Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Të përzgjedhurat

Nusja zadrimore, e hirshmja shprehëse e solemnitetit dhe shpirtit krijues

July 5, 2019
in Të përzgjedhurat, Traditë
329
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Nusja zadrimore është ndoshta rasti më unik i ceremonialit të stolisjes, e cila nuk ndeshet e kësisojtë në kulturat dhe traditat e tjera. Ajo është kaq e pasur dhe e larmishëm, kaq shprehës dhe imponuese, kaq përfaqësuese dhe intriguese. Është e rrallë dhe e veçantë, e bukur dhe plot hir. Ajo mëton në tërësinë e saj gjithë madhështinë dhe solemnitetin e një caku kaq sublim të jetës së një vajze, e cila bëhet nuse. Përgjithësisht aksesorët e stolisjes së nuses përbëhen nga gjerdani i qafës, gjerdaleku, fudullet, kryqi dhe hojmalia, ku tërësinë e asaj game ceremoniale e përfshijnë edhe veshjet, të cilat gjithashtu janë në një qasje adhuruese. Stolisjet janë punime artizanale mjeshtërore filigrami, argjendi dhe metalesh të tjera më pak të kushtueshme. Ata ishin në një farë mënyre dhe statusi i nuses dhe dhëndrrit, hierarkia sociale dhe manifestive.
Sipas hulumtuesit Gjokhilajt, fodullet që vinte nusja, ishin bërë prej dy pllakëzash metalike të veshura sipër nga një copë e kuqe e kadifenjtë, apo ndryshe të quajtur kamosh, dhe qendisur me ar, argjend e mëndafsh. Në shumë raste janë punuar me filigram dhe dekoruar me gurë të shndritshëm të kuq, zakonisht, por edhe me ngjyra të tjera si jeshile apo blu dhe jo e mbuluar me copë të kadifenjtë garnituar me gajtana ari. Kjo ka qenë në varësi të gjendjes ekonomike të familjes ku bëhej dasma. Familjet e pasura përdornin mall të kushtueshëm, ndërsa të varfërat mall më të lirë e më të thjeshtë. Pra zbukurimet vinin shpesh sipas sërës nga vinin familjet, sidomos ato të dhëndrrit, shton studjuesi.
Pjesë e këtij ansambli bukurimi të nuses padyshim që janë dhe veshjet, të cilat janë po kaq të zgjedhura dhe po kaq manifestuese sa edhe stolitë.
Sipas një studimi të Tom Gjokhilaj, një vend të veçantë në veshjen e nuses ka pasur edhe peshqiri i kokës që sigurisht ishte i një cilësie të lartë materiali e punimi me shumë finesë. Më dendur përdorej mëndafshi dhe harkati, ndaj dhe quhej peshqir harkat ashtu siç quhej edhe këmisha harkate. Një vend tjetër në veshjen e nuses ka zënë dollama e shajaktë dhe kjo e punuar me finesë të veçantë. Një tjetër pjesë veshjeje ishin edhe jelekët që mbulonin pjesën e shpinës dhe të brinjëve, ndërsa në pjesën e gjoksit ishin fodullet që mbërtheheshin me njëra tjetrën me ca hallka të veçanta që viheshin nga ana e brendshme e nuk dukeshin. Në ditën e dasmës fodullet ishin të veçanta qoftë nga punimi, qoftë edhe nga cilësia. Ishin të garnituara me fije e gajtana ari e sermi, por edhe mëndafshi.
Jelekun me fodulle nuset e reja i kanë përdorur më gjatë se koretin e shamitë. Koretin e shamitë i kanë përdorur vetëm në raste të veçanta pas dasmës e sidomos kur nusja ka shkuar për herë të parë në kishën e fshatit, pasi edhe atëherë ajo ishte e detyruar të zbatonte disa rite nuserie.
Pjesë e veshjes së nuseve ka qenë edhe anteria, një tip xhakete edhe kjo e punuar në mënyrë artizanale nga vetë vajzat apo nënat e tyre. Anteria kishte krahë të gjatë dhe në pjesën e llërëve ishin shpesh të dekoruara me gajtana, në të shumten e rasteve të kuq dhe ngjyra të tjera sidomos në mëngët e saj, por edhe në pjesët e tjera sidomos skajore. Gjithashtu si pjesë e pajës dhe e veshjes së nuses, ishin edhe boçet e kuqe(tip përparseje) që për zonën e Zadrimës, në dallim me atë të Bushatit e të zonave të tjera ishin të gjata dhe shkonin poshtë gjurit.
Një aksesor tjetër në veshjen e nuses zadrimore ka qenë edhe emërtimi maramë, por nuk jam i sigurt se kështu quhej ndonjë veshje e veçantë, apo quhej edhe kështu anteria. Boçja e kuqe tek gratë zadrimore duhej të ishte në nivelin e këmishës, madje më e gjatë se këmisha e bardhë; d.m.th. ta mbulonte këmishën që të mos dilte e të dukej poshtë saj. Mund të ishte, ndoshta pak cm më poshtë se këmisha, por kjo nuk ishte ndonjë kusht i posaçëm dhe i padiskutueshëm e në ndonjë rast edhe këmisha mund të ishte pak më e gjatë se boçja, por jo aq e dukshme, ama. Edhe këta ishin të punuara me mjeshtëri të veçantë dhe me ornamente e dekoracione të shumta. Tek boçet e nuseve mbizotëronte e kuqja e ndezur.
Përmes veshjes dhe stolive të nuses ne kuptojmë jo vetëm rëndësinë primare që ka rrëmbyer dasma, por dhe vlerësimin që gjenaratat i kanë dhënë vetë martesës si një hap përcaktues për fillimin e një jete të re të bashkëshortëve dhe trashëgimin.
Dasma ishte dhe përgjithësisht vijon të jetë dhe të zbatohet si një nga elementet më përfaqësues të pasurisë shpirtërore që trashëgon një krahinë apo trevë nga kodika e hershme shprehëse, me të cilat janë përcaktuar dhe sinorët përmes veçantisë dhe dallimeve lehtësisht të dukshme.
Etnokultura jonë është përpjekur ta kadalogojë këtë thesar, me shkas për ta ruajtur dhe mbrojtur nga erozoni shkatërrues dhe tjetërsues i modernitet. Ajo që ka fituar në këtë kacafytje të egër asgjësimi është tradita private e individëve, të cilët i kanë përcjellë veshjet dhe stolitë e ditëve kremte, ku ato të ditës së dasmës bëjnë dallim, duke i trashëguar si një amanet brez pas brezi.
Shfrytëzimi i lakmimit të të huajve për këtë pasuri shpirtërore, ka bërë që institucione shtetërore, por kryesisht privatë, të potencojnë investimin, si një përmbushje interesash të turizmit kulturor dhe njiherash fitimin.
E rëndësishme mbetet ruajtja e traditës, trashëgimi i këtij thesari shpirtëror, origjina e së cilës është sa e hershme aq dhe domethënëse.
Moderniteti ka përmirësuar cilësisht jetën tonë, por nuk duhet ta lëmë të ekzekutojë rrënjësisht shpirtin tonë krijues, atë manifestim solemn vlerash dhe visaresh, që janë dëshmia më e qartë dhe më përfaqësuese për civilizimin tonë, për lidhjen e kahershme që populli ynë, krahina të veçanta, kanë patur me të bukurën.

Tags: Albert VatajEtnografiaTraditaZadrimaZakonet
Previous Post

Mateus Frroku ngre “Hopa” këtë stinë pushimesh me një hare shpërthyese muzikore

Next Post

Umberto Eco: Bukuria e provokimit apo e konsumit, shpërblesë apo nënshtrim estetik i njeriut?

Next Post

Umberto Eco: Bukuria e provokimit apo e konsumit, shpërblesë apo nënshtrim estetik i njeriut?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj