Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Facebook, si po e shndërrojmë këtë mundësi komunikimi dhe “bashkëjetese” në një instrument persekucioni?

October 3, 2019
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
54
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Fillimisht ajo që duhet të sqarojmë është ajo për të cilën duhet vetëdijesohemi. Se për çfarë funksionon Facebook dhe një mori mundësisht të komunikimit, secili nga ne është në dijeni, por fare pak prej nesh e shndërrojnë funksionalitetin e këtyre kapaciteteve në një qasje vullnetmirë të shfrytëzimit bujare që ofron teknologjia. Imagjinojeni se çfarë mizorie, çfarë kaosi dhe kolapsi do të sillnin ndryshimi i destinacionit që kanë secili komponent i ekzistencës, që nga organet tona deri tek mekanizmi i fshehtë i komunikimit dhe ndërveprimit të hapësirës me planetin tokë dhe tërësinë e trupave të tjerë galaktikë. Fal vlerësimit rigoroz të funksioneve te çdo ndërvepruesi, pjesë e së cilës jemi dhe ne, bota dukshëm, shpërfaq një harmoni perfekt të veprimit dhe ndërveprimit, që nga trilionat e baktereve që drejtojnë funksionimin normal të trupit tonë, deri te reciprociteti i gjallimit të çdo krijese, fal të cilave ndodhin shumë fenomene, dhe rrjedhimisht njeriu ende nuk ka mundur ta rroki plotësisht me njohje.

Në këtë spektakël të komunikimit të së dukshmes dhe pakapshems nga receptorët tanë vetëdijësues dhe njohës, njeriu bën përjashtim, e sotmja vë në evidencë. Ai tregon me këmbënguljen e çdo force që vë në lëvizjes gjërat, se është i destinuar të jetë jo vetëm kundërrrjedhë, por edhe kundërspecie, jo vetëm egoist por edhe sadist, jo vetëm patetike dhe jargavitës deri në poshtërim, por edhe arrogant dhe megaloman… përtej çdo caku. Ndaj kujt? Ndaj vetes, asaj brenda strukturës anatomike, dhe ndaj tërësisë së botëkuptimit dhe ndjimit.

Atëherë, e nisi me pyetje.

– Çfarë ndryshon në jetën e njeriut publikimi në rrjetet sociale i diçkaje personale, foto apo video qoftë ajo?

– Cilat është arsyeja që shtyn atë që të bëjë të njohur, minimalisht miqve të tij/saj, virtual, se çfarë ai/ajo po bën, ku ndodhet dhe me se po merret, për sa kohë që vetëdija nuk e kanalizon këtë qëllim me idenë fikse të informimit apo faktit?

– A janë shtysat; të egoizmit, inateve, mendjemadhësisë, smirës dhe cinizmit, apo narcizmit ato që shtyjnë një person të tregojë, me foto apo me video, me ligjërim fin e grotesk surrogat, se ku ishte për drek, me kë po darkon, kush e shoqëron për kafe, ku po i bën pushimet, etj.?

– Këtë manifestim vetëmburrjeje dhe megalomanie e bëjmë thjeshtë për një kënaqësi vetjake, të cilën dikush dëshiron ta ndaj me dikë tjetër, apo një zemërplasje qëllimligë, deleguar për atë mik apo mike, me të cilin/cilën, jeta nuk është treguar aq bujare dhe dorëlëshuar, aq e begatë dhe shpërblyese, sa t’i japë mundësi të shkojë për fundjavë atje ku dëshiron, apo me pushime atje ku ka ëndërruar, për drekë apo për darkë, për kafe apo për meditim, diku që do të dëshironte?

– A mund të jetë kjo dashakeqësi vetëmburrjeje një instrument persekutimi ndaj atyre miqve jofatlum, apo thjeshtë një nevojë për të rritur kredencialet në sytë e tyre, apo për t’u “hakmarrë” ndaj asaj që nxit ata të jenë gjithmonë aty, ku nuk do të mund të ishte subjekti i rënë pre e “sulmit”?

– Ku ndryshon kjo megalomani, kjo propagandë e mburrjes, nga ai arsenal mjetesh bullizmi, ndaj të cilit kemi shprehur qëndrimin kundërshtues, të paktën sepse kështu kërkohet, apo ky pozicionim na mban në fokus?

– Kjo mendjemadhësi, a është një fyrje dhe denigrim që i bëjmë qëllimkeq miqve dhe të njohurve, jeta e të cilëve është një kalvar mes halleve të familjes dhe sfidës së çdoditshme të luftës për të fituar bukën e gojës?

– Ku ndryshojnë mjetet e torturës psikologjike nga propagandimi i të mundshmes ëndërruese në sytë dhe vëmendjen e atyre fatkeqe, që e vetmja gjë që u mbetet është të shfrejnë me hidhërim, të turfullojnë toksinë, të shajnë e të mallkojnë veten… dhe të ndejnë një lloj neverie për ata, egoja e të cilëve nuk ka mëshirë tu rrëmojë plagën që u dhëmb?

– Pse duhet që kënaqësitë, me të cilat na shpërblen mundësia, dhe çastet tona të lumtura që vjelim në pemën që i kemi shërbyer me përkushtim, domosdo duhet t’i ambalazhojmë me fatin dorështrënguar të një miku apo mikeje?

– Pse duhet që armiqësinë me “miqtë” tanë virtual apo edhe më shumë, të afërmit dhe dashamirët, ta shprehim nëpërmjet atyre momenteve, me të cilat na ledhaton fati?

– A mjaftojnë vallë gjithë këto mundësi vetëmburrjeje për të mbushur atë zbrazëti që ka krijuar brenda nesh ambicia dhe egoja, për të bërë dhe për të përjetuar, jo çfarë na bën të lumtur, por çfarë na bën sadist?

– Edhe nëse mundësia dhe fati ishte aq bujar me ju, a do të ishte më mirë që atë kupë kënaqësie ta rrëkëlleje për dehjen tënde, apo ta derdhje si një enë me acid mbi fytyrën e shushatur apo surratin e shtrembëruar të një miku?

– Pse duhet të jete qëllim në vete, që momentet e gëzimit t’i shndërroni në nxitës së një miqësie urryese, të një afiniteti hipokrit, apo të një lëvdate gërryese?

– Natyra ashtu siç na ka dhënë një numër të pamat mundësish për të ndërtuar brenda vetes një realitet ekuilibrash të përsosur të bashkëveprimit me gjithçka rreth nesh, çfarë është ajo që na shtyn që ne t’i vëmë kazmën këtij perfeksioni?

– A i’a vlen të përpiqemi që në vend që të jemi mirënjohës mundësisë që jeta na shpërblen me kaq shumë ngjyra dhe hare, dritë dhe dëshirim, gaz dhe dashuri, të ushtrojmë atë pushtet “mizor” të vetëkënaqësisë, megalomanisë dhe mburrjes, ndaj kujt, atyre që kemi zgjedhur t’i kemi miq dhe dëshirojmë t’i mbajmë si skllav dhe të nënshtruar të veseve tona të ultë dhe qëllimsive tona dashakeqe?

Pse duhet që jeta jonë virtuale të kërkojë t’i ngjasojë një telenovele, një realiteti fasadë, gjithnjë e më pak interesant, gjithnjë e më shumë refuzues?

Cili nga ne u mburr me punën që bën, dhe tregoi me mburrje djersën e ballit si një medaljon krenarie dhe ngadhënjim misionari?

A nuk është përpjekja jonë për ta paraqitur gjithnjë e më shkëqyese veten në sytë e të tjerëve, një lloj shtirje dhe manipulimi, i ngjashëm me atë që përdor politika për të kamufluar veprën e vet të poshtërsisë dhe plaçkitjes?

Pse duhet të kemi frikë të themi gjithnjë atë që mendojmë dhe të vendosim domosdoshmërisht veten në anën e gabuar, vetëm e vetëm për treguar se ne nuk jemi si gjithë të tjerët?

A kemi menduar ndonjëherë se ana e pasme e çdo medaljoni është e errët dhe do të ishte më shumë se kaq, nëse përpjekja jonë që anën e ndritshëm të saj të jetë sa më shumë e ilustruar me gjëra të paqena dhe trajta ireale?

Nëse miqtë që nuk na njohin kanë një arsye më shumë për të besuar se guaska ku ne strukemi është po kaq madhështore dhe solemne sa dhe masa e qullët prej krimbi që struket në të, a do të jetë munduese pë ne ruajtja e kësaj status quo-je në vetëdijen e atyre, me të cilën ndajmë shumë gjëra, përfshi këtë edhe njohjen?

Frika nga vetja a është më e rrezikshme se sa kërcënimi i asaj për të cilën ne kemi frikë?

Çfarë i potencon ankthet dhe makthet tona më shumë se pasiguria për të bërë atë që duhet, dhe të kemi atë që duam… ajo që tregojmë dhe të tjerët duhet të besojnë, ndoshta?

Pse u dashaka që një grua të ketë frikë të tregojë se i ra bretku me punët e shtëpisë dhe se koha për t’i bërë të gjitha siç duhet ishte e pamjaftueshme, dhe për këtë i kërkon ndjesë miqve të saj virtual se nuk mund t’i ndjekë sa ajo dëshiron?

Një nënë nuk ka pse të përdori fëmijën si një trofe të vetëkënaqësisë së saj, në vend që ta provojë këtë si një fitore e sakrificave dhe mundimeve për të qenë një nënë e mirë?

Asnjëherë nuk është vonë që të kuptojmë rëndësinë që kanë gjërat në jetën tonë dhe për t’i konsiderar ato mekanizma ndihmës për të arritur tek përmirësimi cilësor i përditshmërisë sonë, përfsi këtu edhe komunikimin.

Teknologjia na ka dhënë privilegjin t’i përkasim një bote që ndryshon me rritme marramendëse dhe i gjithë ky spektakël. Të argëtohemi!

Albert Vataj

Tags: BukuricinizmitegoizmitFacebookinateveInternetiKomunikimimendjemadhësisëMiqnarcizmitOnlineShokesmirës
Previous Post

Richard Macneil, britaniku që nuk bëri shkollë arti dhe sfidon tregun e pikturës

Next Post

Pritmi i Shqipërisë varet nga puna e mësuesve – Mid’hat Frashëri

Next Post

Pritmi i Shqipërisë varet nga puna e mësuesve - Mid’hat Frashëri

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj