Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Günter Grass, SS-si dhe “heretiku” që ngadhnjeu me Nobel në letërsi, dhe tre arsyet se pse pranohet me rezervë nga gjermanët

October 16, 2023
in Autorë
136
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Pavarësisht se kërkohej një ngulm për të ndarë krijuesin Günter Grass nga ajo çfarë e komprometon atë nga përfshirja me nazizmin, sërish dukej e pamundur kjo skizëm. Sepse vetë ai, dukshëm nguroi të bënte “Mea culpa”. Politikisht shpesh e ka kaluar cakun. Shkrimtari ka shkuar aq shpesh në skaj me subjektet e veta, si në art ashtu edhe në apelin ndaj opinionit, saqë i bënte shumë kundërshtarë politikë të humbisnin durimin, shkruante DW.
Günter Grass u ankua edhe kundër ribashkimit gjerman. Edhe pse ai është deklaruar se “u josha nga rinia hitleriane në vitet e mia të hershme” dhe se ishte “një gabim nga i cili kam ditur që të nxjerr mësim”, ajo që bëri ishte e pamjaftueshme. Një predikues i historisë, që anashkalon historinë e vet, kjo ia prishi shumë reputacionin në një pjesë të opinionit publik. Pa dyshim që Günter Grass me mënyrën e tij autoritare dhe gjithnjë e më kokëfortë në pleqëri ka kontribuar vetë për krijimin e një imazhi të tillë. Pranimi prej tij vonë për përfshirjen në SS ka qenë një gabim i madh dhe ka mbetur një njollë e errët, të cilën nuk mundi t’ia purifikonte Nobeli në letërsi. U kërkua një shkëputje e tij nga e shkuara, por mbetu ai, në një dimension të ri, në atë të krijuesit.

Günter Grass u lind më 16 tetor 1927 Gdanjsk, Poloni  dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 13 prill 2015 Lübeck, Gjermani. Ai ishte shkrimtar gjerman, i cili la gjurmë në letërsinë botërore duke qenë gjithashtu edhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1999.

Që prej publikimit në vitin 1959 të kryeveprës së tij “Tamburi” një sukses planetar i adaptuar në kinema nga Volker Schloendorff, i cili fitoi Palmën e Artë në Kanë dhe çmimin Oscar për filmin më të mirë Gunter Grass nuk ka reshtur të përballë vendin e tij me të kaluarën naziste. Grass ishte njëri prej përfaqësuesve të Grupit ’47, e cila ishte një lëvizje që kontribuoi në rilindjen e Gjermanisë pas epokës së errët të nazizmit. Mes veprave më të njohura, shkruar me një gjuhë të pasur, plot fantazi dhe ironi bëjnë pjesë ”Cat and Mouse”, ”Dog years”, ”The call of the Toad”, ” The Flounder”.

Shkrimtari i njohur nobelist gjerman, Gunter Grass, u nda nga jeta sot në moshën 87-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një klinikë të qytetit Lubek, njoftoi botuesi i tij. Nobelist dhe shkelës tabushë, shkrimtari deri në vdekje mbeti një shpirt që prekte nervin e shoqërisë. Grass një qytetar i angazhuar, konsiderohej edhe si ‘instancë morale’, e ç’është më kryesorja një autor i madh.

I peytur nga një gazetar gjatë një interviste dy vite më parë, se a mund të thoshte nëse i njihni vetes gabime të bëra në jetë? Ai ishte përgjigjur:

Në rastin tim, të gjithë e dinë se unë u josha nga rinia hitleriane në vitet e mia të hershme të rinisë. E kam bërë të ditur një gjë të tillë në shumë libra. Por është një gabim nga i cili kam ditur që të nxjerr mësim.

Günter Grass ka shkruar drama, poezi e kryesisht romane, lista e veprave të tij është e gjatë. Romanet e njohura si “Vite qeni”, apo “anestezi lokale” janë disa prej tyre, ashtu si edhe “Shojëza”, “Miushja”, “Ogurzinjtë” e shumë të tjera. Në to gjithmonë trajtohen raportet e kthesat politike e shoqërore: si p.sh. roli i intelektualëve në kryengritjen e RDGJ-së më 1953, revolta studentore e vitit 1968, luftrat elektorale për zgjedhjet e parlamentare, çështjet e së ardhmes, politika Lindje-Perëndim, mbytja e anijes me refugjatë në Detin Baltik më 1945.

Pajtimi me Poloninë ishte një çështje që shkrimtari i lindur në Gdansk e kishte veçanrisht për zemër. Ndonëse romanet e mëvonshëm historikë nuk e arritën entuziazmin si ai mbi historinë e daullexhiut Oskar Matzerath, ato që të gjithë kanë qenë të sukseshëm – dhe kanë ofruar lëndë për debat tek publiku i inetesuar për letërsinë në mbarë republikën. Disa lexuesve ato u dukeshin disi të vështirë: me shumë politkë dhe pak art.

Günter Grass ishte një talent i shumëanshëm: autor romanesh, lirik, grafist, skulptor e ndonjëherë edhe ilustrues i librave të veta. Ai tërhiqte vëmendjen edhe me ndërhyrjet në politikë – për vite të tëra ai konsiderohej në Gjermani si një lloj ‘instance morale’. Që nga viti 1961 ai angazhohej për partinë socialdemokrate, pa qenë anëtar partie, mbështeti më 1969 Willy Brandt-in në fushatën elektorale, por më vonë u antarësua në parti, e më pas dorëzoi tesrën në sfondin e grindjes për rikonceptimin e së drejtës së azilit.

Por ai mbeti, ai që ishte: një vëzhgues kritik dhe polarizues i kohës, një i majtë i pavarur, i cili me fuqinë e reputacionit që gëzonte ndërhynte me forcën e fjalës duke protestuar kundër dëbimit të kurdëve, për të drejtat e punëtorëve të detyruar të kohës së nacionalsocializmit, për të drejtat e njeriut, për autorët e përndjekur, kundër luftrave, për luftrat e paskëtaj në 2006 iu desh të pranojë, se edhe vet kish gabuar në luftë. Si brenda dhe jashtë vendit ngjalli një debat të zjarrtë publik autobiografia e tij, në të cilën ai përmend antarësinë si 17 vjeçar në njësitë SS. Ndaj reputacionit të integritetit moral ra hija e bashkëfajësisë së mbajtur në heshtje. Grass mllefosej. Papritur ai konsiderohej si hipokrit, pikërisht njeriu, që gjithmonë ishte angazhuar për një transparencë të plotë në raport me të kaluarën nacionalsocialiste të Gjermanisë, shkruan DW.

Në Gjermani Grass është përceptuar së fundi si autor plak, grindavec. Rrëfimi i tij se kishte qenë SS, e dëmtoi imazhin e tij. Vepra nuk iu vlerësua thuajse fare. Gabim, mendon Jochen Kürten.

Është një pyetje interesante, se si do të gjykohej sot për shkrimtarin Günter Grass, sikur ai të kishte qenë pak më i përmbajtur me vërejtjet e tij politike. Dhe për më tepër sikur të kishte folur në një fazë më të hershme për përkatësinë e tij në SS. Ndoshta sot e gjithë Gjermania do të ishte krenare për këtë autor. Krenar për autorin e romanit “Die Blechtrommel”, “Daullja prej teneqeje”, krenar për laureatin e “Nobelit” në letërsi dhe shkrimtarin e rangut botëror.

A është Gjermania ende krenare për Grassin? Edhe pse shkrimtari tani nderohet në shumë nekrologji, shumëkush seç ndjen një pakënaqësi. Ajo ka tri shkaqe.

Dëshira për të provokuar

Së pari: Grass është përplasur shumë shpesh. Politikisht shpesh e ka kaluar cakun. Natyrisht që ishte e drejta e tij. Dhe ndoshta edhe detyra e një autori kritik, i cili shkruante libra në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Por Grass nuk është angazhuar vetëm për socialdemokracinë dhe të drejtat e njeriut, tema, që do t’i pranonin dikur edhe ata, që kishin pikëpamje të tjera politike.

Shkrimtari ka shkuar aq shpesh në skaj me subjektet e veta, si në art ashtu edhe në apelin ndaj opinionit, saqë i bënte shumë kundërshtarë politikë të humbisnin durimin.

Günter Grass u ankua edhe kundër ribashkimit gjerman. Tepër shpejt, thoshte atëherë nga Lybeku. Grass është deklaruar që të mbaheshin fillimisht të dyja shtetet gjermane. Edhe mendimi i Grassit për Izraelin shkaktoi zemeratë, që vendi është luftënxitës dhe rrezikon paqen në botë – për Iranin dhe fuqitë e tjera arabe asnjë fjalë.

Edhe me shprehjet për vizitën e Helmut Kohls në një varrezë të ushtarëve, të cilën e cilësoi si falsifikim të historisë, u bë i papëlqyeshëm. Grass paraqitej si ndërgjegja e kombit. Të paktën shumëkush mendonte kështu. Dhe meqënëse Grass, ishte një natyrë tjetër nga kolegu i tij letrar Heinrich Bëll, me temperament, për të mos thënë i prirur gjithmonë për të provokuar, me fjalimet dhe prezantimet e tij provokone gjysmën e Gjermanisë.

Pranim i vonuar

Së dyti: Kur shkrimtari në tekstin e tij autobiografik “Mbi qërimin e qepës” në vitin 2006 pohoi se në vitet e rinisë ishte bashkuar me SS, dëmi qe i madh. Pikërisht ai predikuesi i ndërgjegjes së pastër, kështu e konsideronin atë shumë njerëz, paska heshtur për të kaluarën e tij, kjo ishte tepër. Që Grass nuk e kishte fshehur këtë anëtarësi, kur ka qenë burgosur nga aleatët amerikanë, dhe e ka pranuar më vonë edhe para kolegëve të tij shkrimtarë, nuk e ndihmoi dot më. Një predikues i historisë, që anashkalon historinë e vet, kjo ia prishi shumë reputacionin në një pjesë të opinionit publik.

Në luftë me kritikën letrare

Arsyeja e tretë, për imazhin e dëmtuar në vendlindje të laueratit me çmimin Nobel në letërsi nuk duhet nënvlerësuar. Grass kishte hyrë që heret në sherr me kritikën letrare në vend. Dhe meqenëse kritiku më me ndikim i Gjermanisë Marcel Reich-Ranicki dhe organi i tij shtëpiak “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, gazeta e cila nga shumë konsiderohet si zëri më i rëndësishëm intelektual i vendit, e kritikonte vazhdimisht, imazhi i shkrimtarit merrte vazhdimisht një ngjyrim negativ. Lëndimet, që u krijuan te të dyja palët, nuk i shëronte dot më asgjë. Gjykimi i Reich-Ranickit dhe i pasuesve të tij ishte se Grassi pas romanit “Blechtrommel” dhe novelës “Macja dhe miu”, si dhe etydit letrar “Takimi në Telgte” nuk kishte krijuar më diçka me rëndësi letrare. Studjuesit e letërsisë dhe shumë ekspertë jashtë vendit kishin tjetër mendim. Por në Gjermani e sundonte Reich-Ranicki opinionin e publikut.

Vështrim në veprën letrare

Pa dyshim që Günter Grass me mënyrën e tij autoritare dhe gjithnjë e më kokëfortë në pleqëri ka kontribuar vetë për krijimin e një imazhi të tillë. Pranimi prej tij vonë për përfshirjen në SS ka qenë një gabim i madh. Megjithatë kjo nuk ndryshon asgjë në faktin, që Günter Grass për dekada me rradhë bënte pjesë te autorët jo të shumtë gjermanë, që lëviznin në nivelin botëror të letërsisë. Shkrimtarë të famshëm si Salman Rushdie, John Irving dhe të tjerë janë frymëzuar nga Grass. Tani që përkujtohet i vdekuri, duhen vështruar në rradhë të parë romanet dhe tregimet, novelat dhe lirika e tij. Günter Grass ka qenë pa dyshim një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane pas luftës së dytë botërore.

DW

Tags: "Miushja""Ogurzinjtë""Shojëza"Detin BaltikGünter Grassshpirt polemizSS-si dhe "heretiku" që ngadhnjeu me Nobel
Previous Post

Elena Ferrante: Një “shoqe” është më e rrallë se dashuria e vërtetë

Next Post

Si e portretizoi filozofi francez, Jean Paul Sartri, fotografin e famshëm amerikan me origjin shqiptare, Gjon Mili?!

Next Post

Si e portretizoi filozofi francez, Jean Paul Sartri, fotografin e famshëm amerikan me origjin shqiptare, Gjon Mili?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj