Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Një treg skllevërish”, bukuria e hirshme dhe tragjizmi ngjethës, në tablonë e gjermanit, Paul Emil Jacobs

January 6, 2022
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

“Një treg skllevërish” është një pikturë e realizuar në vitin 1839 nga mjeshtri gjerman, Paul Emil Jacobs (20 gusht 1802 në Gotha – 6 janar 1866). I njohur si një aplikues i tematikave orientale, kryesisht atyre nudo, por dhe portreteve të shumta ku spikat si një element shumë domethënës veshja, si tradicion dhe përcaktueshmëri e nacionalitetit dhe tërësisë së pasurisë shpirtërore të bartësve të këtij visari. Paul Emil Jacobs është i shumënjohur dhe shumëkonsideruar nëpërmjet tablove të bujshme të galerisë së tij, njëra prej të cilave, “Kira Vasiliqi me Ali Pash Tepelenën” në një moment intimiteti, një pikturë e cila shpreh gjithë peshën specifike të dukshmërisë dhe afrisë perceptuese të burrërores tek Ali Pash Tepelena dhe feminilitetin tek Kira Vasiqliqi.
Tabloja, “Një treg skllevërish”, e realizuar me bojëra vaji në kanavacë, e dimensioneve 121 x 172 cm. është një punë që dëshmon, jo vetëm teknikën e realizimit dhe aftësinë përçuese të një momenti dramatik, por edhe një moment shumë të njohur për kohën, siç ishte tregtimi i grave dhe vajzave, të cilat ishin pengje ose plaçkë lufte, e pse jo dhe një lloj haraçi për fitimtarët. Ky episod tregon se tregtia e femrave ishte një zeje shumë fitimprurëse, kjo ngase të interesuarit ishin të dërguar të posaçëm të sundimtarëve, të cilët vinin me qese të majme të përtërinin ose pasuronin haremet dhe sarajet e tyre. Nuk përjashtohen se që më rrufjanët të ishin tregtarët, të cilët, dorë më dorë e përcillnin fatin e keq të këtyre vajzave dhe grave nga një “tezgë” në tjetrën.
Paul Emil Jacobs ka arritur të sjellë nëpërmjet mjeshtërisë së tij, gjithë elementet e solemnitetit të trishtë të këtij episodi. Me pikturën, “Një treg skllevërish”, ai përcjell tragjizmin e atyre vendeve dhe atyre njerëzve, Greqisë dhe grekëve në këtë rast, të cilët në një përpjekje të dështuar për të fituar çfarë i është grabitur ose për të mbrojtur çfarë e kanë bërë me mund dhe sakrifica, ata paguajnë shtrenjtë, djemtë dhe burrat me jetë, vajzat dhe gratë si robina. Kjo periudhë, ky episod, kjo ndodhi, e sjellë me kaq dramacitet dhe vërtetësi nga gjermani, Paul Emil Jacobs, e parë në kontekstin e kohës, konsiderohet si diçka normale, si një shpagë lufte, si një copëz fatale e mozaikut të atyre skenave të përgjakura dhe asaj udhe kalvari që popujt dhe fatet e vende paguanin tehut të shpatës.
Paul Emil Jacobs, djali i filologut të famshëm Frederick Jacobs, mori trajnimin e tij artistik në Akademinë e Arteve të Bukura të Mynihut. Si filluese e komunikimit të tij njohës, ai erdhi me krijimin e një skene të mitologjisë klasike, “Mërkuri dhe Argus”. Më 1824 shkoi në Romë, ku tërhoqi vëmendjen e kritikës me pikturën me tematike biblike, “Ngjallja e Llazarit”. Më 1836 ai bëri një seri pikturash historike në Welfenschloss dhe në Hannover, të cilat gjithashtu patë interes dhe vlerësim, për dritën e bollshme dhe ngjyrat e hareshme, për tejdukshmërinë emocionale dhe përshkueshmërinë shpuese të ndijimeve.
Virtuoziteti i tij krijues u evedentua dhe mori fokus të veçantë, duke u bërë si një dallues tek kjo penelatë, mjeshtëria e realizimit të nudove, i shprehur veçanërisht në përfaqësimin e temave të tilla orientaliste, si në tablonë “Një treg skllevërish”, por edhe nudove mashkullore në momente, kryesisht atyre të relaksit.
Paraqitjet e këndshme të trupit të femrës përpin tablonë e tij vijnë si një tregues i qartë i botës së tij shpirtërore dhe asaj prirje për ta parë dhe përcjellë realitetin përfytyrues, jo me rreptësinë e ftohtë dhe të pamëshirshme të panoramës apokaliptike, ferrit, vdekjes dhe statistikave, por me prirjen joshëse dhe delikate që mëtohet kaq hyjnisht nga hiret femërore, që i skalit me ngjyra dhe dritë të papërsëritshme. Ai ka një tërheqje të veçantë ndaj kësaj shprehie duke mos nguruar ta shpreh edhe atëherë kur femra si subjekt i tablosë është në fokusin e një fati tragjik që është e pasqyrushme kaq qartë në punën e tij, “Një treg skllevërish”. Ai e sjell bukurinë femërore me një vërtetësi të tillë joshëse dhe ngasëse, sikur është duke pasqyruar vetë mjeshtërinë e krijuesit, vetë shpërblimin e natyrës që vjen nëpërmjet femrës, pastërtisë dhe bukurisë së saj, butësisë dhe atij shkëlqimi epshndjellës që parakalon në tablo si në një pasarelë imagjinatash zjarrvënëse.
Gjermani Paul Emil Jacobs, dukshëm është i magjepsur nga kjo bukuri klasike, nga kjo hijeshi që rizgjohet pas mijëra vitesh duke u çburgosur nga mermeret dhe graniti i antikitetit, dhe jetësuar në të përditshmen, qoftë kjo edhe tragjike. Ai është dashuruar, dhe dëshirueshëm përcjell hirin e femrës si një cak i rëndësishëm mëtimit të tij krijues, galerisë së tij, e cila është edhe sot pas kaq vitesh e tillë, sa tragjike aq dhe joshëse, sa ndjellëse aq dhe medituese, sa e vërtetë aq dhe dëshmimtare e kohës.

 

Tags: 20 gusht 18026 janar 1866Albert VatajAli Pash TepelenaHistoriNjë treg skllevërishOrientalePaul Emil JacobsPiktura
Previous Post

Anxhela Valiasi dhe Liridon Mulaj, Zoti i past beku zemrat tuaja që lidhen n’kyt vullnet t’epërm dashtunie!

Next Post

Honoré de Balzac përfaqësuesi më i spikatur i realizmit europian, ai që dominiu një shekull

Next Post

Honoré de Balzac përfaqësuesi më i spikatur i realizmit europian, ai që dominiu një shekull

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj