Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Rudyard Kipling, përjetësinë e të cilit e vulosi një poezi që këndohet si himn

December 30, 2020
in Kujtesë, Të përzgjedhurat
426
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Me Rudyard Kipling na lidhin pak gjëra, por mjafton, poezia “Në mundësh”, ky psalm i shenjt i një vullneti të përkorë, për të mbetur përjetësisht në kujtesën e gjeneratave si një shkreptimë e vezullimtë drite. Ka krijues, të cilën dhanë një kontribut të pashoq me sublimen e tyre krijuese, por që vulosën përjetësinë me një vepër monumentale, ky ishte privilegj që do ta rrokte me adhurim gjeneratsh vetëm atë, Rudyard Kipling. Kaq mjafton për të qëndruar në panteonin e vlerave, për të qenë testament i thesareve të njerëzimit.

Rudyard Kipling u lind në Mumbai më 30 dhjetor 1865 dhe ndërroi jetë në Londër më 18 janar 1936. Konsiderohet si një novator në artin e tregimit të shkurtër. Librat e tij për fëmijë konsiderohen si klasikët e këtij zhanri. Kritika e ka përshkruar punën e tij si “një dhuratë e gjithanshme dhe shkëlqim i narracionit”.

Kipling ishte ndër shkrimtarët e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, si në prozë ashtu edhe në vargje. Kontributi i tij shënjon si një vlerë në artin e tekstshkrimit dhe rrëfimtarisë gjatë fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX.

Në vitin 1907, ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë kështu shkrimtari i parë i gjuhën angleze që vlerësohet me këtë çmim dhe më i riu që laurohej. Reputacioni i mëvonshëm i Kipling ka ndryshuar në bazë të klimës politike dhe sociale, të moshës dhe pikëpamjet që rezultojnë të kundërta ngase qasej të dominoheshin gjithandej përgjatë shekullit XX. George Orëell e quajti atë një “shenjt i imperializmit britanik “. Kritiku letrar Douglas Kerr shkroi: “Ai, Rudyard Kipling është një autor që mund të frymëzojë me zell mosmarrëveshje dhe vendi i tij në historinë e letërsisë dhe kulturës është ende i paqartë…”

Në fëmijëri ai mësoi gjuhën hindu, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi ku punoi si gazetar. Udhëtoi në Japoni, Amerikë dhe në Afrikë të Jugut. Me një temë të njëjtë mori pjesë në jetën letrare dhe politike në Angli.

Proza e tij na tregon një pasqyrë të jashtëzakonshme të jetës indiane, dhe botës së ushtarëve britanik, e posaçërisht për botën e fëmijëve dhe të kafshëve. Librat më të rëndësishëm dhe më të lexuar të tij janë ato për xhunglën, që karakterizohet me njohuri të shkëlqyeshme të botës sekrete të kafshëve në Indi.

Veprat, të cilat kanë ardhur në shqip nga ky autor janë: “Baladë nga kazerma”, “Tregime nga malet”, “Libri për xhunglën”, “Kimi”, “Drita është e shuar”.

Por mbi të gjitha ajo që ka rrokur interesimin e shumë lexuesve është poezia e tij emblematike, e cila ka përthitur interesimin e shumë shqipëruesve për ta sjellë këtë thesar sa më afër kumtimit të vetë autorit në dëshirimet tona për poezinë.

“NË MUNDESH…” poezia e britanikut Rudyard Kipling është padyshim poezia më e famshme që ka rrokur interesimin e lexuesve në mbarë rruzullin. Ajo është ndoshta poezia më përkthyer dhe interesimi i saj ka qenë që nga tekst i plotë dhe i pjesshëm i disa këngëve të famshme, i disa interpretimeve skenike, filmave, gjithashtu dhe i skalitur me shkronja të arat në fasadat e institucioneve shtetëtore, etj.

Kjo poezi është shkruar në vitit 1895 dhe publikuar më 1910. Në kuptimsin fillimore ajo duket si një letërkëshillë atërore e autorit për të birin. Por vetë Kipling ka pohuar se frymëzimi i tij poetik për këtë krijim ishte revolucionari, Leander Starr Jameson, i cili udhëhoqi lëvizjen “Raid Jameson” në periudhën dhjetor 1895 – Janar 1896, kundër Republikës Transvaal për të përmbysur Qeverinë e Boer Paul Kruger. Fatkeqësish kjo lëvizje dështoi dhe ai e desh ta paguante shtrenjt. Kujtojmë se Leander Starr Jameson i përkiste sërë së lartë londineze dhe karriera, prestigji, nderi dhe integriteti i tij do të dëmtoheshin seriozish.

Kjo poezi është një emblemë e artit të periudhës viktoriane dhe piket e rëndësishme e poezis botërore. Për kërshërinë e lexuesit shqiptar ka ardhur me shqipërimin e më të mëdhenjve, Fan Noli, Vedat Kokona dhe humë të tjerë, por më e parapëlqyera është ajo e Robert Shvarc.

 

NE MUNDESH

(Rudyard Kipling -1907)

 

Në mundësh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë të ty dyshojnë e s’të përfillin,

por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh…..

Në mundësh të rrish në pritje nga pritja pa u lodhur,

a kur t’urrejnë urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh……

Në mundësh t’mendosh por jo gjer në shkatërrim,

t’ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh.

dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,

ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh….

në durofsh dot që thënjet e tua të drejta

në kurthe trutharët kopukët të t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat me të shtrenjta

e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë

Në mundësh fitoret që ke korrur t’i flijosh,

si në kumar me një të vetme lojë,

të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe

humbjen kurrë të mos e zesh me gojë…..

Në i detyrosh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë.

e të qendrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,

që veç një fjalë “qëndro” gjithnjë të thotë…

Në mundësh të flasesh me maskarenj, por nderin tënd të ruash

a t’ecesh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

Nëse armiku, apo miku s’të bëjnë dot të vuash

dhe gjithkënd e çmon,por veç sa meriton

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat

që të rënda me veprat që peshojnë

dije dhe mos ke asnje dyshim,

se e jotja do jetë bota me çka brenda

dhe burrë do t’jesh o biri im.

 

Shqiperoi Robert Shvarc

Tags: "Robert ShvarcAlbert VatajFan NoliNE MUNDESHRudyard KiplingVedat Kokona
Previous Post

Dhjetë erzat që rekomandohen për stinën e dimrit dhe kombinimi i tyre në gatim

Next Post

Këshilla për të patur një komunikim intim, i cili garanton kënaqësi, epsh dhe magji zjarri

Next Post

Këshilla për të patur një komunikim intim, i cili garanton kënaqësi, epsh dhe magji zjarri

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj