Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Atë Bernardin Palaj, martiri i pëkorë, ky “zog i rrallë” që i dedikoi jetën visareve të trashëgimisë shpirtërore

October 2, 2024
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
644
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

At Bernardin Palaj, frat, kangëtar, poet, folklorist, shkencëtar, Martir i fesë së Krishtit, kje “zog i rrallë”(at Zef Pllumi). Nëpërmjet veprave të veta synon t’i mësojë popullit dashurinë për një vizion demokratik të jetës. Ai nuk gabohej që shihte te komunizmi një tjetër tiran. E në të vërtetë ky tiran qe një uragan që mori njerëzit më të mirë dhe më të shquar, së bashku me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të çdo feje, të gjithë fajtorë vetëm se besonin në lirinë e bijve të Zotit
Pas mbarimit të shkollës së mesme, u nis për studime në Graz të Austrisë, ku kreu filozofinë e teologjinë dhe u shugurua meshtar, U kthye menjëherë në Atdhe, ku filloi veprimtarinë meshtarake e kulturore, duke shërbyer si famullitar ndër fshatrat e vendlindjes. Krahas veprimtarisë meshtarake, nisi të mblidhte thesaret e krijimtarisë gojore të popullit, gojëdhëna, këngë, doke, zakone. At Bernardinit i takon merita e pamohueshme e mbledhësit të parë të epikës legjendare shqiptare. Është ai që, së bashku me sivëllaun françeskan, At Justin Rrotën, i dhuroi kulturës shqiptare një nga brilantet më të ndritshëm: përmbledhjen e parë të Këngëve të Mujit e të Halilit. Ishte viti 1939 kur përmbledhja “Kangë kreshnikësh e legjenda” pa për herë të parë dritën e shtypit.

Atë Bernardin Palaj lindi ne fshatin Shllak të Shkodrës më 2 tetor të vitit 1894. Rrjedhë nga një familje që e çmonte diturinë dhe qeshtjen kombtare.
Mësimet e para i mori në shkollen fillore të Etërve Françeskan në Shkoder që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta.
Pas gjimnazit në Seminarin Françeskan kreu edhe studimet e Liceut, në Salzburg, përkatësisht në drejtimin filozofi – teologji. Në Isbruck të Austrisë ndoqi edhe kurset univerzitare të Fakultetit shtetror të letërsisë.
Zhgunin françeskan e veshi më 15 shtatorë të vitit 1911, ndersa në gusht të vitit 1919 u shugurua meshtar.
Më 1920 Atë Bernardini debuton për her të parë në revisten “HYLLI I DRITES” që drejtohej prej Fishtes, një studim i cili zgjoi kureshtjen e lexuesve të shumtë të popullit shqiptar.
Ndërkohë Atë Bernardini ishte edhe profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhes latine në Liceun ILLYRICUM të Shkodres, përkatësisht famullitar në Dioqezen e Pultit dhe të Rubikut.
Më 15 prill të vitit 1923 bashkë më vllëzrit Mjeda, Fishtën, Harapin, Prenushin, e disa të tjer botuan në Shkodër gazetën “ORA E MALEVË”.
Përveç si meshtar Atë Bernardini njihet si mbledhës i pasionuar i folklorit, përkatësisht i rapsodive të malësisë. Shkroi dhe botoi poema epiko – lirike me pseudonimet: Kukel Lapaj, Konstandinus, Viator, përpos këtyre ishte edhe etnograf, muzikant e pianist.
Botoi edhe shumë punime rreth dokeve, zakoneve etj.
Më 1940 merr pjesë në KONGRESIN E STUDIMEVE SHQIPTARE. Ndersa më 1944 rikthehet famullitar, ndersa dy vite më vonë më 1946 arrestohet si armik i popullit nga komunistët ku edhe vdes më 8 dhjetorë të vitit 1947 në Burgun e Shkodrës.

Për 15 vjet mblodhi rapsodi në Malsi
Nga viti 1919 – 1934 Atë Bernardini tërë kohën ia kushtoi mbledhjes së rapsodive shqiptarë, që për 15 vjet punoi pa nderprerë bashkë më Donat Kurtin ku nisi botimin e këtyre rapsodivë në fillim të Hylli i Drites që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta e për ti përfunduar ato në Tiranë, në botimin e dytë veprës së njohur VISARET E KOMBIT këngë kreshnikë dhe legjenda.
Në parathënjën e këti libri ndër të tjera thuhet: “Këngët e vjetra”, që njihen prej malësorëve më emrin “Këngë kreshnike, Këngë të moçme, Këngë lahute”, janë thesari i paçmushëm i gjuhës.
Që në fillim të këtyre këngëve Atë Gjergj Fishta shprehet: “Ku ma ke edhe ndër litëraturë të kombëve të qytetnume një përkthim me ngjyra më të gjalla, më shëmbulltyra më të përshtatuna e më një burrni më bujare ma fisnike e të njëzëshme”.
Atëher kur kihet parasysh se keto se u thanë më lart shihet qartë se Atë Bernardini nuk ishte vetem mbledhës i rapsodive, por Ai i përpunonte ato në variante të ndryshme si poet i fuqishëm me një mjeshtëri të rrallë pa prekur në freskinë orgjinale që ato këngë ngerthenin në vete.

Çfarë tha Fishta dhe cilat janë shtatë poemat e Atë Bernardinit
Poeti Atë Bernardini fillon dhe mbaron brenda viteve 1933 – 1942 ku shkroi shtatë poema epiko – lirike me mbi 6000 vargje si dhe tri poezi, dy prej të cilave u botuan pas vdekjes se tij.
Keto shtatë u botuan në revisten “Hylli i Drites” sipas kësaj kronologjije:
“Prej burgut të jetes” – 1933
“Valet e një shpirti” – 1934
“Moskë – Alkazar” – 1937
“Vorreve të flamurit” – 1937
“Kuq e zi” – 1937
“Ndermjet të shën Gjergjeve” – 1938 dhe
“Kah nata e vetme” – 1941.
Këto zgjuan kureshtjen e opinionit dhe të studiuesve të letërsisë shqipe.
Poeti Atë Gjergj Fishta duke e parë seriozitetin, talentin, mjeshterinë, gjuhën e pastert të keti poeti thotë: Ky ka talent të madh e njef gjuhën shqipe me themel dhe shton se ky do të na kalojë të gjithëve.
Keto janë shtatë poemat e Atë Bernardinit të cilat qëndrojnë si vepra në vete, por që skalisin portretin e poetit si një ndër skalitesit e fjalës, vargut dhe rinis shqiptare.

Etnograf i mirëfillt
Atë Bernardini zë një vend të merituar edhe në etnografinë shqiptare, Ai botoi në Shkodër disa vepra etnografike:
“Dokë e kanu në Dukagjin” – 1942
“Mite, besime e legjenda” – 1943
“Dioqezi i Pultit” – 1943 dhe
“Kanuni i maleve” – 1944.
Për Atë Bernardinin shkruan edhe studiuesi prof. Dr. Alfred Çapaliku në vepren “Atë Bernardin Palaj – Jeta dhe Vepra” ku thotë se Ky e heton psikologjinë e shqiptarëve dhe njef thëllësisht popullin, gurrën e pashterrur të folklorit nëpërmjet të cilit spikaten aspiratat e kombit në përgjithësi.
Kështu që veprat e tij për gjysëm shekulli u heshten, u injoruan, u përbuzen, u nëpërkëmben, dhe pas atij gjysëm shekulli veprat e Atë Bernardin Palaj filluan të shkruhen e të përmenden, sic kemi fatin që sot t’i kemi në revisten tonë dhë të mund t’i lexojmë.

Muzikant dhe Muzikolog
Atë Bernardini njihet si muzikant. Është i njohur si autorë i tekstit dhe i muzikes së këngëve tashë të njohura me përmbajtje patriotike si:
“Flamuri”, “Vaji i bylbylit”, e pra e përmbledhur në tetë vargje ku jepet e gjithë historia e popullit shqiptarë ndersa e dyta i bën jehonë gjendjes së mjerueme të Shqipërisë nën pushtimin fashist.
Këto dy këngë me tekst dhe muzikë të Atë Bernardinit u përhapen në tërë Shqipërinë e sidomos në mesin e rinisë shkodrane.
Ndersa studiusi prof. dr. Alfred Çapaliku shkruan se Atë Bernardini edhe si fëmjë i kishte rënë fyellit e si djalosh e si burrë u bë i ditur edhe në muzikë, ku ishte edhe në orkestëren e Liceut „ILLYRICUM” në Shkodër.

Fundi tragjik
Studiues të shumtë i quajnë Atë Bernardin Palaj dhe Atë Gjergj Fishtën si “HOMERET SHQIPTARË” dhe vepran e tyre si “ILIADË SHQIPTARE” por si përfunduan këta burra të kombit si: Palaj, Harapi dhe Prenushi, Zadeja dhe Kurti? I burgosen, vdiqen nëper burgje disa nga torturat e disa edhe i pushkatuan.
Atë Bernardini e parandinte dhe u thoshte shokëve se nuk do të mund t’u qëndrojë torturave. Dhe vertetë kështu ndodhi në oborrin e Kuvendit Françeskan të kthyer në burg nga regjimi komunist. Atë e mundonin e rrahnin për vdekje deri sa një ditë ia humbën ndienjat. Kjo vazhdoi deri sa edhe ju helmua gjaku dhe vdiq nga një sëmundje i akuzuar si agjent i të huajve.
Një atëdhetar i flaktë që tërë jetën punoi për të mirën e kombit, të mirën e atëdheut u cilësua si i tillë.

Në vend të perfundimit
Studiuesi i jetës dhe i veprës së Atë Bernardinit prof. Dr. Alfred Çapaliku në veprën e tij “Atë Bernardin Palaj – Jeta dhe veprat” për këtë figurë madhorë të letërsisë shqipe ndër të tjera pohon:
“Dhe brezat që shkojnë e vijnë e quajnë argatin e folklorit Atë Bernardin Palaj “LONROST” shqiptar.
Nëse ELIAS LONROST ( 1802 – 1884 ) mblodhi këngë të moçme, histori dhe legjenda duke udhëtuar në të gjitha tokat e tij, që i përdori si për rindertimin e poemes kombëtare finlandeze, të njëjten gjë e bëri edhe Atë Bernardin Palaj duke jua risjellë shqiptarëve nga mjegulla e kohërave”.

Ai, në vetminë e malit, ia vente veshin kangës së pashterrshme, që buronte shi nga thellësitë e zemrës së Kombit arbënuer dhe ia rrëmbente atê harresës. Tue harrue vetin e tue u shkrî më nja me atë jetë që lëvizte e hasharitej ndër lëpizat e pluhnueme të qelës vetmitare në maje të thepave. Në ato lëpiza flente fara e pranverës së përtardhun e poezisë së re shqiptare, për të cilën u mundue dhe e nxorri në dritë.

Botoi shumë shkrime në shtypin kishtar të kohës, posaçërisht në “Hyllin e Dritës” e në “Zanin e Shëna Ndout”, por edhe në gazetën “Tomori”. At Palaj ishte anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare që më 1940. Ka botuar edhe librat “Prej burgut të jetës”; “Vorreve të flamurit”, “Kuq e zi, “Mite, besime, legjenda” (ribotuar pak vite më parë në Kosovë); “Kanuni i maleve” etj.

Nëpërmjet veprave të veta synon t’i mësojë popullit dashurinë për një vizion demokratik të jetës. Ai nuk gabohej që shihte te komunizmi një tjetër tiran. E në të vërtetë ky tiran qe një uragan që mori njerëzit më të mirë dhe më të shquar, së bashku me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të çdo feje, të gjithë fajtorë vetëm se besonin në lirinë e bijve të Hyjit. E ky qëllim i kësaj tiranie vetëdeklarohet në vitin 1977, kur në revistën e Gjykatës së Lartë të Tiranës shkruhet: “Në vendin tonë nuk ka liri mendimi për elementët armiq”. E “armik” ishte kushdo që mendonte ndryshe, prandaj edhe personaliteti i spikatur i të ndriturit Atë Bernardin Palaj nuk mund t’i ikte sundimtarit të ri. Por Palaj nuk kërkonte t’i ikte, përkundrazi, siç e thekson Atë Zef Pllumi, ai “e konsideronte si nder të arrestohej nga ky [sundimtar i ri] «antikrisht»”.

Palaj si poet përfaqësohet me një mori krijimesh, ndërmjet të cilave poemi i pakryem “Valët e nji shpirti” që përmban 1533 vargje, vende-vende me fuqi të rrallë poetike, shkrue me një farë vargu të lirë, pa rima, me formë krejt moderne. Në pjesën ma të bukur të poemit, me tingëllim të fuqishëm aktual, i kjahet halli një mërgimtari të ri, plot mall për atdheun, plot angushtí për fatet e tokës që e lindi, por që s’kje në gjendje ta ushqente e i dha udhët e trishtueshme të botës:

“… gjithkund dhén po ma kërkon.
Të tanë copash mendja m’ju ka bâ.
Kur ndërmendi i Shqipnisë po m’i bjen,
Gjumi i natës atë kurr nuk po ma merr.
E m’i lutet Zotit, qi rrin në qiell,
Për njatë gjak të këtyne trojeve qi âsht derdhë,
Njanën dysh i Lumi me e bâ:
Ndo edhe ‘i herë Shqipninë Ai me na e falë,
Si shpërblim për të gjithë këto merita, më 1947 u burgos. Pasi u torturua mizorisht nga regjimi komunist, një ditë ogurzezë të vitit 1948 u lidh shtrëngueshëm me tel të ndryshkur, që i hapi plagë vdekjeprurëse e u flak nën shkallët e spitalit të burgut, ku dha shpirt mes dhimbjesh të papërshkrueshme, shkaktuar nga tetanosi, si martir i fesë e dëshmor i lirisë. Kështu. si shpërblim i dashtënisë së pakufí që kishte për Atdheun, në elter të cilit vuri dije, talent, djersë, gjak e deri jetën, u mbyt mizorisht me 2 dhjetor 1946.
Ndërsa mbytej e mohohej në atdhe, në mërgatën shqiptare për krijimtarinë e tij u interesua vazhdimisht prof. Ernest Koliqi, i cili botoi shumë shkrime të tij e për të. Në vitet ’30 Atë Bernardini shikohej si poeti që do të zinte vendin e Atë Fishtës, duke sjellë një frymë të re moderne në letrat shqipe. E sot, kujtojmë se At Bernardin Palaj OFM është një nga ata fretër e meshtarë shqiptarë të martirizuar nga komunizmi në Shqipëri, të cilët më 5 nëntor 2016 u lartuan, përmes kremtimit tё beatifikimit, në nderimet e elterit, në Katedraljen e Shkodrës!

Tags: Aleksander TanushiAtë Bernardin PalajFishtënHarapinMjedaOFMPrenushin
Previous Post

Te qershia e shtëpisë së artistit, përshtypje prej nji takimi me «Artistin e Popullit» Lec Shllaku

Next Post

Ludvig Fon Taloci në kërkimet iliro-shqiptare, shkruan mbi diasporën shqiptare, mbi historinë e ngulimeve në Gadishullin Ballkanik

Next Post

Ludvig Fon Taloci në kërkimet iliro-shqiptare, shkruan mbi diasporën shqiptare, mbi historinë e ngulimeve në Gadishullin Ballkanik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj