Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Giotto, fiorentini që i përkiste periudhës gotike, mjeshtri që shkëputi pikturën nga bizantinizmi

October 31, 2019
in Pikturë
425
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Giotto di Bondone (1267 – 8 janar 1337), i njohur si Giotto, ishte piktor dhe arkitekt nga Firence gjatë mesjetës së vonë. Ai i përkiste periudhës gotike. Mbamendet si gurthemeli i Rilindjes italiane, sovrani i kohës së tij. Giotto, më shumë se çdo artist pararendës, ngasej prej një qasje të vetvetishme, ti bënte figurat të dukeshin të vëllimshme. Ai, si vetanak në këtë “dredhi” dinte t’i përgjithësonte në trajta të gjëra, të kuptueshme, të rrokshme. Kësisoj, është njeriu që bie në këtë “grackë” të ngritur dashtazi nga mjeshtri i madh i rilindjes, është ai që përmbush zellin e tij të zotërimit, duke iu hovur një mundësie për ta rrokur dhe për të përjetuar depërtimin në prani.
Ai i bëri personazhet, trup e shpirt, më të gjallë e më të besueshëm, nisur nga qëllimi për ta bërë kundruesin pjesë e këtij jetësimi, gëluese këtë memorie të dramës njerëzore, si e tashme mbi të cilën ai pluskon.
Ky ishte Giotto, prekja delikate dhe plugu i thellë në truallin e gotikut bizantin. Ai ishte lajmëtari i ere të re në pikturë, me të cilin nisin kohët e epokës moderne, Rilindjes. Kanunet shekullore bizantine, si vendosja e shpirtit para trupit, pamjet asketike të fytyrave, përpjestimet e zgjatura të figurave, trupat pa vëllim e peshë që duket sikur mezi prekin tokën, prirja e cila jetën tokësore e paraqiste në art si diçka të përkohshme, krejtkjo u ndryshua prej tij.
Tregojnë se kur Giotto ishte dhjetë vjeç, ruante bagëtitë në një lëndinë dhe kohën e kalonte duke vizatuar me thëngjill figura kafshësh mbi gurë. Çimabue (1240 – 1302), piktor i shquar, pa vizatimet e bariut të vogël dhe i kërkoi të atit ta dërgonte për të ndjekur studimet. Ashtu u bë, e dërguan në Firence, në studion e piktorit.
Kur ishte ende fëmijë në studion e Çimabues vizatoi një mizë mbi hundën e një figure të bërë nga mjeshtri. Ai u kthye në studio, e pa “insektin” dhe bëri me dorë që ta largonte. Disa herë e përsëriti këtë veprim por “miza” nuk fluturoi.
I tillë ishte talenti i një fëmije, i cili do të bëhej gjeniu i pikturës italiane dhe ai që kritika e ka vlerësuar dhe konsideruar atë si një kapërcyell arti.
Piktura me të ndahet me bizantinizmin e rrafshët për t’i dhënë tablosë, impresionit, shprehisë, perspektivë, një dimension të ri, pikërisht atë nëpër të cilën rendi piktura atëditë e sot.
Bashkëkohësi, bankier dhe kronist i Giottann Giovanni Villani, shkroi se Giotto ishte “mjeshtri më sovran i pikturës në kohën e tij, i cili tërhoqi të gjitha figurat dhe paraqitjet e tyre sipas natyrës” dhe “talentit dhe përsosmërisë” së tij të njohur publikisht.
Në jetën e tij të piktorëve, skulptorëve dhe arkitektëve më të shkëlqyeshëm, Giorgio Vasari e përshkroi Giotto sikur ishte në pritje për një hap vendimtar që kishte lidhje me kalimin në atë që ai nënvizon “arti i madh i pikturës siç e njohim sot, duke prezantuar teknikën e vizatimit me saktësi nga jeta, e cila ishte lënë pas dore për më shumë se dyqind vjet”.
Mjeshtëria e Giotto ka vulën e tij prej mjeshtri në dekorimin e Kapelës së Scrovegni, në Padova, e njohur edhe si Kapela Arena, e cila u përfundua rreth vitit 1305. Cikli i afreskut përshkruan Jetën e Virgjëreshës dhe Jetën e Krishtit. Konsiderohet si një nga kryeveprat supreme të Rilindjes së Hershme. Që kur Giotto pikturoi Kapelën Arena dhe u zgjodh nga Komuna e Firencës më 1334 për të hartuar kampanjën e re (kambanën) e Katedrales së Firences, janë ndër të paktat fakte të pakontestueshme për jetën e tij. Pothuajse çdo aspekt tjetër i jetës dhe vepres së këtij mjeshtri i nënshtrohet polemikave dhe informacioneve të diskutueshme që nga data e tij e lindjes, vendlindja e tij, paraqitja e tij, mësimi i tij, rendi me të cilin ai krijoi veprat e tij, pavarësisht nëse ai pikturoi afresket e famshme në Bazilikën e Epërme të Shën Françeskut në Assisi dhe vendi i varrosjes së tij.
Për mjeshtrin Giotto nuk dihej kurrçka deri në vitin 1304, kohë, kur ai zbukuroi një ndërtesë të vogël, modeste në Padova, e cila quhej Kapela Arena dhe e bëri atë një vend të shenjtë të dishepujve të pikturës.
Këtë sipërmarrje, e cila e katapuloti atë nga asgjëja në qiellin e famës, një farë fajdexhiu i quajtur Ernrico Scrovegni, babai i të cilit kishte qenë i burgosur për uzur, për përqindje të lartë interesi, e ndaluar asokohe ligjërisht.
Ky akt zanafille arti mbamendet të jetë nga rastet fillimore kur një pasunar i ri, porosit një vepër arti si provë pendesë dhe vullnesë shlyerjeje të mëkatit, një zakon ky prej të cilit përfitoi bota, qytetërimi, kumti estetik dhe trashëgimia e vlerave, sa ç’përfitoi njëherash edhe nga mburrjet dhe tekat, ngjizja e të cilave do të kridhte ëndjen e së tashmes si një mirënjohje.
Albert Vataj

Tags: 8 janar 1337Albert VatajGiotto di BondoneKapelës së Scrovegninë Padova
Previous Post

Eric Hebborn, mjeshtri falsifikator, ai që imitoi gjenitë e pikturës dhe mashtroi botën e artit

Next Post

Nathan Altman kubisti rus, penelata e dritëpamësisë së shpirtit, mjeshtri i karakterit shprehës

Next Post

Nathan Altman kubisti rus, penelata e dritëpamësisë së shpirtit, mjeshtri i karakterit shprehës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

June 17, 2025
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj