Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Egon Schiele, penelata e shtjellimeve ngasëse estetike, dalldisësi i tablove të epshit

June 12, 2025
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
404
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai nuk ishte i lajthitur pas epshit, por pikturën e tij e dallojmë lehtësisht prej të gjithë atyre që u përfaqësuan dhe dominuan në shpirtin krijues të botës nëpërmjet erosit. Ky zjarr që djeg shpirtin dhe trupin e tij, i vë flakën dhjetra kanavacave dhe tablove, ndez në joshje çdo ngurtësim dhe tërbon çdo gjykatore puritane. Shpërfytyrimi, trajta e zgjatuar dhe ngërthimi i një çasti kopulues, derdhen në punët e Egon Schiele si një shi llave. E kush u pa me tablotë e tij dhe nuk u dogj. E kush u përpi nga çasti i ngasjes së kredhur në ngjyra e shprehi flakëruese të pikturave të tij dhe nuk i’u la dorzan ndijimit. Ky ishte dhe mbeti në historinë e artit, austriaku Egon Schiele.

Piktori Egon Schiele ishte një ndër figurat më të spikatura e fillimit të shekullit XX. Puna e tij shquhet për intensitet dhe tension. Shformimet e trupave dhe linjat theksuese që përshkojnë pikturën e Schiele shënojnë fillimet e Ekspresionizmit. Ai ishte i famshëm gjatë kohës së tij për portretizimet e guximshme të seksualitetit njerëzor. Atëditë e sot ai ka mbetur një subjekt magjepsjeje dhe polemikash. Tematika që joshi tablonë e tij është një etapë e ethshme erosi. Bota krijuese e Egon Schiele është një e atypëratyshme ngasëse dhe mbushur plot ngacmim. Jo vetëm trajta se si ai i sendërton imazhet, kolori dhe teknikat e përdorura prej tij, por në thelbësoren e saj, mënyra e thukët e shtjellimit estetik, e veçojnë atë pë sytë ëndjes shprehëse duke e vendosur në një vend gjithkahpamës. Për dallim nga shoku dhe mentori i tij, Gustav Klimt, pikturat dhe vizatimet e Schiele janë zhveshur nga pikëpamja kompozicionale, duke u përqëndruar në një paraqitje të stilizuar të figurës njerëzore që përmban muskulaturë të ekzagjeruar dhe një fokus të veçantë të dhënë për ekstremitetet. Paraqitja tërësore, flokët, gjinjtë dhe organet gjenitale janë pasqyruara të gjitha me kujdes të veçantë.

Ai ishte vetëm 28 vjeç kur vendosi të ndalte kumtin e çartun të mëtimit të gjendjeve dhe gjërave, hireve dhe përhedhjeve të epshta të mishit. Megjithë jetën e shkurtër ai la një galeri të begatë punësh dhe një formë ndryshe të shëtitimit të penelatës, akuarelit e grafikës në kuadratin e një shpërthimi të potershëm ndjenjash delikate të një shpirti të trazuar.

Seksualiteti i dominuar në pikturat e Egon Schiele është një manifestim jo dhe aq i botës së brendshme të dengur prej gropash të errëta ku emocionet e forta, epshi e spazmat e trandnin atë kurm dorzan një mendje të lidhur pazgjidhshmërisht me seksin, me mishin, me nevojën përnga harbimet intime si formë çlirimi prej sëmbimeve të brendshme dhe përndjekjes së të shkuarës.

Gjithqysh Egon Schiele mbetet penelata më e garrametshme e ekspresionizmit dhe epshi më i çartun i një force jetësimi në kurm e në penel. Ndoshta është ndër të paktët që dëshmon me një imponim përshkues nevojën e njeriut për të mbërritur tek gjithçka duke kaluar gjithçka përnga seksi. Për te seksi është jo vetëm një subjekt por edhe një afri komunikimi ndjesor. Pa të duket se Egon Schiele është i kapitulluar. Krevati është gjithnjë një masë e pamatshme, e bardhë apo fluide. Mishi, trupi, loja e seksit është gjithça dhe ai i’a beson asaj që mundet ta thotë po kaq fuqishëm sa dhe e ndjen, penelit.

“Nënë me dy fëmijë”. 1915 Një gjendje e ngarkuar trishtimi dhe një tension që e bormarduar nga e florinjta rreket ta himnizojë dramacitetin, i cili shquhet në portretin e sterruar të nënës. Një portret që duket se është vendosur si element dominues i angështisë që të mbërthen teksa qasesh të kapësh fillin e një idili amësor që shkalafitet pre një drite që shpërthen e shpërbëhet në tonet e forta të ngjyrës. Nuk janë, natyrisht mumje, por gjendja ku ai e ka murosur tensionin duket se kjo trandje bashkëudhën në çdo shtangie para kësaj tabloje.

Egon Schiele u lind më 12 Qershor 1890 në Tulln an der Donau, Perandoria Austro-Hungareze. Jeta personale e Schiele ishte e trazuar dhe e shënuar me vdekje dhe tragjedi. Pasi babai i tij vdiq nga sifilisi më 1905, Schiele u transferua në Vjenë, ku ai fitoi kontakte me piktorët e shquar Edvard Munch dhe Vincent van Gogh. Duke ekspozuar punën e tij deri në vitin 1908, brenda dekadës së ardhshme artisti u burgos me akuza pornografie, i akuzuar për joshjen e një të mituri, të hartuar për shërbim ushtarak në Luftën e Parë Botërore, dhe u martua dy herë. Ai përfundimisht iu nënshtrua pandemisë spanjolle të gripit të vitit 1918, duke vdekur më 31 tetor 1918 në moshën 28 ​​vjeç. Trashëgimia e Schiele është me ndikim të pallogaritshëm, dhe puna e tij mund të gjendet në koleksione të rëndësishme kulturore si Muzeu i Artit Modern në Neë York dhe Österreichische Galerie Belvedere në Vjenë.

Agony (The Death Struggle) by Egon Schiele.jpg

 

Tags: 12 Qershor 189031 Tetor 1918Akuareldalldisësi i tablove të epshitEgon SchieleEpshiKoloripenelata e shtjellimeve ngasëse estetikePikturaSeksi
Previous Post

Hedh nji sy te “Kandi i poezise…”, tempulli i shpirtjeve të Desantila Qerimajt

Next Post

Pietro Rotari, piktori italian i barokut që u bë i famshëm në Rusinë e Elizabetës I

Next Post
Pietro Rotari, piktori italian i barokut që u bë i famshëm në Rusinë e Elizabetës I

Pietro Rotari, piktori italian i barokut që u bë i famshëm në Rusinë e Elizabetës I

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj