Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Isabel Allende, shkrimtarja kiliane që mahniti botën me realizmin e saj magjik

August 2, 2023
in Autorë, Të përzgjedhurat
185
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Njohja jonë me të filloi me “Shtëpia e shpirtrave” dhe mbeti shpirtërore atë ditë e sot lidhja me krijimtarinë e bujarshme që ajo endi me fijet e holla të shpirtit të ndjeshëm të një gruaje që luftoi me zemër e me penë.

Vepra e Isabel Allende, një nga zërat më të njohur dhe më të rëndësishëm të letërsisë artistike bashkëkohore në gjuhën spanjolle, përshkohet nga keqardhjet dhe melankolia e kalitur nga faqet e paharrueshme të humorit delikate. Gëzimi i jetës dhe dëshira për të shëlbuar ekzistencën e dikujt, shpesh të shoqëruar me arratisje në një botë joreale, zbut ashpërsinë e realitetit shtypës në të cilin lëviz ai univers heterogjen femëror, i përshkruar me mjeshtëri ekstreme nga një shkrimtare që bazohet në një fjalor të gjerë, shquhet për një stil të lëngshëm dhe bindës. Në romanet e Isabel Allende-s, jetët, tregimet dhe personazhet kryqëzohen në mënyrë të admirueshme me rikthime dhe pritje të shpeshta që na lejojnë të zhytemi në një lloj përkohshmërie pothuajse abstrakte në lëvizje të vazhdueshme rrethore pa ndërprerje të papritura.

Galerinë krijuese e Isabel Allende përbëjnë 24 libra, të përkthyer në 35 gjuhë të ndryshme të botës. Numëron 70 milionë libra të shitur. Është vlerësuar plot 60 herë në 15 vende të botës. Mbi bazën e romaneve të saj janë realizuar dy filma të vleresuar nga publiku dhe kritika.

Allende, që i përket brezit të autorëve të realizmit magjik. Ajo është një nga autoret e para të suksesshme në Amerikën Latine. Romanet e Allende shpesh bazohen në përvojën e saj personale dhe ngjarjet historike dhe bëjnë homazhe për jetën e grave, ndërsa gërshetojnë elementë të mitit dhe realizmit. Ajo ka ligjëruar dhe ka vizituar shumë kolegje amerikane për të dhënë mësim letërsi. E rrjedhshme në anglisht si gjuhë e dytë, Allende iu dha nënshtetësia e Shteteve të Bashkuara në 1993, pasi jetoi në Kaliforni që nga viti 1989, së pari me burrin e saj amerikan (nga i cili tani është ndarë). Është thënë që “Ndikimi i Allende në letërsinë e Amerikës Latine dhe botërore nuk mund të mbivlerësohet.” “Los Angeles Times” e quajti Allende “një gjeni”, dhe ajo ka marrë shumë çmime ndërkombëtare, përfshirë Çmimin Dorothy dhe Lillian Gish , vlerësime që u bëhet shkrimtarëve “të cilët kanë kontribuar për bukurinë e botës”.

Isabel Allende lindi në 2 gusht 1942 në Lima, si bija më e madhe e një diplomati kilian. Meqenëse prindërit e saj qenë ndarë, ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në shtëpinë e gjyshit të saj. Më vonë ajo jetoi në Bolivi dhe në Liban dhe pastaj u kthye në Kili. Atje ajo punoi si gazetare, u martua dhe bëri dy fëmijë – vajzën Paula dhe djalin Nicolas. Së bijës, e cila vdiq në moshën 28 vjeçare për shkak të një sëmundjeje metabolizmi, ajo i kushtoi në vitin 1992 romanin e saj me të njëjtin emër, shumë personal, i cili ka në qendër vdekjen e saj.

Forcimi i të drejtave të grave

Që herët u angazhua Allende për të drejtat e grave. Në vitin 1968 ajo themeloi revistën feministe “Paula”, në të cilën ajo mbështeste edhe xhaxhanë e madh të saj, Salvador Allende. Që atëherë ajo shkruante pjesë të ndryshme teatrale dhe fitoi famë si moderatore televizori. Meqenëse gjatë diktaturës ushtarake të Pinoçetit ajo nuk ndihej më e sigurtë, ajo emigroi me gjithë familjen e saj në Venezuelë, shkruan DË.

Në mërgim ajo nisi të shkruajë një letër imagjinare, drejtuar gjyshit të saj. Letra e gjatë u kthye në një dorëshkrim, dhe nga dorëshkrimi lindi romani “Shtëpia e Shpirtrave”. Që në veprën e saj të parë ra në sy stili i pazakontë tregimtar i Isabel Allendes, në të cilin fiksioni dhe realiteti janë të ndërthurur me njëri-tjetrin, i ashtuquajturi “realizëm magjik”. Vërtetësinë mizore ajo e lidhi me një botë fantazie plot magji, e cila herë pas here përmbante gjurmë shprese.

Që prej më shumë se dy dekadash Isabel Allende jeton në SHBA, ku u martua edhe për herë të dytë. Por Kili mbetet atdheu i saj, thotë ajo në intervistë me DË. “Unë vazhdoj të ndihem kiliane. Prindërit e mi janë kilianë, familja ime është kiliane dhe unë i kam jetuar vitet e para të jetës sime në Kili, vite që lënë gjurmë”. Në novelën e saj më të fundit, “Përtej dimrit” bëhet fjalë për një migrante illegale nga Guatemala dhe për një gazetare të guximshme dhe optimiste, në të cilën pasqyrohet qëndrimi i Isabel Allendes.

Këto janë faktet që ofron Isabel Allende në faqen e saj në internet në rubrikën “Biografi”. Me sa duket që për këtë të mos flitet më. Sepse në thelb, për të është irrituese që ta vështrosh jetën në këtë mënyrë: “Kemi të bëjmë vetëm me një listë të dhënash, ngjarjesh dhe arritjesh. Në realitet, gjërat e rëndësishme të jetës sime zhvillohen në dhomat e fshehta të zemrës sime dhe nuk kanë vend në një biografi”.

Nuk janë librat sukseset më të mëdha të saj, por dashuria, që e lidh atë me disa njerëz dhe momentet, në të cilat ajo është përpjekur të ndihmojë të tjerët. Për shembull kur u angazhua gjatë diktaturës ushtarake të Pinoçetit për të përndjekur politikë ose si feministe, për të luftuar deri sot për të drejtat e grave në fondacionin e saj “Isabelle Allende Foundation”.

“Shtëpia e Shpirtrave” – vepra e saj e famshme

“Shtëpia e shpirtrave”, është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm “100 Vjet Vetmi” te Márquez.

Është fitues i një numri të pafund çmimesh ndërkombëtare, është një libër i shkëlqyer i letërsisë bashkëkohore, i cilësuar si një ndër 100 më të lexuarit e letërsisë së sotme.

Në roman përshkruhen në mënyrë marramendëse ngjarjet e vërteta të historisë, fshehur pas një fasade letrare. Në këtë sfond historik, të mirëpërcaktuar, hap krahët ngjarja në formën e një legjende. Dhe rrëfimi brilant shpalos historinë në tre breza të familjes së Esteban Truebës, i cili bie në dashuri me Rozën e bukur. E këtu nis e gjithë historia e kësaj familjeje…

Fletoret e vjetra të Klarës, të shkruara gjatë periudhave të gjata të heshtjeve të saj, shpalosin historinë e familjes e të vendit, të komploteve, dashurive dhe urrejtjeve, fajeve dhe hakmarrjeve, paudhësive dhe mirësive. Ëndrrat, shpresat, dashuritë, trashëgimitë shpirtërore dhe lidhjet mes njëri-tjetrit, të cilat bëjnë që faqet e librit të fluturojnë njëra pas tjetrës.

Ky roman të lë gojëhapur për fuqinë shprehëse dhe bukurinë e përshkrimit. Pa dyshim ai është një roman që mban edhe peshën e përshkrimit të ngjarjeve historike të vendit, perms të njëjtit talent letrar që e bënë Isabel Allende-n shkrimtare të famshme.

Por megjithë angazhimin e saj, janë natyrisht librat e saj, që e kanë bërë të famshme në të gjithë botën autoren kiliane. Në radhë të parë, vepra e saj e parë “Shtëpia e Shpirtrave”.

Tags: 2 gusht 1942Albert VatajIsabel AllendeKiliLetersiLibriRomanetShkrimtarjaShtepai e Shpirtrave
Previous Post

Ji mirënjohës… dhe do të jesh përgjithmonë i shpërblyer nga shpirti bujar i universit

Next Post

Unë jam armiku im më i keq- Frika nga panjohura, kontrolli, zakonet e këqija, negativiteti, pasiguria, vetëdijësimi

Next Post

Unë jam armiku im më i keq- Frika nga panjohura, kontrolli, zakonet e këqija, negativiteti, pasiguria, vetëdijësimi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj