Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Të puthësh duart e një nëne që shpërblen me veprën e saj të dlirë

February 27, 2019
in Persiatje
35
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Puthja e duarve të një gruaje është galanca e një fisniku, shprehur përmes një gjesti jo dhe aq teatral, se sa emocionues. Kjo përulje e lartësuar në obligimin mirënjohës, mbetet prej tipareve më civilizuese të një burri, permendoren e të cilit nuk e lëkund një stuhi sa një përkushtim detyre. 
Nëna, vetë shenjtëria e saj, ka qenë dhe mbetet një altar i shtrenjtë besimi, besimi në gjithçka që lartëson njeriun në misionin e tij për të përsosur llojin, dhe ne puthjet e duarve të tyre i mbajmë të fshehura thellë në shpirt, siç i mban toka thesaret.

Një prej mikeve më të mia më të mira, ajo që ka ditur ta çojë dashurinë dhe respektin në më të epërmet shprehje të virtytit dhe pasionit, ishte fat që e kisha dhe kolege. Nuk ishte e vështirë të qëmtoje prej saj vetë mrekullinë e përkushtimit të duarve të një nëne të dashur dhe vetmohuese, të një nëne që mëkon në frutin e saj, atë për çfarë ajo i është mirënjohës, krijuesit që e shpërbleu, dhe fatit që e ngarkoi me detyrën e kultivimit të nënës në bijën.
Një vajzë e kristaltë, që dinte të jepte dashuri, pa u ndrojtur se do t’i shpërdorohej kopështi i saj, ku rriteshin dhe mbarështoheshin të gjitha lulet dhe frutat e mirësisë. Ajo nuk është e përsosur, por në të është hedhur ajo farë që mund të mbijnë shëndetmirë bima e begatisë së një shpirti, që vjen për të bekuar vajzën, gruan, nënën, për të shenjtëruar mirënjohjen e atyre duarve që e përkundën shpresën në prehërin e përtëritjes së besimit.
Çdo kremte që i shkruaja mikes sime, ose i përgjigjesha urimeve të saj, nuk harroja asnjëherë t’i kërkoja si një favor, t’i puthte duart e asaj nëne që e kishte rritur, sepse është akti i saj i shenjtë i krijimit që sjell përmes veprës së vet ngadhënjyese, atë çfarë e mban në jetë, atë më të shetrenjtën, dashurinë, përkushtimi, pasionin, devotshmërinë, dlirësinë, mirësinë.
Dhe erdhi një ditë që nuk pata nevojë t’i kërkoja mikes sime më atë nder. Rasti ma dha të takohesha dhe ta merrja me shumë mirënjohje atë privilegj, të puthja dhe të bekoja ato duar, t’i blatoja asaj zemrë dhe t’i përulesha atij shpirti që ka ditur të sjellë përmes mëkimit të nënës, atë çfarë e lartëson një vajzë, një grua.
U ndamë me një përqafim, duke lënë në sytë e saj lot dhe duke marrë falenderime, që më dhanë kaq shumë bekim sa asnjë lutje.
Unë besoj… se ka ende duar që meritojnë të lartësohen në altarin e asaj mirënjohje që e shenjtëron misionin e nënës dhe e begaton nevojën tonë për të qenë të shpërblyer nga kjo mundësi, në themel të së cilës qëndron dlirësia, mirësia dhe dashuria.
Mike, nëna juaj qoftë e bekuar dhe ju mëkimi i saj, qofshi e shpërblyer; me miken e mirë, kolegen e përkushtuar, nesër me gruan e devotshme dhe fatbardhësisht me nënën që ngadhënjen në detyren e misionit.

Tags: Albert VatajBashkeshorteDashuriDuarEdukateFalenderimGruaMirenjohjeMoternenesPuthiRespektVleresim
Previous Post

Historia e rrallë e ikonës së baletit, Isadora Duncan: Në Sarandë, pas vdekjes së dy fëmijëve

Next Post

Dashuria, një shpërblim hyjnor që nuk mund të peshohet apo matet me dhurata

Next Post

Dashuria, një shpërblim hyjnor që nuk mund të peshohet apo matet me dhurata

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj