Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Ngadhënjyesi “i mashtrimeve filozofike”, Devid Hume: E vetmja gjë që dimë është mosdituria jonë e themeltë  

April 26, 2019
in Filozofi, Të përzgjedhurat
105
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Më 26 prill 1711 u lind filozofi skocez, Devid Hume. Ndalon jeta e këtij mendimtari më 25 gusht të vitit 1776. I qartë dhe i kristalitë, kundërshtar i paepur dhe ngadhënjyes «i mashtrimeve filozofike» dhe i të vërtetave pedante. Me vizionin e tij, si analitik i dorës së parë, depërtoi me të menduarit e vet të vetvetishmen dhe pa përfillje deri te konsekuencat e mundshme që i ofroi pozita e filozofisë empirist. Me gjithë këtë mprehtësi të jashtëzakonshme dhe origjinalitetin cilësor të mendimeve, sipas fjalëve të tij – një kohë të gjatë ishte lënë aq shumë në heshtje, ishte mënjanuar, sa që nuk arriti të shkaktojë as «murmurisje midis fanatikëve».

Devid Humi duke iu përmbajtur devizës themelore të empirizmit – se forca e frymës qëndron para së gjithash në faktin se lënda e fituar nëpërmjet përvojës, përkatësisht shqisave, bashkon, merr formë të parë ose zvogëlohet sipas ligjeve të asociacionit.

Përveç mohimit të kauzalitetit objektiv, Humi mohon me vendosmëri të qenit e çfarëdo substance, materiale ose shpirtërore. Gjithashtu edhe substanca e perëndisë është e pavërtetueshme, sipas tij. «Në qoftë se i veçojmë të gjitha idetë, do të shohim se kanë dalë nga ndjenjat ose ndijimet. Madje edhe ideja e perëndisë, si qenie jashtëzakonisht inteligjente, e urtë dhe e mirë, përbëhet nga vëzhgimi i veprimtarisë sonë shpirtërore dhe nga shtimi i pakufizuar i këtyre cilësive». Të konstatosh se burimi i religjionit është në fantazinë njerëzore dhe jo në ekzistimin objektiv të perëndisë, ishte mendim mëkatar, të cilin e sulmuan pa mëshirë të gjithë filistinët, fetarët dhe etikanët e mundshëm të asaj kohe.

Në fund të veprës së tij “Hulumtime mbi arsyen njerëzore” ai i hedh në zjarr librat teologjikë dhe metafizikë, ngase nuk mund «të përmbajnë kurrgjë përveç gënjeshtrës dhe mashtrimit». «E vetmja gjë që dimë është mosdituria jonë e themeltë» përfundoi në mënyrë sokratike Devid Humi.

Dhe kështu empiristi, që mendoi në mënyrë konsekuente ta zbatojë parimin e qartësisë së Dekartit, përfundoi në skepticizëm, ashtu si pat filluar me të themeluesi e këtij parimi.

Mirëpo, megjithkëtë, do të ishte gabim sikur ta reduktonim në skepsën gjithërrënuese. Në kuadrin e proble-matikës etike, ai për shembull flet mbi «ndjenjën morale» të sigurt dhe medoemos të nevojshme, e cila konkreti-zohet në simpati dhe aftësi për të pasur dhimbsuri për të tjerët. E mira morale është identike me të dofeishmen, prandaj sipas kësaj teze të vet Hume. deri diku është edhe paraardhës i drejtimit utilitarist në etikë. Por për Devid Humi në përgjithësi, etika dhe estetika «nuk janë objekte të mendjes sa të shijes dhe të ndjenjës». Bukuria dhe vlera konsistojnë në ndjenjën e këndshme; bukuria para së gjithash është kënaqësi, kurse kënaqësia është motiv themelor i gjithë aktivitetit tonë. Në këtë drejtim, arsyeja «duhet të bëhet vetëm skllave e pasioneve dhe kurrë nuk mund të pretendojë se ka të drejtë për çfarëdo pune tjetër përveç që t’u shërbejë dhe t’u nënshtrohet».

Shikuar në tërësi, filozofia e Devid Humi është pa dyshim një zhvil’lim i mëtejshëm i traditës filozofike angleze, me ç’rast përveç peshkopit Berklit nuk duhet harruar as ndikimin e Haçesonit. Ndikimi që bëri në filozofinë e mëvonshme, ishte ndoshta ndikimi më i madh që e bëri ndonjëherë një filozof anglez. Për shembull, Kanti e pranoi këtë me ngurrim. Pavarësisht nga një seri konkluzionesh negative, skeptike, pavarësisht nga konsekuen-cat paradoksale dhe të papranueshme që pasonin nga premisat në esencë të gabuara – siç është për shembull kup-timi pasiv i nocionit të përvojës – çështjet e Hume pa dyshim ishin nxitje për t’u futur më thellë në problemet themelore të filozofisë dhe në këtë kuptim kritik, ndikuan pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm të mendimit njerëzor.

“Traktat për pasion”, i botuar në shqip nga “Plejad”, pjesa e dytë e trilogjisë së famshme, “Traktat për natyrën njerëzore” të Devid Humi, është jo vetëm një nga hulumtimet më të thella filozofike për krenarinë dhe përuljen, për dashurinë dhe urrejtjen, për vullnetin dhe pasionet e drejtpërdrejta, por edhe një nga qasjet më popullore dhe më të kuptueshme për objektet dhe shkaqet e tyre që brishtësia njerëzore mund t’i lejojë ndonjëherë mençurisë dhe virtytit.

Tags: Albert VatajDevid Hume
Previous Post

Shën Gjergji, jeta e martirit të kishës, legjenda dhe e vërteta e një shenjtori që simbolizon triumfin mbi të keqen

Next Post

Franc von Nopça, albanologu që punoi dhe luftoi për kulturën dhe interesat shqiptare

Next Post

Franc von Nopça, albanologu që punoi dhe luftoi për kulturën dhe interesat shqiptare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj