Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Johannes Vermeer, një nga më të mëdhenjtë e Epokës së Artë Hollandeze që vdiq i mbytur në borxhe

January 5, 2019
in Pikturë
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

 

Asgjë tjetër veç vdekjes nuk do ta shpëtonte atë nga borxhet. Gjenialiteti nuk mjaftonte. Shpirti i drobitur nga barra e rëndë e fundit që e mbikëqyrte kërcënueshëm, do ta bluante mundimshëm deri më 15 dhjetor 1675 kur ai u shua në moshën 43-vjeçare. Iku duke lënë pas memuarin e një jete gati anonime, i krimbur në borxhe në një kohë krize, urije dhe murtaje, “buzë atij kanali që sot vizitohet nga miliona turistë që shkojnë në Delft, qytetin e fajancës dhe Vermeer-it”. Me vdekjen e piktorit, gruaja e tij, nënë e 14 fëmijëve, i shiti pikturat për një “copë bukë”. Vite më vonë piktori i famshëm u harrua, por historia e artit do ta rikthente në kujtesë dhe në vlerësim duke e vendur emrin dhe veprën e tij në panteonin e Epokës së Artë Hollandeze.
Një ndër punët përbotërisht të njohura dhe njëherash edhe të jetësuara në një film të 2003,me lojën e shkëlqyer të Scarlett Johansson dhe Colin Firth, ishte «Vajza me vëthë perle». Kjo tablo nxori në pah mjeshtërinë e teknikësdhe bojrave të aplikuara nga Vermeer. Njiherash ajo shërbeu si një testament njohës i veprës së tij, si një pasaportë e komunikimit dhe përfaqësimit të pikturës holandeze. «Vajza me vëthën perle» e mbiquajtur «Xhakonda e veriut» u realizua nga mjeshtri në vitin 1665, duke mbetur kreshtë e artit holandez të shekullit.
“Vajza me vathin prej perle”, është një nga pikturat më të njohura të të fundit të barokut holandez, të mbiquajturit “Sfinksit të Delfit”, piktorit, Johannes Vermeer. Nga 50 punë që realizoi, sot vetëm 24 prej tyre janë identifikuar si vepra të kavaletit të tij. Për fat të keq, nuk dihet se për çfarë arsye mjeshtri nuk i nënshkroi punët që realizoi dhe kjo bëri që harresa të tregohej edhe më e pamëshirshme se çdo brengë dhe anatemë tjetër që u lëshua hakërryer mbi Vermeer. Si babai i 14 fëmijëve, piktori pati një jetë të vështirë ekonomike, e cila përndoqi deri në buzë të varrit, duke detyruar të venë të shiste me çmime të ulëta pikturat e tij për të përballuar jetesën dhe shlyer borxhet. Një bashkëkohës kujton se kur i bëra një vizitë piktorit, nuk gjeta asnjë punë në studjon e tij. Një syresh i “mjeshtrit të dritës” gjendej te dyqani i bukës, afër shtëpisë ku banonte, ndoshta bukëpjekësi e kishte mbajtur si peng për borxhet e shumta që Johan Vermeer kishte.
Shumë faktorë bënë që kjo penelatë të mbulohej nga harrimi për dy shekuj, një prej të cilave ishte edhe vendlindja e tij, Delfi ku ai lindi, krijoi dhe vdiq. Asokohe kjo “strofkë” ku kishte bërë fole ky “zog pendëartë” ishte hedhur diku në periferi të jetës politike dhe ekonomike të Holandës, faktor që ndikuan në mohimin afrisë së tij me botën, tregun dhe famën.
E cilësuar si Xhokonda holandeze, “Vajza me vathin prej perle” konsiderohet kryevepra e Vermeer, një pikturë e cila ka ngjallur interes për kritikën, për teknikën, për dedikimin, për identitetin e vajzës dhe për gjithë ansamblin artistik dhe estetik të kësaj yshtje shprehëse.
Vermeer punonte ngadalë, pothuaj 3 tablo në vit dhe në gjithë jetën e tij të shkurtër si piktor ai realizoi rreth 75 tablo, disa prej të cilave kanë humbur. Pjesën më të madhe të veprave ia bleu një artëdashës i Delft, Van Ruijven, afërsisht 600 livra për tablo. Në kohën e krizës së madhe, ai shkoi tek një mecen tjetër të shiste tablotë, pasi ishte krimbur në borxhe, por askush nuk ia pranoi.
***
Johannes Vermeer e filloi udhën e tij artistike në vitin 1647, si nxënës i piktorit Carel Fabritius, i cili gjithashtu kishte qenë nxënës i Rembrandit. Më 29 dhjetor 1653, Vermeer bëhet anëtar i Shoqatës së piktorëve, “Shën Luka”, një shoqatë e rëndësishme, pjesëtarë të së cilës mund të përmendim emra të mëdhenj si, Rubens, Frans Hals, Jacob Jordaens, Rembrandt, Antoon van Dyck e Pieter Bruegel.
Vermeer ishte në gjendje të keqe financiare, sepse nuk ishte në gjendje të paguante as kuotën e pranimit në këtë shoqatë. Më pas gjendja e tij financiare u përmirësua, sepse Pieter Van Ruijven, një nga qytetarët mnë të pasur u bë mecenati i tij dhe i bleu shumë piktura. Në vitin 1662 Vermeer zgjidhet drejtues i shoqatës së piktorëve dhe filloi të konsiderohej qytetar i respektuar. Më 1672, për shkak edhe të faktit se Republika Holandeze u pushtua nga francezët, Vermeer pësoi një krizë të rëndë financiare prej së cilës nuk mundi të dilte më kurrë. Përkundrazi, ai nisi të zhytej përhere e më shumë në borxhe. Me vdekjen e Vermeerit në vitin 1675, familja trashëgoi një shifër të madhe borxhesh. Në një dokument që ka mbërritur deri në ditët e sotme, në lidhje me vdekjen e Vermeerit, e shoqja e tij Catherina fajësonte situatën e rëndë ekonomike. Pothuajse të gjitha veprat e piktorit mbetën peng ose u dorëzuan për të paguar borxhet që Vermeer i kish lënë familjes.
Dhe ishte e tmerrshme për të të kthehej në shtëpi me talotë e pashitura. Gruaja e tij, vire më vonë do të tregonte se kur Vermeer u kthye pa i shitur tablotë, pasi i duheshin para për të ushqyer fëmijët dhe që ata të vazhdonin shkollimin, ai u trishtua aq shumë saqë zuri shtratin dhe dy ditë më vonë vdiq.
Ja një fund i trishtë i një mjeshtri. Ja se si fati i keq shpërblen shpirtrat e hyjshëm të krijimit.
As për atë që kishte skalitur me shpirt dhe penel kryevepra, mjerimi as vdekja nuk do të kishin pikën e mëshirës. Ishte 15 dhjetori i vitit 1675 kur sytë e piktorit do të mbylleshin duke lënë rretheqark një jetë të ngrysur në borxhe dhe lëngim, çmim të cilin do të duhej të paguanin fëmijët dhe gruaja e mjeshtrit. Kësisoj kishte trokitur vdekja në derën e shqyr të gjeniut të një tradite, mjeshtrit të asaj teknike që mbetet edhe sot dinjitoze për virtuozët e tablosë.
“Ky ishte fundi i piktorit gjenial, i cili në atelierin e tij kishte lënë veç 2 karrige, 2 kavalete, tre paleta për ngjyrat, 10 tablo, një tavolinë druri, një dollap me sirtare për përgatitjen si duket të bojrave dhe një shumë të jashtëzakonshme për kohën prej 726 florins. Mes tablove, të parat që shiti gruaja e tij ishin “Gruaja që shkruan letër dhe shëbyesja e saj” dhe “Gruaja që luan kitarrë”. Njëzet vjet më vonë, koleksionisti Dissius shiti 21 tablo të Vermeer, mes të cilave ishte dhe tabloja e famshme «La laitière» (“Gruaja që merret me qumështin”).
Studjuesit e Vermeer-it tregojnë se pasi mbaronte tablonë, ai e çonte atë tek dyqani i bukëpjeksit dhe atje vinin fisnikët për ta blerë me çmime të arësyeshme. Dhe Vermeer ishte i kënaqur me këtë. Ai nuk donte që blerësit të shkelnin në atelierin e tij.
Ky ishte Johannes Vermeer, një nga më të mëdhenjt e Epokës së Artë Hollandeze, ai që dashuroi kaq shumë artin dhe u “ndëshkua” kaq pamëshirshëm prej tij. Por ishte pikërisht arti, piktura, tablotë, veprat që la si testament njohës, ato që e rilindën atë, ngritën një altar mirënjohjeje dhe vlerësimi mbi gërmadhat e jetës hekakeqe dhe kujtimete të trishta të fundit të tij.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajJohannes Vermeernjë nga më të mëdhenjtë e Epokës së Artë Hollandeze që vdiq i mbytur në borxhe
Previous Post

Adriaen van Utrecht, piktori i preferuar i monarkëve, flamandi i begatisë së natyrë dhe ngjyrave të hareshme

Next Post

Ti, grua që dashuron hyjshëm… ti që zbret nga qielli duke rrënjëzuar në yje thirrje epshi

Next Post

Ti, grua që dashuron hyjshëm... ti që zbret nga qielli duke rrënjëzuar në yje thirrje epshi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj