Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Giacomo Girolamo Casanova, lavdia dehëse e kryemjeshtrit të mashtrimit dhe shpërbërja e trishtë e mitit të epshit

June 5, 2025
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
267
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

“Jetova si filozof, po vdes si i krishter” – Epilogu i një shpirti që digjej nga dëshira

Më 4 qershor 1798, në mjediset e qeta të kështjellës Dux në Bohemi, u shua Giacomo Girolamo Casanova – një nga figurat më të ndërlikuara, më të magjishme dhe më të damkosura të shekullit XVIII. Fjalët e fundit të tij ishin një epitaf shpirtëror: “Jetova si filozof dhe po vdes si i krishter.” Ky nuk ishte vetëm një përmbyllje, por një sintezë dramatike e ekzistencës së tij, një rrëfim tërheqës i përballjes së jetës me përjetësinë.

I lindur më 2 prill 1725 në Venecie, në një qytet që vetë ngjan me një mashtrim të bukur të realitetit, Casanova ishte i pari i gjashtë fëmijëve të aktorëve Zanetta Farussi dhe Gaetano Giuseppe Casanova. Teatri, maska dhe joshja e skenës do të bëheshin pjesë thelbësore e ADN-së së tij shpirtërore.

Kazanova ishte më shumë sesa një legjendë e shtratit. Ai ishte filozof dhe mistik, alkimist dhe diplomat, prift dhe spiun, ushtarak dhe shkrimtar, por mbi të gjitha ishte një aventurier i përhershëm në kërkim të një kuptimi për jetën — nëpërmjet trupit, mendjes, shpirtit, kënaqësisë dhe dijes. Ai ishte një predikues i dashurisë si akt i sublimuar, një besimtar në kultin e bukurisë së femrës, një udhëtar që e shihte botën si një trup të përbashkët të epshit dhe shpresës.

Por vitet e fundit të jetës ishin të trishtat. I përjashtuar nga rrathët e dikurshëm të shfrenimit dhe pasionit, i dëbuar nga Venecia si një Adam i mëkatuar nga një Eden i mishit, Casanova u përball me një vetmi poshtëruese. Tashmë një trup i drobitur, një mendje e skuqur nga kujtimet dhe një shpirt i çuditur përballë vdekjes, ai u vendos si bibliotekar në kështjellën Waldstein. Dhe pikërisht aty, në një vetmi të rrëmuar nga kujtimet, filloi të shkruante “Kujtimet” – veprën që do ta pavdekësonte.

Ai që dikur ngjante me një magjistar të pasioneve, në mbyllje të jetës u bë një kronikan i dhimbshëm i një kohe që nuk i përkiste më. Sprovat fizike i qenë shuar, por nuk kishin perënduar zjarrmisht në kujtesën e tij. Dhe në vend të një pendimi të ngjyer në moral, Casanova i përqafoi kujtimet si një fëmijë që ngjesh lodrën e fundit. Ai nuk kërkoi falje, nuk lypi mëshirë — por dëshmoi se njeriu mund të jetojë mes pasionit dhe mendimit, mes epshit dhe filozofisë, mes dëshirës për trup dhe kërkesës për përjetësi.

Në atë kohë, Evropa ziente në ethet e ndërrimit të epokave. Revolucioni Francez kishte tronditur themelet e botës së vjetër. Humanizmi, iluminizmi dhe frimasoneria përfaqësonin linjat e mëdha të mendimit, ku Casanova ishte më shumë se një spektator. Ai mori pjesë si mason i lozhave të Lionit, si rosikrucian, si bashkëbisedues i Voltaire-it, d’Alembert-it dhe Rousseau-së, si mik i Franklin-it dhe Saint-Germain-it. Ai njohu mbretër dhe perandorë, ndër ta Xhorxhin III, Luigjin XV, Frederikun e Madh, Katerinën e Madhe, Papa Klementin XIII dhe shumë të tjerë.

Pati miqësi me Gëten dhe Mozartin. E pati joshur tregtia, kumari, politika, alkimia. Hapi edhe një fabrikë tekstili në Amsterdam, që u kthye në një harem personal deri në rënien financiare dhe falimentimin.

Por ajo që do ta përjetësojë është mënyra si ai e trajtoi dashurinë. Për të, dashuria nuk ishte thjesht ndjenjë, por një fuqi kozmike, një Zot i heshtur që flet në gjuhën e mishit dhe mallkimit. “Dashuria është një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë!”, – shkruante ai. Dhe shtonte me një thellësi të tronditshme: “Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!”

Ky ishte Casanova – një shenjtor i mëkatit, një apostull i dëshirës, një fëmijë i rrënuar nga bukuria e jetës, por që nuk pranoi kurrë ta përbuzë. Ai mbeti besnik i vetes deri në fund, edhe kur ajo vetvete ishte thyer në qindra copa të kundërta.

Në moshën 73-vjeçare, një vit pasi Republika e Venecies ishte rrëzuar nga Napoleon Bonaparti, Casanova mbylli sytë në një botë që po harronte se çfarë ishte ndjenja, shpirti, epshi dhe mendimi i lirë. Por kujtimet e tij – me gjithë dritën, hijen, të vërtetën dhe trillimin – mbeten një testament i rrallë i një njeriu që guxoi të jetojë gjithçka.

Tags: 2 prill 1725Giacomo Giralomo CasanovaQershor 1798VeneciaXhakomo Kazanova
Previous Post

“Qershori flakërues”, një qasje e joshjes klasike të Sir Frederic Leighton

Next Post

Praktikat dentare të Egjiptit të Lashtë si testament i shpikjes njerëzore

Next Post
Praktikat dentare të Egjiptit të Lashtë si testament i shpikjes njerëzore

Praktikat dentare të Egjiptit të Lashtë si testament i shpikjes njerëzore

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj