Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Nga antikiteti deri në modernitet, përmbledhtazi historia e gjoksmbajtësve dhe ndryshimi i perceptimit të shoqërisë

May 28, 2019
in Qytetërim
419
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sytjena është një aksesor i veshjeve intime të femrave, si e tillë ajo, si çdo gjë tjetër që ka ardhur të pasurojë cilësisht jetën, ka historinë e saj, ka origjinën dhe rrjedhimit periudhat e evoluimit specifik. Edhe pse historia e sytjenave daton 4500 vite më parë, pretendohet se ky aksesor i veshjeve intime të femrave është shpikur nga një amerikan i quajtur Otto Titzling. Ai sigurisht që pati një rol thelbësor në dizejnimin e këtij aksesori, por gruaja, në kujdesin e saj të vazhdueshëm për përformancë sa më të mirë, ka përvetësuar që në antikitet ekuivalentin e sytjenave në jetën e përditshme, kryesisht gjatë ceremonialeve dhe daljeve publike. Arkeologot, por edhe artefaktet e ndryshme, kryesisht mozaik, vizatimet, kanë dëshmuar mbi ekzistencën e një tipi gjoksmbajtëse.

Një cohë e hollë liri që rrethonte gjoksin e femrës, u përdor në ishullin e Kretës rreth 2500 vite më parë. Dhe vijon kjo tendencë më gratë romake të po të njëjtes periudhë dhe asaj të mëvonshme.  Kjo mënyrë e shtërngimit të gjoksit rendi pothuajse e pandryshuar për një kohë relativisht të gjatë. Dizejnimet e para patën shprehi interesin në kohën e mesjetës. Femrat e shoqërisë së lartë e shtuan interesin për një manifestim më joshës të kësaj veshjeje.

Kjo rrekje rendi për vite të tëra, deri në vitin 1850 kur në Shtetet e Bashkuara, u mor patenta e parë për një veshje të ngjashme me sytjenat. Korset, të cilat mesjeta i dha një rëndësi prioritare për gratë e oborrit, nuk u përdorën në industrinë e veshjeve për rreth 10 vjet.

Është viti 1860, korsete janë kthyer në modë. Deformimi që sjell ky aksesor në shpinë, gjithashtu edhe në organe, shkakton polemika për kërcënimin serioz të shëndetit.

Në vitin 1875, dizejnuesja, Susan Taylor Converse ka prodhuar një veshje të quajtur “Union Under-Flannel” e përbërë prej një pëlhure leshi. Veshja e cila kishte një strukturë të ngurtë, me piskatore ose me rripa pa shirita, ishte pak më ndryshe nga shembujt e mëparshëm. Prodhuesit e veshjeve, George Frost dhe George Phelps e patentuan këtë veshje.

Një hop cilësor vjen në vitin 1889, kohë kur prodhuesi i korseve, Herminie Cadolle, prodhoi një veshje të quajtur “Bien-être ê”. Pra bëhet fjalë për mbështetëse e gjoksit nga shpatullat, në vend të atyre që i shtypin gjinjtë, si një korse tradicionale.

Në vitin 1893, Marie Tucek ka patentuar Breast Supporter. Kjo veshje është shumë e ngjashme me sytjenat e sotme në shumicën e elementeve të saj përbërës dhe dizejnimit.

Revista e famshme “Vogue” më 1907 shkruan për herë të parë për këtë aksesor intim. Më 1912, krijuesi i veshjes Otto Titzling, dezejnoi një palë sytjena të bëshme për këngëtarin, Swanhilda Olafsen, e cila jetoi me Otto në të njëjtin apartament në Nju Jork. Ky hop, mbeti aty, pa mundur të merrte patentë për këtë dizejnim, duke humbur kështu mundësinë të ishte shpikësi i tyre. Viti 1913, patentohet një projektim i sytjenës së lëmuar nga Mary Phelps Jacob, i cili përdori mëndaf të hollë dhe një fjongo.

Vitet 1914-1918, me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, gratë duhet të bashkoheshin me fuqinë punëtore. Shumë gra filluan të punonin në fabrika dhe të mbanin uniforma të punës, kjo situatë shkaktoi probleme në përdorimin e korses.

Ishte viti 1917 kur bordi i Industrisë së Luftës së SHBA-ve kërkoi pezullimin e përdorimit të korseve për të reduktuar konsumin e metaleve që përdoreshin për prodhimin e këtij aksesori. Burime të kohës vërtetojnë se, si rezultat i përpjekjeve për të ndaluar industrinë e kësaj veshjeje, janë kursyer plot 28 mijë tonë metal.

Kjo situatë rendi e kësisojtë deri në vitin 1928, kur emigrantja ruse, Ida Rosenthal dhe burri i saj William duke iu referuar formës së gjoksit të vajzave të tyre vendosën themelet për krijimin e madhësive të sytjenave.

Në vitin 1930, tashmë bota femërore është e gjitha e veshur me gjoksmbajtëse. Po atë vitit, Warner prodhoi sytjenat e parë elastike, të cilat mund të përputhen me formën trupore të grave. Kjo industri përdori e para edhe madhësinë nga A në D, hap i cili daton në vitin 1935. Pesë vite më vonë, sutjenave ju shtua një mbushje. Më 1941-1945, materialet tradicionale të kësaj ndërrese, si pambuku, goma, mëndafshi dhe çeliku, u zëvendësuan me pëlhurë sintetike.

Bikini i parë u prezantua në Paris më 1946, duke sjellë ndryshume themelore të kësaj veshje. Po atë vit u prezantua veshja e një bikini për herë të parë në hapësirën publik, plazh. Vitet dhe teknologjia erdhën kështu duke e pasuruar këtë askesor të veshjes intime të grave me elementë të funksionalitetit dhe estetikës, dizajnit dhe kolorit.

Viti 1950 e këndej nuk bëhet më fjalë për kthim pas. Larmisë së veshjeve iu shtua gjoksmbajtësi.  Në vitet 1970, sutja u paraqit në podium të modës dhe u bë një element i rëndësishëm i trendit të veshjeve.

Si gjithnjë, bota nuk mund të pajtohej me apatinë. Asaj i duhej një nxitës, një hop zhvillues i ngjarjeve ku tashmë objekt është pikërisht kjo veshje e femrave. Kjo ndërresë intime është bërë shkak edhe reagimeve publike me shtysë në lëvizjet feministe. Gratë kanë protestuar ndaj kodeve detyruese të veshjes në shkolla dhe vende pune, ku kërkojnë që gratë të veshin rroba mbështetëse. Që në fillim të vitit 1873, Elizabeth Stuart Phelps mbrojti gratë duke u kërkuar atyre të djegin korsetë. Kjo u pasqyrua në vitin 1968 në protestën e organizuar gjatë vizitës së Miss Amerika, kur gratë simbolikisht hodhën një numër produktesh femërore në një kavanoz të madh. Gjithsesi ajo mbetet një veshje që e mbajnë 83% e femrave, kjo është pak a shumë edhe historia e kësaj veshje.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajAntikitetiFemraGrateIndustiraIntimeModaModernitetiProgresiSeksiSytjenaVeshjaveshje
Previous Post

Misteri i kafkave me vrimë. Bëhet fjalë për kirurgjinë e trurit apo një lloj rituali të njerëzve të lashtësisë?

Next Post

Gegë Marubi i fundit i yjësisë “Marubi” që la një emër dhe dha një vepër monumentale të kujtesës

Next Post
Gegë Marubi i fundit i yjësisë “Marubi” që la një emër dhe dha një vepër monumentale të kujtesës

Gegë Marubi i fundit i yjësisë "Marubi" që la një emër dhe dha një vepër monumentale të kujtesës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj