Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Ja si e rrëfen Stefan Cvajg vetmitarin e një tragjedie pa partner të Fridrih Niçe

September 12, 2019
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
277
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Te mbeturit pa partner, pa replike, pa degjues, ne heroiken e vet, kjo perben dhe tragjedine e pashembullt te Fridrih Niçes. Aty nuk ka truall veprimi, nuk ka peizazh, zbukurime, kostume: ajo shperthen si mes nje hapesire te paajer mendimi. Bazeli, Naumburgu, Nica, Sorrento, Sils- Maria, Gjenova, gjithe keta  gjeografia e levizjes se tij, qe saora na zbulojne jo dhe aq vendqendrimin sesa percikjen prej tij. Keto jane shtylla kilometrike pergjate nje udhe te pamate e plot zjarr aneve, prapaskena te ftohta, balle nje sfondi te pafjale. Ne te vertete, dekoracioni te kjo tragjedi mbetet i pandryshuar, mbyllja, vetmia, nje vetmi kjo e pashprehur, e papergjigje, kapak i qelqte, i padepertueshem, qe i mbulon morine e mendimeve. Nje vetmi pa lule, pa ngjyra dhe tinguj, pa kafshe e njerez. Vetmi pa hyjni, e braktisur dhe si e shtangur qysh prej koheve primitive. Vetmi e nje bote pa kohe ose e te gjitha koheve. Dhe vjen i frikshem, i padurueshem, i çuditshem e i pakuptueshem ky shkretim e zymtes i botes se tij.

Edhe ne çastet me kritike te tragjedise se Niçes, nuk ka shikues, as degjues, apo deshmitare te botes gjermane. Ne krye, teksa flet qe nga katedra e profesorit dhe shkelqimi i Vagnerit hedh mbi te nje fashe drite te pasqyruar, fjala e tij ende grish njefare vemendjeje. Por sa shume te ndryhet ne vetvete, aq me thelle i deperton ai epokes, aq me dobet i vjen kumbimi i fjales.

Te hutuar, miqte dhe armiqte e tij ngrihen radhazi, njeri pas tjetrit, ndersa ai, ai ia thote monologut heroik; ata i tremben ekzaltimeve te tij, mes pluhurit qe shtjellet e shtjellet perpjete, dhe ai mbetet ne skenen e fatit mes nje vetmie vrastare. E kaperthen shqetesimi aktorin tragjik, ngase e ka ndier qe po i flet zbrazetise; ai ngre zerin, kelthet, duhet t’i jene dyfishuar energjite, ndaj dhe jep e merr me shenja si e si te nxite nje reagim, ose se paku nje britme zemerimi.

Ai i bashkengjit fjales se tij muziken, nje muzike joshese, dehese prej Dionisi, por askush nuk ia ve veshin. E shnderron tragjedine e tij ne farse, gajaset me nje te qeshur cinike, tallese, i shtrengon frazat e tij te luajne laradash dhe te kryejne lloj- lloj kercimesh salto mortale, si e si, qe, nepermjet ngerdheshjesh nga me te çuditshmet t’i terheqe degjuesit kah kuptimi i tmerrshem i shfaqjes; porse mjerisht, askush nuk e duartroket. Dhe ja tek shpik nje valle papritmas, nje valle shpatash; i plagosur, i sfilitur e i mbytur ne gjak, i tregon botes artin e tij te ri lojcak, artin e vdekjes, dhe askush nuk e rrok dot rendesine e ketyre shakave vajtimtare, askush nuk dyshon ne pasionin vdekatarte te kesaj loje krejt te çliret.

Pa degjues, pa thirrma e shfaq ai gjer ne fund, para karrigeve te zbrazura, dramen me tronditese te shpirtit njerezor, duke parashpallur kesodore vete krizen e shekullit tone. Askush nuk ia shtie syte kur, si permes nje tehu te gelikte, i hap udhe rremetit madheshtor te mendimit te tij- veç ta nderseje per lart dhe, ne ekstazen me te fundit, ta beje te shembet per toke: “kundruall pavdekesise se pafryme”.

Ne kete mbyllje ne vetvete, ne kete vetmi drejtuar kunder vetes qendron dhe kuptimi me i thelle, theroria me e shenjte e tragjedise jetesore te Fridrih Niçes: Asgje nuk mund t’i perqaset nje harxhimi kaq te jashtezakonshem energjish te shpirtit, nje orgjie kaq te padegjuar ndjenjash, nje shkretimi kaq te madh te botes, nje heshtjeje metalike kaq te padepertueshme. Madje edhe ballas kundershtaresh te tille me peshe-fati ne kete leme nuk ka perfillur thuajse hiç- si vullneti i papermbajtshem drejt mendimit “te mberthyer ne vetvete, qe grin vetveten gjithe e me thelle”, drejt e nga thelbi i zemres, nga thellesia e tragjizmit te vet i deshirohet ai nje pergjigjeje, nje qendrese. Jo nga bota e jashteme, por nga gjaku i vet i mpiksur mbi plage i kunderve ai fatit nje zjarr pervelues, prej te krisuri dhe, ashtu si Herakliu, nuk ngurron te shqyeje cope e çike petkun e tij dhe ta perballe krejt lakuriq te verteten e mbrame perpara vetes.

Nuk ka te rrefyer ftohtesia qe e mbeshtjell kete lakuriqesi, shurdheria qe e qarkon kete britme te lemerishme shpirti, apo gjemimet qe i verviten mbi krye ketij “zotvrasesi”, te cilin nuk e ndjek asnje kundershtar, nuk has asnje kundershtar, por veçse rri e godet egersisht vetveten, “qe zbulon dhe ndeshkon vetveten pa kurrfare meshire”. I ndjekur kemba – kembes prej demonit te tij, pertej kufijve te kohes dhe botes, pertej çdo caku te qenies se tij, Mes vrullit te etheve te pangjara. Pas dridhmash sembonjese dhe fshikujsh acari, Pas teje, pas teje ngulmojme, o Mendim! I panjohuri! I fshehti! Tmerrimtari! Me te rrenqethur veshtron ai nga pas, duke zbuluar sesa larg kufijve te gjithçkaje te gjalle e ka hedhur jeta. Por s’ka kush ta ndale turrin e ketij kryetrimi; krejt i vetedijshem e mes krahesh te ngazellimit me te skajshem te vetedehjes i nenshtrohet ai fatit te vet, bash njelloj siç e pat gdhendur Helderlini i tij i dashur fatin e Empedoklit.

Tejpamja heroike pa qiell, shfaqjet titanike pa shikues, heshtja gjithe e me kercenuese mbi kujen ‘ jonjerezore te vetmise se shpirtit-ja tragjedia e Fridrih Niçes. Vetem frike e tmerr do te kallte ajo nder njerez, si nje nder dukurite e shumta tronditese te natyres, sikur ai vete te mos i thoshte “po” asaj ne ngazellim e siper, sikur te mos e kish zgjedhur e dashuruar vete kete Odise pa fund e krye, pikerisht per hir te pafundesise se saj. Vullnetarisht ai ka hequr dore njehere e mire nga te jetuarit e qete, qellimisht do te kapet me thonj e me dhembe pas “nje jete aspak te pergjithshme”, pas nje pasioni thellesisht tragjik, duke i leshuar plot burreri thirrje zotave “qe te provojne shkallen e larte te rrezikut neper te cilen kalon njeriu”. “Gezohuni, demone!”. Kjo klithme fort e guximshme; ne nje nga netet e gezuara studenteske, i afron shpirtrat e Niçes me shoket e tij filologe; dhe, si nje flijim te fuqive te padukshme ne nje ore pas mesnate, derdhin ata ca gota vere te kuqe qe nga dritarja ne nje rruge te Bazelit. Kjo shaka fantastike ndrynte ne vetvete nje parandjenje te thelle. Por demonet i kane rene ne ere perbetimit dhe hapin sy e veshe te gjejne se kush i ka thirrur; keshtu ajo loje fluturake nate do te rritet gjer ne permasat e nje tragjedie fati. Por Niçja kurre nuk iu kundervu atij pasioni marramendes, qe e lidhi terbimshem pas vetes: sa me egersisht ta godase rrufeja, aq me terbimshem do ti pergjigjet ai me shufren e bronxte te vullnetit. Dhe pas çdo goditje mbi kudhrat e bera kallkan, me syze dyfishe ulur mbi leter, me nje dore te ngutur, shkruan e shkruan fjale per ore te tera, fjale qe veshtrimi i tij i manget me pas mezi sa i shquan.

Rri e shkruan ai kohe pas kohe, pergjersa syte nuk e kane lene ende; me te rralle i vjen ndonje rast fatlum, kur nje dashamires i papritur i gatis ne dhome dhe, pasi i ka rrembyer penen, i ofron shoqerine e tij. Ne mot te mire oshenari del shetitje, ama gjithmone vetem per vetem me mendimet e tij; shperfilles ndaj pershendetjeve, bashkeudhetareve dhe takimeve te rastit, ndjek ai tragen e vet. Koha e vrenjtur, te cilen ai nuk e honeps, shiu dhe debora, qe i turbullojne te parit, e shtrengojne te mbyllet mes kater mureve te dhomes: nuk i ben zemra te zbrese poshte, mes njerezve dhe shoqerise. Dhe vetem mbremave ngjeshet pas ndonje kupe çaji te lehte dhe perseri mandej me vetmine e pafund te mendimeve. Ore te gjata kalon ai perbri nje llampe dritezbehte e tymosese, ndersa trysnia e nervave te tendosura ne kulm nje hop nuk e le te prehet e te mbledhe fuqite. Mandej perseri dozat e kloralit, barnat e pagjumesise dhe, ne fund, nje gjume i pllakosur dhunshem, nje gjume njerezish te zakonshem, te çliruar nga pushteti i demoneve dhe shtypja e mendimit.

Ndodh nganjehere te mos ngrihet nga shtrati per dite te tera. E pushton nje ndjesi neverie, ca te therura qe i mpijne kujtesen, dhembje te tmerrshme ne temtha dhe nje mjegullire qe i erreson te parit. Por askush nuk i troket ne dere, sa per t’i dhene nje fare ndihme, askush nuk afrohet t’i vere ca kompresa ne ballin e zhuritur, askush nuk begenis te bisedoje e te kembeje ndonje shaka me te.

Dhe kjo chambre garnie mbetet ngahere po ajo. Nderrojne emrat e qyteteve – Sorrento, Torino, Venecie, Nice, Marienbad, por chambre garnieja qendron si me pare, e huaj, skute qiraxhinjsh, me ca orendi te varfra, te merzitshme, te shperlara, nje tryeze shkrimi, nje shtrat te semuri dhe nje vetmi pa fund e krye. Nje vargan i tere vitesh mergimi, pa gjetur dot as edhe nje minute prehjeje mes ndonje rrethi gazmor shokesh dhe, neteve, pa e shijuar kurre ngrohtesine e trupit te zhveshur te nje gruaje, as shkelqimin e lavdise, si shperblim per ato mijera net pune te kredhura ne shurdheri dhe erresire! Oh, sa me e pamate te jete vetmia e Niçes, aq me piktoreske ngrihen lartesite e Sils- Marias ku disa turiste, ne nderkohet mes defrimit dhe ngrenies se drekes, “arrijne te kapin”, si te thuash, sferen e tij: ate vetmi qe ndehet ne mbare boten, permjet nje jete te vervitur sa nga nje skaj ne tjetrin.

Rralle e tek i vjen ndonje i huaj per vizite. Tanime i eshte regjur se tepermi korja rreth berthames se marredhenieve me te tjeret: oshenari tash merr fryme i lehtesuar, pasi ka mbetur tek per tek me vetmine e tij. Nje rreze lumturie i vezullon nganjehere, veç nje hop: eshte muzika. I ndermendet ndonje shfaqje si “Carmen” ne teatrin e vjeter te Niçes, dy-tri arie te degjuara nder koncerte, nen shoqerimin e nje pianoje. Por edhe kjo lumturi i blatohet dhunshem: ajo “e prek gjer ne vajtim”. Dhe nuk ka si ta mbaje gjate, perderisa çdo shkelqim i saj i shkakton dhembje. Pesembedhjete vjet zgjatin shtegtimet e tij neper chambre garnie-re, dhe ai, si gjithmone, i panjohur, i padegjuar, i pakujtuar nga askush, rrasur nder dhoma te mobiluara mos me keq, neper pensione te lira, vagone te felliqur hekurudhash, ndjekur çap pas çapi nga semundjet, ne nje kohe kur panairi larushan i shkencave dhe i arteve, çirret e bertet ne kupe te qiellit. Vetem endjet e nje Dostojevski, pothuaj ne po ato vite, mes po asaj varferie dhe shperfilljeje, hedhin mbi te nje drite te qashter, te ftohte, mjegullore.

Gjate atyre viteve sa e sa here do te ngrihet Niçja nga varri i skutes se tij per te vdekur serishmi; atyre pesembedhjete viteve do te kaloje ai sa nga nje ferr ne tjetrin, nga vdekja ne ringjallje, nga ringjallja ne vdekje, per sa kohe truri i tejnxehur te mos i reshte se krijuari. Te shakullepsur ne nje rruge te Torinos do ta gjejne ate disa te panjohur, per ta mbartur mandej ne nje dhome dosido te Via Carlo Alberto-s. Nuk ka deshmitare per vdekjen e tij frymore, ashtu si nuk ka te tille as per jeten e tij shpirterore. Ato vdekje i ka mbeshtjelle pergjithmone nje terr fshehtesie dhe vetmie prej shenjti. Te pashoqeruar e te panjejtesuar nga askush do ta degdisin gjeniun e ndritur te shpirtit perdrejt nates se tij.

Tags: Albert VatajFridrih NiçeStefan Cvajg
Previous Post

 “Njëmijë vjet Ajkunë” për me ndi n’asht dhimbjen e nji shpirti e zanin e nji zemre

Next Post

Emilie Preyer magjistarja e natyrës së qetë, penelata e gjallë dhe joshëse e dritës

Next Post

Emilie Preyer magjistarja e natyrës së qetë, penelata e gjallë dhe joshëse e dritës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj