Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Edhe një herë për “Kulturën e urrejtjes” dhe injorimin e tolerancës si mjet komunikimi

May 30, 2019
in Psikologji, Të përzgjedhurat
38
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kaq urrejtje dhe sa shumë vuajtje. Frika nga drita më keq se djalli nga temiani. Pasione shtazarake dhe vulgaritet për të dashuruar me trup e me shpirt, me mendje e me zemër. Lumturia, një maskë e çjerrë nga hipokrizia dhe boshi. Shtirje, shumë fallsitet dhe gjithçka fasad. Paniku i nevojës për të fshehur gjithçka tonën, edhe fytyrën, tregon se ne vuajmë më shumë se sa lëngojmë. Teprimi në gjithçka dhe me çdo çmim, për të shitur atë çfarë nuk është i interesuar ta blejë askush. Ngulmi përtej caqeve të mundesisë për të sprovuar veten, jo si një provë e asaj që ne i bëjmë ballë, se sa si një domosdoshmëri për të sfiduar në një rivalitet të pashpallur. Për ta, askush dhe asgjë nuk vlen më shumë, se gjëja që ata kanë, ajo që ata ofrojnë, ajo për të cilën ata përpiqen.
Po të ndjekësh me vëmëndje komunikimin; në ambiente publike dhe private, në studio televizive e debate personale, përfshirje interesimi online të temave të diskutueshme, nuk do ta kesh të vështirë të pikasësh një tension të lartë dhe gjaknxehtësi alarmuese, humbje të ekuilibrit dhe shterrim të skajshëm të të drejtës së gjykimit, përmes arsyes së argumenteve. Kjo jo vetëm për shkak të hendeqeve të thella të formimit, mungesës elementare të informacionit, mangësisë së përditësimit të dijeve, molepsjes prej një përvoje folklorike, padurimit të ndërkryer, por kryesisht si pasojë e shndërrimit të çdo momenti tensioni në një mundësi shpërthimi, shfrimi, nxjerrje të asaj që kohëpaskohja e ka akumuluar.
Asgjë nuk i vë fre askujt; të sulmojë, të fyej, të shaj e të mallkojë. Secili me gjuhën dhe fjalorin e tij vetjak, me pelin dhe helmin, me baltë e jashtëqitje, të hidhet përsipër, të vë thonjtë në fyt, e ashtu i çakërdisur dhe me sytë që flakërijnë si një bishe prehistorike, kërkon që mbi të drejtën tënde të ngre tempullin e të drejtës së tij. Më të përmbajturit, ata më finokët, më të rafinuarit dhe më djallëzorët, por jo më pak të molepsur nga demoni i urrejtjes, përdorin sarkazëm dhe ironi, eufemizma e batuta bajate, që manifestojnë jo oponencën por kundërshtinë, jo diversitetin e mendimit, por denigrimin e komunikimit. Ata, dukshëm nuk thërrasin asnjë vullnetmirje brenda vetes, për të vënë inatet nën fre, e mëritë nën hyqëm. Përkundrazi, si ai insekti që gjurmon zjarrin, ata nxitojnë të jenë të parët në gostinë e argamedonit. Ndoshta jo dhe aq për tu ndeshur se sa për të rrëmbyer të drejtë, pikërisht atë që sipas tyre i është mohuar me të padrejtë.

Ndërsa flasim për kulturën e urrejtjes si për një të keqe që skllavëron dhe nënshtron me përdhunë dhe poshtërim, pak gjas mëkojmë për shpëtim. Nëse njëmendemi se kultura e urrejtjes është pjellë e injorancës, ku mund t’i kadegorizojmë; fyerjen, përçmimin, banalitetin, shfaqja e të cilave e ushqen këtë urrejtjen siç mbarështon të keqen ajo “elitë”, e cila mendon se mjeti i vetëm për të sunduar është injorimi, mashtrimi, abuzimi, shpresëvrarja.

Pse?!

Tags: Albert VatajEdukaKrimiNeurozatPatologjitePsikikaPsikologjiaSemundjetShoqeriaSjelljet
Previous Post

Një kujtesë për Helen Hyde, japoneze-amerikanen e shquar pikturës së stampuar

Next Post

Vetëfotografimi si vetëkënaqësi e një lumturie të vrashtë dhe një neurozë kërcënuese e shëndetit psikik

Next Post

Vetëfotografimi si vetëkënaqësi e një lumturie të vrashtë dhe një neurozë kërcënuese e shëndetit psikik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj