Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Cilët ishit dhjetë shkrimtarët më të famshëm që kanë përdorur pseudonime në karrierën e tyre krijuese?

June 13, 2019
in Autorë, Të përzgjedhurat

Rosela Gjylbegu, duke kenduar gjate nje takimi qe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zhvilloi me gra dhe te reja ne qytetin e Durresit, me rastin e antaresimit te Shqiperise ne NATO, organizuar ne pallatin e Sportit Ramazan Njala. Credits by: LSA / ADNAN BECI Category: Kulture Date: E Merkure, 08 Prill 2009

144
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Author Rowling poses for a portrait while publicizing her adult fiction book “The Casual Vacancy” in New YorkNë prill të këtij viti, kur romani “The cuckoo’s calling”  (Thirrja e qyqes) doli në treg, të shumta ishin kritikat pozitive për romanin e parë të Robert Galbraith. Romani i llojit policor u vlerësua, ndërsa shtëpia botuese (Sphere) tha se Robert Galbaraith ishte thjesht një pseudonim pas të cilit fshihej autori i vërtetë. Por para disa ditësh të gjitha hamendësimet morën fund, pasi “Sunday Times” zbuloi emrin e vërtetë të asaj që shkroi librin. Autorja ishte JK Rowling, e cila njihet në të gjithë botën për sagën fantastike “Harry Potter”. Personazhi kryesor është Cormoran Strike, një ish-veteran lufte, i cili është kthyer në detektiv privat dhe heton vdekjen e një modeleje, që ka rënë nga ballkoni i një shtëpie në Mayfair. Rowling do të kishte dashur ta mbante sekretin e autorësisë edhe më gjatë, por siç duket suksesi i librit e bëri të dorëzohej. “Unë dhe Robert Galbraith jemi një njeri i vetëm. Për mua ka qenë një eksperiencë jashtëzakonisht e bukur të botoj një libër pa presionin e emrit dhe fushata publicitare”, pati deklaruar ajo. E duke marrë shkas nga kjo autore, revista “Time” publikon 10 shkrimtarët më të famshëm që kanë përdorur emra sekretë.

1 – J.K. Rowling (Robert Galbraith)

Nëse rastis të jeni një nga 1500 njerëzit që blenë librin e novelistit Robert Galbraith, historinë investiguese “The Cuckoo’s Calling”, dhe vutë re ngjashmëri në stilin e shkrimit me një autor tjetër, atëherë keni të drejtë. Ndërkohë që shtëpia botuese e novelës, Mulholland Books, kishin deklaruar se ai ishte shkruar nga një ish anëtar i Departamentit Special të Investigimit të Policisë Ushtarake Mbretërore, gazeta Sunday Times zbuloi se në të vërtetë ai ishte shkruar nga krijuesi i Harry Potter – it, J. K. Rowling. Autorja shpjegoi në një deklaratë se ajo kishte përdorur një pseudonim me qëllim që “të botonte pa publicitet apo pritshmëri”. Ajo e quajti atë një “eksperiencë çliruese” dhe “një kënaqësi të sinqertë nga ku mori feedback nga botuesit dhe lexuesit, nën një emër tjetër.” Në momentin që u zbulua sekreti i saj, shitjet u rritën me 507 %.

2 – Joe Klein (Anonimi)

Joe Klein nuk shkruan thjesht komente politike për gazetën TIME. Në 1996, ai ka shkruar gjithashtu një novelë të quajtur “Ngjyra Kryesore”, nën emrin e autorit Anonimi. Libri është një roman mbi fushatën presidenciale të Bill Klinton në 1992. Klein mohoi disa herë të ishte autori i veprës, por kjo gjë u zbulua në një konferencë lajmesh në 1996. New York Times raportoi se Klein mbrojti identitetin e tij në të njëjtën mënyrë që një gazetar mbron burimet e tij/saj. “Nuk ishte e lehtë. Por ndjeva se ka disa momente që unë duhej të gënjeja për të mbrojtur burimin, dhe e vendosa këtë në atë kategori”, tha ai gjatë konferencës, sipas Times. Klein deklaroi se ai kishte zgjedhur të mbetej anonim, deri në momentin që do dilnin ‘prova të qarta’ që do e lidhnin atë me librin. Dhe në fakt, ato prova u shfaqën në formën e një analize me shkrim dore që e lidhnin kaligrafinë e Klein me shkrime të një versioni të mëparshëm të “Ngjyra Kryesore”. Edhe pse ishin të shumtë ata që e kritikuan Klein për mungesën e tij të transparencës, ai i qëndroi besnik vendimit të tij.

3 – Nora Roberts (J.D. Robb)

Një nga autoret më të shitura, Nora Roberts, kishte arritur vite të tëra suksesi përpara se të fillonte të botonte libra nën emrin J. D. Robb. Ashtu siç është shpjeguar dhe në faqen e uebit të autores, përdorimi i një pseudonimi ishte një sfidë në të shkruar, dhe një mundësi për të dalë jashtë zhanerit të saj të zakonshëm. Ndërkohë që më parë shkrimet e saj fokusoheshin në novelat romancë, pas marrjes së pseudonimit, Roberts filloi të botonte libra fantashkencorë, të gjitha këto pjesë të serisë së librave “Në vdekje”, që filluan që në vitin 1995. Pas botimit të librit të 12 – të në 2001, Roberts më në fund zbuloi se kishte qenë ajo autorja e gjithë këtyre librave. Ende shitjet e këtij libri arrijnë shifra të larta – dhe ato ende vazhdojnë të botohen nën emrin J. D. Robb, edhe pse tashmë të gjithë e dinë se ajo është në të vërtetë Nora Roberts.

4 – Ruth Rendell (Barbara Vine)

Shkrimtarja e mistereve angleze, Ruth Rendell, në 1986 vendosi që të merrte një emër tjetër, atë të Barbara Vine. Nën këtë emër, ajo botoi 14 novela. Siç autorja shpjegoi për “Postimet Kombëtare”, dy emrat e ndryshëm i dhanë mundësinë që të shprehte dy zëra të ndryshëm. Punimet e botuara nën emrin e saj origjinal ishin më shumë të fokusuara tek “emocionet” dhe “sensacionet”, ndërkohë që veprat e botuara nën pseudonimin e saj “realisht nuk kishin pjesë misteri në to, dhe nuk tregonin diçka relevante. Ata ishin thjesht për tu lexuar nga njerëzit”. Autorja u shpreh se kishte përdorur pseudonimin Vine për të eksploruar tema specifike, si evolucioni i moralitetit. Në 1996 ajo zyrtarisht u shpall Baroneshë Rendell e Babergh (Angli).

5 – Anne Rice (Anne Rampling, A.N. Roquelaure)

Anne Rice, ndoshta e njohur më shumë për seritë e saj të librave “Kronikat e Vampirit”, është një tjetër autore e famshme që ka botuar libra nën një emër të rremë. Libri i saj “Dalje në Eden” në 1985 dhe “Belinda” në 1986, u botuan nën emrin Anne Rampling. Të dyja janë novela erotike, ku e para tenton të shpjegojë varësinë seksuale dhe sadomazokizmin. Në vitet ’80, Rice botoi gjithashtu Trilogjinë e Bukuroshes së Fjetur, nën emrin A. N. Roquelaure. Volumet e librave përfshinë Pretendimet e Bukuroshes së Fjetur, Ndëshkimi i Bukuroshes dhe Lirimi i Bukuroshes. Gjithashtu ajo ka botuar novela të tjera erotike që në mënyrë të hapur e vinin theksin në fantazitë dhe historitë pornografike – gjë që mund të shpjegojnë dhe arsyen e përdorimit të pseudonimit. Në një intervistë me Telegraf, Rice u shpreh mbi librat “si një fiksim rinor – apo diçka e tillë”. Por siç Guardian nënvizon, këto novela vazhdojnë t’i sjellin asaj fitime deri në 50 mijë dollarë çdo vit.

6 – Jayne Anne Krentz (Amanda Quick, Jayne Castle)

Novelistja romantike Jayne Anne Krentz, ka botuar libra nën tre emra të ndryshëm, që nga 1979. Siç tregon dhe USA Today, këto emra nënkuptojnë dhe paraqesin tre botë të ndryshme: Jayne Anne Krentz për shkrimet romantike, Amanda Quick për trillimet historike dhe Jayne Castle për trillimet fantashkencore. Por ky nuk ishte plani origjinal i Krentz. “Më besoni, nuk kisha ndërmend të botoja nën tre emra të ndryshëm… Ideja ishte që unë të mbaja emrin që do të ishte më i suksesshëm,” tha ajo për USA Today. Por eventualisht, këto identitete u zhvilluan deri në momentin që ngecën, duke i dhënë hapësirë autores për të zhvilluar skenarë të tipeve të ndryshme. Kjo treshe pseudonimesh mesa duket ka qenë e suksesshme për Krentz pasi ajo ka arritur sukses me të tre zhanerat. Megjithatë, ajo ende shprehet se “Unë nuk ja rekomandoj askujt këtë si një strategji karriere”.

7 – Stephen King (Richard Bachman)

Edhe Stephen King ka shkruajtur nën një emër të rremë. Mbreti i horrorit botoi shtatë novela nën emrin Richard Bachman – i pari u publikua në 1977 – dhe ai shpjegon arsyen e kësaj në faqen e tij të internetit: “E bëra këtë sepse në kohët e hershme të karrierës sime, ishte një besim në biznesin e publikimeve se publiku pranonte vetëm një libër në vit nga një botues i vetëm.” King shpjegon se ideja për të përdorur një pseudonim i erdhi kur ishte në fluturim, ndërkohë që bisedonte në telefon me botuesin e tij. Ai kishte para tij një libër të Richard Stark dhe ndërkohë ë dëgjonte një këngë të grupit Bachman Turner Overdrive. Ai kombinoi të dy emrat dhe kështu lindi Richard Bachman. Kjo lëvizje i dha mundësinë atij që të mund të botonte disa libra në vit. Në 1985, një shitës librarie me emër Steve Broun vuri re ngjashmëritë në stilin e dy autorëve dhe pas disa “hetimeve” ai arriti në përfundimin se ata ishin i njëjti person. Stephen King e konfirmoi atë, dhe, siç vijon historia në përgjithësi, ai deklaroi se Bachman kishte vdekur nga “Kanceri i Pseudonimit.”

8 – Evan Hunter (Ed McBain)

Novelisti Evan Hunter shkroi si në zhanerin e krimit ashtu dhe të fantashkencës, duke përdorur emrin Evan Hunter, Hunt Collins, Curt Cannon, Richard Marsten, D. A. Addams dhe Ted Taine. I lindur me emrin Salvatore Albert Lombino në 1926, ai ndryshoi emrin ligjërisht në Evan Hunter në 1952, por suksesin më të madh të punës së tij ai e arriti nën pseudonimin Ed McBain. Duke filluar që nga 1956, ai e përdori këtë emër për pjesën më të madhe të veprave që shkroi si pjesë të serive të librit “Zona 87”. Në një lajmërim për vdekjen e Hunter, që vdiq nga kanceri në moshën 78 vjeçare, The New York Times shpjegoi se Hunter e kishte ndërruar emrin e tij të lindjes, emër italian, për shkak të paragjykimeve që i bëheshin autorëve me emër të huaj. “Nëse ti je Italian – amerikan, atëherë ti nuk konsiderohesh person i aftë,” tha ai në 1981. Ai kishte shtuar gjithashtu se emrat e Ed McBain dhe Evan Hunter ishin mbajtur shumë të ndarë “për të shmangur konfuzionin apo shokun që lexuesit e librave “seriozë” të Evan Hunter mund të përjetonin pasi të lexonin librat e “dhunshëm, agresivë dhe të përgjakshëm” të Ed McBain.”

9 – Louisa May Alcott (A.M. Barnard)

E njohur më së shumti për novelën e Gruaja e Vogël – e botuar nën emrin e saj origjinal – Louisa May Alcott, ka shkruar gjithashtu dhe në zhanerin e trillimeve nën pseudonimin hermafrodit A. M. Barnard. Historianja Leona Rostenberg zbuloi për herë të parë këtë autor të panjohur, ndërkohë që kërkonte në Librarinë Houghton në Harvard. Rostenberg gjeti një koleksion letrash të drejtuara Alcott, nga një grup botuesish nga Bostoni. Këto letra, të shkruara në 1865 dhe 1866, nxorrën në pah pseudonimin, sëbashku me emrin e vendit ku puna e saj ishte botuar dhe me titujt e tre narracioneve sensacionale të Alcott. Rostenberg dhe kolegët e saj historian, sëbashku me botuesin Madeleine B. Stern, që gjithashtu kishin kërkuar mbi Alcott, nxorën në dritë zbulimin në 1970, kur ata botuan disa nga veprat e saj më pak të njohura.

10 – Charlotte, Emily and Anne Brontë (Currer, Ellis, and Acton Bell)

Ndërkohë që shumë autorë bashkëkohorë kanë përdorur pseudonime për arsye të ndryshme kreative, motrat Brontë e bënë këtë nga nevoja. Në shek XIX në Angli, gratë nuk lejoheshin të botonin, dhe për këtë arsye motrat adaptuan pseudonimet mashkullore Currer, Ekkis dhe Acton Bell, secila duke patur inicialen e tyre të emrit. Në Maj të 1846, ato botuan antologjinë e parë me poema, duke përdorur këto emra. Edhe pse kjo punë nuk ishte shumë e suksesshme, disa nga punimet dhe librat më të shitura të tyre janë publikuar nën këto emra. Në 1848, Charlotte dhe Anne udhëtuan drejt Londrës që të takoheshin përballë me botuesit e tyre, duke treguar përfundimisht se në të vërtetë ato ishin femra.

Tags: AutorëLetersiPseudonimeShkrimtaret
Previous Post

13 ditët e mrekullisë së revolucionit hungarez të 23 Tetorit 1956, ngjarja historike që nisi ndryshimin e botës

Next Post

E vërteta e ditës së Pavarësisë së Shqipërisë sipas Eqrem bej Vlorës në librin “Kujtime”

Next Post

E vërteta e ditës së Pavarësisë së Shqipërisë sipas Eqrem bej Vlorës në librin “Kujtime”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj