Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Gegë Marubi i fundit i yjësisë “Marubi” që la një emër dhe dha një vepër monumentale të kujtesës

May 28, 2020
in Figura të ndrituna, Të përzgjedhurat
Gegë Marubi i fundit i yjësisë “Marubi” që la një emër dhe dha një vepër monumentale të kujtesës
187
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Në historinë e qytetit të Shkodrës, emra dhe personalitete, kontributorë dhe zelltarë të devocioneve krijuese, i blatuan memories së brezave gjithçka që patën më të shtrenjtë në shenjtërinë e pasionit të tyre. Shkodra dhe brezat e kanë vlerësuar dhe janë krenuar nga kjo pasuri, i kanë qenë mirënjohës këtij përkushtimi dhe e kanë lartësuar me shndërrimin në altar të testamentit krenues që mbrujtën ata me mish e me shpirtë, me zemër e me zjarr, me pasion e me vetëflijim. Njëri ndër ta, ndër ata që Shkodra dhe Shqipëria u mburr që i pati buj dhe etër, ishte Gegë Marubi, caku i mbramë i rrugëtimit të dinastisë së shumënjohur “Marubi”.
Më 28 maji 1984, në moshën 77-vjeçare u shua në qytetin e lindjes, Shkodër, Gegë Marubi, i mbrami i dinastisë Marubi, filli mbarues i një kontributi që pasuroi vlerat tona shpirtërore dhe kontribuoi që nëpërmjet artit dhe mjeshtërisë të fotografisë të konservonte në memuarin e kohës gjithë atë ansambël vlerash, personalitetesh, ngjarjesh dhe datimesh historike, që sot flasin dhe tregojnë të vërtetën nëpërmjet imazhit që fiksoi aparati i këtij virtuoziteti.
Me shuarjen e Gegë Marubit u fik edhe zjarri i fundit i yllësisë fotografike me emër e famë botërore Marubi, por u shtua vlera e fondit fotografik mbinjëshekullor. Ai çdo ditë e më tepër bëhet i pranishëm dhe i dobishëm për botën kulturore dhe shkencore të shqiptarëve në të gjitha trevat ku ata banojnë. E, një pjesë e madhe e këtij fondi, është fryt i mendjes dhe dorës së Gegë Marubit. Duke jetuar deri vonë, më 1984 kuptohet se në Shkodër kujtimet më të gjalla dhe respektin më të madh njerëzit e ruajnë për Gegë Marubin, të fundmin e dinastisë së fotografëve artistë. Zotni Gega, qe njeri i madh, thonë shkodranët të cilit i patën atribuuar gjithmonë epitetin e zotnisë edhe atëherë kur duhej të ishe shok.
Gegë Marubi u lind në Shkodër më 20 maj 1907. Ishte më i madhi fëmijë të Kel Marubit, nxënësit të Pjetro Marubit. Ai pati privilegjin dhe përgjegjësinë të ishte pasuesi i një dinastie të zëshme dhe një vijues i një fame të merituar përmes një punë dhe kontributi të pamatë, të mjeshtrit të madh të të atit.
Kur themi fotografia shqiptare, nënkuptojmë Dinastinë Marubi, që filloi me Pjetër Marubin, në mesin e dytë të shekullit XIX, vazhdoi me Kel Marubin dhe u mbyll me Gegë Marubin, më 1984-ën. I rritur mes artit fotografik, i pajisur me një kulturë evropiane, i specializuar në artin e fotografisë moderne. Vazhdues i denjë i kësaj dinastie. Merita e të mbramit të fotografisë shkodrane është puna arkivuese e një fondi të pasur dhe një historie 120-vjeçare.Një meritë e pamohueshme të këtij pinjolli të Marubëve është edhe roli që ai dha në pasurimin e jetës qytetare me kinemanë. Ai ka qenë i pari në Shkodër por edhe në Ballkan që ka sjellë në qendër të qytetit kinemanë. Gjithashtu ai ishte i pari që projektoi filmin në një sallë në Shkodër, që u quajt kinemaja e qytetit. Gjatë viteve ‘20-‘30, krahas fotografisë, kinemaja u kthye në një pasion të dytë për të.
Gegë Marubi, ndryshe nga dy paraardhësit e fotografisë së kësaj yjësie, ai ishte edhe një veprimtar dhe atdhetar i përkushtuar i interesave të larta. Deri në frymën e fundit, për shkodranët, ai do të ishte “Zotni Gega”, një zotëri dhe një vlerë e finsikërisë që i la këtij qyteti, më shumë se vepër që mbeti krenuese atëditë e sot, edhe nderin, dinjitetin dhe mirësinë.

Tags: Albert VatajFotografiFotografiaFototekaGegë MarubiHistoriKel MarubiMarubiPjetër MarubiShkoderShqiperi
Previous Post

Nga antikiteti deri në modernitet, përmbledhtazi historia e gjoksmbajtësve dhe ndryshimi i perceptimit të shoqërisë

Next Post

Çfarë shkruan Adolf Hitler në letrën e tij drejtuar marshallit, Ferdinand Shërner, më 24 Prill 1945, gjashtë ditë para se të vetëvritej?

Next Post

Çfarë shkruan Adolf Hitler në letrën e tij drejtuar marshallit, Ferdinand Shërner, më 24 Prill 1945, gjashtë ditë para se të vetëvritej?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj