Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Filip Shiroka, i vrullshmi i mallit lirik dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, iku me brengë dhe “erdhi” me dallendyshet

August 3, 2025
in Figura të ndrituna, Të përzgjedhurat
641
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Shkodrani Filip Shiroka zë një vend të veçantë në mozaikun e poetëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. I qetë në përshkrim, por i thellë në ndjenjë, i matur në fjalë, por i vrullshëm në mal, poezia e tij, si një lumë që rrjedh pa bujë, por që gërryen themelet e dhembjes dhe të kujtesës, do të bëhej më e njohur vetëm pas largimit të tij fizik nga kjo botë. Ndër vite, ajo do të rizbulohej si një pasqyrë e shpirtit shqiptar në mërgim, një himn i ndjerë për vendlindjen, i përthyer në një gjuhë të pastër, të kristaltë, si vetë uji i Kirit që rrjedh mes kodrave të Shkodrës.

Poezia e tij, kombëtare, satirike dhe meditative, në gjuhën shqipe u shkrua kryesisht në harkun kohor 1896–1903. E frymëzuar nga romantikët e mëdhenj evropianë – si Alfred de Musset, Alphonse de Lamartine dhe Tommaso Grossi – të cilët i kishte lexuar në rini, në bibliotekat e heshtura të Shkodrës, nën dritën e qirinjve françeskanë, vepra e Shirokës nuk synon të mbulojë një spektër të gjerë tematik a stilistik. Megjithatë, ajo gëzon një pasuri të veçantë për nga forca e ndjenjës dhe thellësia e shpirtit. Ai nuk është poet i vargjeve të stolisura me zbukurime artificiale, por i një sinqeriteti të rrallë, i një lirizmi që buron si vajim i heshtur mbi plagën e shpirtit.

Ai mbetet ndër më të veçantët ndër rilindës, për përkushtimin ndaj temës së mallit për atdheun, një mall që nuk është vetëm ndjenjë nostalgjie, por edhe revoltë e qetë, dhimbje që zë rrënjë në thellësitë e vetëdijes kombëtare. Poezia “Shko dallndryshë” është ndoshta më e njohura dhe më përfaqësuesja e kësaj fryme: një këngë e butë, por ngulmuese, për ikjen dhe për mungesën, për ndarjen dhe për shpresën.

Filip Shiroka lindi në Shkodër, më 1859, në një familje me rrënjë të thella qytetarie dhe tradite. I biri i Ejll (Engjëll) Shirokës dhe Rozes së Ndoc Heqimit, ai do të merrte edukatën e parë pranë etërve françeskanë, ku ndër mësuesit e tij ishte edhe At Leonardo De Martino, një arbëresh i mbarë që i fali brezit të tij jo vetëm dije, por edhe frymë.

Ende i ri, gjatë ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit, Shiroka u shndërrua në një zë i ndërgjegjes kombëtare: ai u dërgonte javë për javë artikuj gazetave italiane L’Osservatore Triestino dhe Il Piccolo, ku denonconte me guxim mizoritë që shqiptarët përjetonin nën sundimin osman, në një kohë kur vetë Perandoria kishte veshët e mbushur me zhurmat e anmiqve t’onë. Në letrat që shkëmbente me Sotir Koleën, ai pohonte se kishte qenë përgjegjës i fletoreve L’Osservatore Romano dhe La Voce della Verità, si dhe bashkëpunëtor i rregullt i shumë periodikëve të Triestes, si Il Cittadino.

Pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit, në vitin 1880, Shiroka mori rrugën e mërgimit në Lindjen e Afërt, ku punoi si inxhinier ndërtimi hekurudhash, një profesion që nuk i mbyti dot pasionin për poezinë e për shqipen. Atje formoi familje me një grua të huaj dhe solli në jetë dy fëmijë: Engjëllin dhe Alicen. Por edhe pse larg, zemra e tij rrinte gjithnjë në Shkodrën e braktisur, dhe përmes një letërkëmbimi të dendur me të afërmit dhe bashkëmendimtarët, vijonte të ushqente lidhjen me vendlindjen.

Në letra të ndryshme, që datojnë nga Beiruti, Libani dhe Egjipti, mund të ndiqet udha e tij e paqetë, gjithnjë në lëvizje: më 14 shtator 1892 ndodhej në Beirut, më vonë në Kairo, ku në prill të 1912-s u diagnostikua me anemi. Në vitin 1921, u emërua kryetar i shoqërisë “Vllazëria e shqiptarëve në Misir”, duke i dhënë zë dhe përfaqësim komunitetit shqiptar në mërgim.

Letra e tij e fundit e njohur, dërguar Zef Sumës më 9 dhjetor 1930, e gjen në Hadet, pranë Beirutit, një vend ku edhe heshtja kishte mësuar të flasë shqip.

Vepra e parë e njohur e tij ishte “All’Albania, all’armi, all’armi!”, një poezi luftëtare shkruar në italisht dhe botuar në Osservatore Cattolico të Milanos në vitin 1878, si përgjigje ndaj rrezikut që i kanosej Ulqinit. Më vonë, kjo poezi do të ribotohej me pseudonimin Karolip Shifip në Fiamuri i Arbërit, nën drejtimin e Jeronim De Radës.

Me kalimin e viteve, Shiroka do të përdorte edhe pseudonime të tjera si Geg Postrippa dhe Ulqinaku, duke botuar poezitë e tij në organe si Albania e Faik Konicës, në periodikët shqiptarë të Egjiptit dhe në të përmuajshmen fetare Elçija i Zemrës së Jezu Krishtit.

Përveç më shumë se gjashtëdhjetë vjershave, Shiroka është autor edhe i tre tregimeve të shkurtra, artikujsh publicistikë, si dhe përkthyes i veprave të liturgjisë katolike. Në vitin 1921, botoi në Shkodër veprën “Moji i të dekunve”, një tekst në prozë fetare, ku shpalos një besim të thellë të ushqyer që në fëmijëri dhe të bartur si dritë nëpër netët e gjata të mërgimit.

Filip Shiroka nuk është vetëm poet i mallit dhe i fjalës së ndjeshme; ai është dëshmitar i një kohe që plagosi shpirtin shqiptar. Në vargjet e tij nuk gjejmë vetëm ndjenja, por edhe përballje; jo vetëm ëndërrime, por edhe gjurmë konkrete të një rrugëtimi të dhimbshëm. Ai mbetet një zë i qetë, por i pashuar në korin e rilindësve, një poet që me varg e lot ngulmoi se gjuha, dashuria për atdheun dhe ndjenja fetare mund të jenë urë shpëtimi për çdo shpirt që endet ndër skaje të botës.

Përmbledhja e tij poetike, Zani i zemrës, Tiranë 1933, të cilën e hartoi në zgrip të shekullit, u botua nga Ndoc Nikaj dy vjet para vdekjes së Shirokës në Beirut.

Shko Dallëndyshe

Udha e mbarë, se erdh prendvera,
shko dallendyshe tue fluturue,
prej Misirit n’dhena tjera
fusha e male tue kërkue;
n’Shqypni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n’gjytet tim!

Shndet prej mejet të m’i falesh
saj’ shpis’ vjetër ku jam le,
me ato vende rreth t’përfalesh
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!

Shko n’at shkollën ku jam msue
me shokë t’mi, shokt e fmnisë,
shko n’at Kishë ku kam urue
t’parën Uratë Perendisë,
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!

Me ato male, me ato kodra,
me ato prronje rreth t’përfalesh;
n’ato fusha qi m’ka Shkodra,
të lulzueme, aty t’ndalesh,
tue këndue me ambëlcim:
fal me shndet gjytetit tim!

T’mujshe edh’ un me fluturue,
dojsh’ edhe un me u nisë me ty,
dojshe n’Shkodër me kalue,
m’e pa prap at vend me sy!…
Por… ti shko atje flutrim;
e ti qajma fatin tim!…

Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Rmajit,
dallendyshe ulu me pushue;
kam dy vorre n’at vend t’vajit,
t’nans e t’babs qi m’kan mjerue:
qaj me za t’përmallshëm shqim
nji kangë tanden gjith vajtim!…

Ka shum kohë qi s’jam n’Shqypni
n’ato vorre me vajtue,
ti dallendyshe, veshun në zi,
ti aty pra qaj për mue,
me nj’at za t’përmallshëm shqim,
kangën tande për vajtim

Tags: Albert VatajFilip ShirokaKombetarePoetiRilindjaShko dallendysheShkoder
Previous Post

“Që kur përshkova Andet fillova të imagjinoja në mënyrë të pavetëdijshme një vend”

Next Post

Atë Gardini, “10 vjet burg në Shqipni” më 1988 rrëfen salvimin e padrejtë të të krishterëve e të shqiptarëve në komunizëm

Next Post

Atë Gardini, “10 vjet burg në Shqipni” më 1988 rrëfen salvimin e padrejtë të të krishterëve e të shqiptarëve në komunizëm

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Energjia elektrike transmetuar përmes ajrit, falas për të gjithë, ëndrra e vrarë e Nikola Teslës

Energjia elektrike transmetuar përmes ajrit, falas për të gjithë, ëndrra e vrarë e Nikola Teslës

August 22, 2025
“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

August 22, 2025
Fjodor Dostoyevsky na tregon dramën e jetës në një skenë pa spektatorë

Fjodor Dostoyevsky na tregon dramën e jetës në një skenë pa spektatorë

August 22, 2025
“Lajmërimi” i Andrea Vici-t, një reliev barok mes traditës dhe risisë, thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes

“Lajmërimi” i Andrea Vici-t, një reliev barok mes traditës dhe risisë, thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes

August 22, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj