqipní jetese e jo nji Shqipní zije, nji Shqipní drite e jo nji Shqipní t’errët – lypi Gurakuqi” – kështu shkruente në vitin 1944 Zef Pali prej shtyllave të «Hyllit të Dritës».

Nxansi i De Radës në Shën Mitër Koronë, pjesmarrsi në shpalljen e Pamvarsisë, ideologu i Shtetit modern shqiptar – kur u vra në Bari hante vetëm nji herë në ditë e veshte pantallona të shkyeme. Në xhepat e ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira, prej të cilave atë mbramje kishte dijtë me heqë aq sa duhej për me i blé nji kukull vajzës së mikut të vet: patriotit Sotir Gjika.

Autoritetet italiane nuk lejuen që funerali të mbahej në qytet, por vetëm mbrenda mureve të vorrezës. N’ato çasa tragjike miku i afërt i Gurakuqit, Lin Kamsi ruejti veshjen me të cilën ishte vra “trimi i bardhë si dborë” për t’ia lanë si kujtim brezave të ardhshëm. Në Bari rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zojës Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinës, Llazar Fundos, Beqir Walterit etj.

Të gjithë e njohim vendimin e turpshëm të gjyqit të Tranit, dijmë edhe reagimet e ashpra që patën miqtë e Gurakuqit: Salih Hoxha, Mustafa Kruja, Lazër Shantoja, Stavro Vinjau, Fan Noli, Ali Këlcyra etj.

“Gjyqi i Tranit, – shkruente Lazër Shantoja në vitin 1925, âsht – shêmbull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore—na difton sheshasit se diktatori i Romes desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranes, të Zogut.

Zogu nemosé e vrau Gurakuqin me kubure, me armen e barbarizmes e të padrejtësiës, Mussolini na e vrau me gjyqë… me armen e civilizimit e të drejtësiës!”

Megjithatë padrejtësija e gjyqit të Tranit do të ndreqej kur miqtë e Gurakuqit do të kthejshin në Shqipní mbas prillit 1939, vetëm atëherë vrasësi i tij do të merrte dënimin e merituem.

Sot mâ shumë se kurrë Luigj Gurakuqi ishte dashtë me i mësue diçka të gjithë shqiptarëve, por mâ fort e mâ atyne që duhet të ndiejshin paksa përgjegjsi përpara kombit e s’kanë përgjegjsi – si thonte Gj. Fishta – “msa kanë telat e telegrafit për fjalët që përshkohen ndër to”.

S’ka gja që shtëpija e Gurakuqit âsht shkatrrue, s’ka gja që te vorri i tij (i cili âsht afër vorrit të Pashko Vasës e Migjenit), digjen plehnat e treten stërvinat e nji qyteti që jep shpirt në pleh – s’paku nji gja të ndiejnë ata që ia kanë zanë vendin Gurakuqit e shokëve të tij. Të ndiejnë fjalët e Gurakuqit, kur thonte: “Kam dalë në shesh e jam me ballë t’hapët: nuk jam mësuem me u futun në thes”.

Nuk mund t’i kërkojmë politikanëve të sotshëm me bâ çka ka bâ Gurakuqi e as me vdekë me aq pare në xhep sa ka pasë Gurakuqi, por nji gja mundemi me ia kërkue: mos vazhdoni me mbytë sistematikisht andrrën e tij për nji Shtet të denjë shqiptar!

 

ARDIAN NDRECA

 

Tags: 1942ARDIAN NDRECAAt Gjon ShllakuBeqir WalteritHylli i DritësLlazar FundosLuigj Gurakuqiprej Hasan PrishtinësSotir Gjikëszojës Lilli Quarta
Previous Post

Hithra pastron gjakun, nxit aktivitetin e veshkave, është kunder renies se flokut dhe zbokthit

Next Post

N’përkujtim t’njérit qi kje meshtár’i përkryem, mikut t’onë të shumdashtun, Dom Prêk Ndrevashajt

Next Post

N’përkujtim t’njérit qi kje meshtár’i përkryem, mikut t’onë të shumdashtun, Dom Prêk Ndrevashajt

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj