Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Monica Bellucci, gruaja e suksesshme e kinemasë dhe modës, bukuria që çmend, ngasësja e demonit prej llave të meshkujve

September 30, 2022
in Figura të ndrituna, Profil
464
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ajo nuk është më e bukura prej të gjithë grave, por ajo mbetet më joshësja, më ngasësja prej të gjithave. Diçka prej hiri mistik rrezaton prej saj, syve, buzëve, trupit. Ajo dukshëm ka diçka brenda vetes kaq të sofistikuar dhe kaq joshëse. Nuk janë vetëm fotografët, kamerat dhe truket e imzhit ato që e ndezin me kaq epsh dhe ngasje femrën tek ajo. Natyra shpesh ka arsye të na befasojë, dhe me Monica Bellucci, ajo ka treguar se sa e përzemërt dhe bujare është, se sa e pakursyer dhe sa shpërblyese tregohet ajo.
Ajo nuk e pretendon të mbajë në duar pishtarin prej zjarri që kërcënon botën e meshkujve, por sharmi, finesa, eleganca dhe ajo cohë e hollë hiri që rrezatonte në të perëndishmen e saj prej miti të bukurisë ende shkëlqen, ndoshta jo me të njëjtin intensitet, por me të njëjtat valë të nxehta.


Monica Anna Maria Bellucci u lind më 30 shtator 1964 në fshatin italian të Città di Castello, Umbria, i vetmi fëmijë i Brunella Briganti dhe Pasquale Bellucci. Ajo është njëra nga ikonat e kinematografisë europiane, italo-francezen me linja të rrumbullta e ëndërrimtare. Konsiderohet si një ndër gratë më seksi në botë. Edhe pse nuk është shumë e famshme jashtë Italisë dhe Francës, Monicca është shumë e njohur në këto dy vende dhe gëzon tashmë statusin e një ikone. Por është një ikonë shumë mesdhetare që nuk i ngjan nga dukja aspak femrave tejet të holla të Hollivudit, madje edhe atyre të vetë kinemasë franceze.
Për sa i takon sekreteve të bukurisë, Monicca thotë se nuk ka asnjë syresh. “Bukuria duhet të të burojë nga brenda. Nëse nuk ndihesh bukur në shpirt, nuk mund të rrezatosh. Është shumë e rëndësishme se si ndihesh. Nëse nuk ndihesh mirë, nuk mund të dukesh bukur dhe anasjelltas”. Monicca pa dyshim që kishte buzët më të bukura në industrinë kinematografike dhe kjo ka bërë që “Dior” ta përzgjidhte për reklamën e tij.
Ende ajo është aty në botën e kinemasë dhe modelimit, po kaq tërheqëse dhe po kaq joshëse, ndonëse me goxha vite, që për të janë vetëm numër. Ajo që veçon këtë mrekulli të krijimit, hirit dhe sharmit është edhe thjeshtësia, modestia dhe një jetë përgjithësisht e tërhequr nga llamburitjet verbuese e botës së showbizit.
Në një prononcim ajo mësohet të jetë shprehur se “Nuk do të doja kurrsesi që të isha sot 20 vjeçe. Më besoni, jam shumë më e lumtur tani, se në atë moshë. Në jetë bën një rrugëtim përmes së cilit zbulon se kush je në të vërtetë, kush do të jesh dhe kush bëhesh në fund të fundit. Fillimi i rrugës është i vështirë, sepse e njohim shumë pak veten tonë dhe reagimin që sjellim te të tjerët, por me kalimin e kohës ky raport ndreqet e si pasojë edhe jeta e njerëzve rreth teje ndryshon”
Duke vijuar ajo shton se “Jam në një fazë të jetës sime kur nuk para më pëlqen që të dal shumë. Ndihem mirë brenda mureve të shtëpisë. Më janë mërzitur vendet kur rrethohesh vazhdimisht nga njerëz që pinë duhan, apo alkool. Nuk më intereson shumë që të shkoj nëpër premiera filmash apo nëpër mbrëmje gala”. Prova e zjarrit të një gruaje të bukur është se sa ajo e meriton shenjtërimin e nënës në vetvete. Kur ajo rriste bijën e saj Deva, sot 14 vjeçe, kujton: “Nuk kam vënë gjumë në sy dy vitet e para të jetës së Deva-s. E kam ushqyer me gji për 9 muaj dhe kam shijuar çdo moment të të qenit nënë. Nuk më bëjnë përshtypje sakrificat, sepse përmes tyre mëson se çfarë do të thotë të jesh nënë”.
Pas ndarjes me aktorin Vincent Cassel më 2013, ajo ka prezantuar në publik gjatë Javës së Modës në Paris më 5 mars 2019 romancën e re me 36-vjeçarin, Nicolas Lefebvre, një artist bashkëkohor, një skulptor parisien, baba i një vajze 8-vjeçare.

Për sa i përket profesionit, Monicca ka dashur gjithmonë të bëjë aktoren. Kur ishte e vogël, mahnitej pas aktoreve të bukura italiane, që bënë epokë në vitet ‘50, ‘60, ‘70 dhe ëndërronte një ditë të bëhej si ato. Por ndërkohë jetonte në një fshat të vogël në Umbria dhe fshati i saj ishte shumë larg nga vendet ku ndodhnin mrekullitë kinematografike. Në ato vite të hershme, rruga drejt kinemasë asaj i dukej po aq e pamundur sa edhe vetë vajtja në Hënë. Ndoshta, avokatia do të kishte qenë profesioni i duhur për një vajzë nga provinca, e cila donte të çante në jetë. Kur ishte në Universitetin e Peruxhias, një miku i saj e çoi në disa agjenci modelesh në Milano. Aty, kur e panë, e dalluan menjëherë që ishte e duhur për të vazhduar rrugën e modeles. Për Monicca-n, ky ishte një moment i lumtur ikjeje nga një botë në një tjetër, në botën e ëndrrave. Kjo edhe pse fillimisht, modelingu asaj nuk i pëlqente si profesion, veçse ndërkohë i duheshin para për shkollën. “Me kalimin e kohës nisa të udhëtoj shumë nëpër botë dhe kështu i lashë studimet”. Kur sheh pas në të shkuarën, ajo mendon se avokatia do të kishte qenë shumë e mërzitshme për një tip si ajo. Dikur mendonte se mund të punonte në një zyrë gjatë gjithë kohës, por më pas, kur nisi udhëtimet, e kuptoi me të vërtetë se çfarë donte të bënte. “Nuk mund të vazhdoja punën dhe shkollën njëherazi dhe më duhej të bëja një zgjedhje, e falë saj jam sot këtu”.


Për sa i përket pushimeve, shijet e saj janë të thjeshta. Nuk preferon vendet e VIP-ave, por i pëlqen që të shëtisë në plazhe të zakonshme në praninë e njerëzve të zakonshëm. Por kjo aktore, pavarësisht gjithë jetës që bën sa në një vend në tjetrin, në thelb ndihet italiane. “Unë jam shumë italiane në gjithçka. Vij nga një familje e madhe e fuqishme. Të gjithë kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe na pëlqen që të takohemi shpesh e të kalojmë kohën së bashku. Dhe sigurisht, duke qenë italiane, është e kuptueshme edhe dashuria që kam për ushqimin. Më pëlqen të ha çdo lloj gjëje, por veçanërisht dhe natyrshëm jam e lidhur me ushqimin italian. Pjata ime e preferuar janë makaronat dhe djathi parmixhano”.
Monica nuk ngjan fare me aktoret e Hollivudit, që e lënë veten të vdesin urie për hir të ruajtjes së linjave. “Nëse më duhet të luaj ndonjë rol për të cilin kërkohet që të humbas peshë, atëherë ushqehem me peshk, mish, zarzavate dhe humbas menjëherë. Por ka raste, kur roli më kërkon që të jem më e mbushur dhe më e plotë dhe mua më pëlqejnë shumë këto role. Nuk para më pëlqen sporti dhe palestrat dhe kur e vë re se jam mbushur më shumë se ç’duhet, atëherë vishem me të zeza dhe kështu nuk bie në sy”.
Gjatë këtij parakalimi njohës të jetës së kësaj aktoreje, modeleje dhe nëne të përkushtuar ne pikasim atë që e lartëson përmbi shumë të tjera femra të kinemasë dhe pasarelave. Ajo është krejt ndryshe nga vajza dhe gra që keqpërdorin në mënyrën më të përbindshme bukurinë e tyre me jetën e shpenguar, qejfet pa fre konsumin e pijeve dhe substancave narkotike. Ajo është një bukuri mesdhetare dhe një grua sa e bukur aq dhe thjeshtë, sa e talentuar aq dhe e suksesshme, një model i femrës që gjithçka që ka arritur e ka merituar.
Monica Bellucci është ajo bukuri që burojnë nga shpirti, ai hire që reflektojnë diellin që shkëlqen thellë brenda saj. Ky është një privilegj i asaj mirënjohjeje që për të është besim, besim në fatin e parathënë të jenë bukuri të përjetshme, vetë mrekullia e krijimit sipas shëmbëlltyrës së vullnetit të lartë.

Tags: AktorjaAlbert VatajBukuriaFinesaItalianeKlasiModeljaMonica BellucciSeksiSharmi
Previous Post

Rembrandt, piktori që u dashurua me autoportretet ashtu si me shpërthimin nga terri të ngjyrave dhe dritës së beftë

Next Post

“Shkëputja nga Kryqi”, pikëllimi biblik në një nga kryeveprat e Rogier van der Weyden

Next Post

"Shkëputja nga Kryqi", pikëllimi biblik në një nga kryeveprat e Rogier van der Weyden

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj