Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Çfarë do të thotë të jesh ”i kulturuar” sipas rusit të famshëm të letërsisë, Anton Çehov? 

January 29, 2025
in Psikologji
Çfarë do të thotë të jesh ”i kulturuar” sipas rusit të famshëm të letërsisë, Anton Çehov? 
824
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Çfarë do të thotë të jesh i “kulturuar”? A ka të bëjë me të qenit një lexues i mirë , apo të dish të flasësh për librat që nuk i ke lexuar , apo të kesh një prirje të përgjithshme të elegancës intelektuale? Kjo është pikërisht pyetja që autori i dashur rus, Anton Chekhov, (29 janar 1860–15 korrik 1904) shqyrton në një letër drejtuar vëllait të tij të madh Nikolai, një artist. Misioni, i shkruar kur Antoni ishte 26 vjeç dhe Nikolai 28 vjeç gjendet në Letrat e Anton Chekhov për familjen dhe miqtë e tij.

Kjo letër është një reflektim i thellë mbi kulturën, talentin dhe përgjegjësinë që ka një individ i talentuar për ta zhvilluar dhe fisnikëruar veten. Shkrimtari rus, nëpërmjet këtij shkrimi drejtuar vëllait të tij, nuk e mohon talentin e këtij të fundit, madje e pranon se është diçka e rrallë që e veçon nga miliona të tjerë. Por ai thekson një mangësi thelbësore: mungesën e kulturës, e cila, sipas tij, është burimi i të gjitha pezmatimeve, falsiteteve dhe palumturisë së tij.

Në këtë kontekst, kultura nuk është thjesht një njohje e librave apo e artit, por një formë e lartë e vetëdisiplinës dhe e përmbushjes së detyrimeve ndaj vetes dhe të tjerëve. Autori jep një listë karakteristikash që duhen përmbushur nga njerëzit e kulturuar.

Çehov shkruan nga Moska më 1886:
Më je ankuar shpesh që njerëzit “nuk të kuptojnë”!
Gëte dhe Njuton nuk u ankuan për këtë… Vetëm Krishti u ankua, por nuk po fliste për veten e tij, por për doktrinën e tij… njerëzit të kuptojnë mjaft mirë. Por nuk është faji i tyre nëse ti nuk kupton vetë veten tënde. Ta siguroj, si vëlla dhe si shok, që të kuptoj dhe të kam në zemër. I njoh cilësitë e tua të mira siç njoh gishtat e dorës sime: i vlerësoj dhe i respektoj shumë. Nëse do të provosh që unë të kuptoj, mund të t’i rendis këto cilësi.
Mendoj se je shumë i mirë për nga ana e butësisë, shpirtmadhësisë, joegoizmit, i gatshëm për të ndarë edhe qindarkën e fundit: nuk ke zili apo urrejtje; Je zemërmirë, ndjen keqardhje për çdo lloj qenie, je i besueshëm, pa mëri e dredhi, dhe nuk mban inat… të është dhënë nga lart një dhuratë që të tjerët nuk e kanë: ti ke talent. Ky talent të veçon nga miliona njerëz, në këtë botë vetëm një në dy milionë është një artist.
Talenti është ai që të bën të veçantë:
Edhe po të ishe një amfib apo merimangë, edhe atëhere njerëzit do të respektonin, sepse të talentuarit i justifikohet e falet gjithçka. Ti ke vetëm një të metë, të cilës i detyrohet falsiteti i qëndrimit tënd, palumturia jote dhe pezmatimi i brendshëm. Kjo është në total mungesa e kulturës tek ty. Të lutem, më fal por (veritas magis amicitiae)…
E shikon, jeta ka kushtet e saj.
Që të ndihet rehat mes njerëzish të edukuar, të ndihet i kënaqur dhe si në shtëpinë e tij, njeriu duhet të jetë i kulturuar deri në një masë të caktuar. Talenti të ka futur në këtë rreth, të cilit i përket, por… ti i je larguar atij, dhe ti ngurron mes njerëzve të edukuar dhe banorëve përballë.
Sipas mendimit tim, njerëzit me kulturë duhet të përmbushin kushtet që vijojnë: sepse humbin një copë kauçuku, nëse jetojnë me të tjerët nuk e marrin këtë gjë si nder, dhe kur largohen, nuk thonë “asnjeri nuk do të mund të jetonte me ty.”
– Ata ia dalin me zhurmën, të ftohtët, vërejtjet e mprehta dhe me praninë e të huajve në shtëpi.
– Ata nuk kanë dhembshuri vetëm për lypsarët apo macet pa shtëpi. Zemra e tyre dhemb për atë që syri nuk shikon… ata ngrihen natën për të ndihmuar… për të paguar për vëllezërit që janë në universitet, dhe për të blerë rroba për nënën e tyre.
– Ata respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe i shlyejnë detyrimet.
– Ata janë të sinqertë, dhe i frikësohen gënjeshtrës sikurse zjarrit. Nuk gënjejnë as për gjërat më të vogla. Një gënjeshtër është fyese për dëgjuesin dhe e ul atë në sy të folësit.
– Ata nuk shtiren, ata sillen në rrugë ashtu si në shtëpi, dhe nuk mburren para miqve modestë. Nuk janë të dhënë pas dërdëllitjeve dhe të detyrojnë të tjerët mbi besimet e tyre. Pas shpinës së tjetrit parapëlqejnë të heshtin më shumë sesa të flasin.
– Ato nuk i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshuri. Nuk luajnë me telat e zemrës së njerëzve që më vonë të psherëtijnë dhe të ndiejnë këqardhje.
– Ata nuk thonë “ jam keqkuptuar,” ose “jam lënë pas dore,” sepse gjithë kjo përpjekje, është vulgare boshe, false…
– Ata nuk kanë krenari të cekët.
– Ata nuk duan t’ia dinë për diamantet fallso si të njohurit e të famshmëve, për t’i dhënë dorën “P”-së [me gjasë Palmin, poet i padëgjuar] së dehur, të dëgjojnë entuziazmin e një spektatori të humbur në një show pikturash, të qenët të njohurit e tavernave…. Nëse bëjnë diçka të vogël, ata nuk krekosen për të sikur të kishin dhuruar diçka me vlerën e 100 rublave, dhe nuk mburren që kanë arritur aty ku të tjerët nuk janë pranuar….
– Ata që janë vërtet të talentuar, gjithmonë anojnë nga ana e turmës, sa më larg reklamimit…Edhe Krivol ka thënë se një fuçi boshe bën më shumë jehonë sesa një e plotë.
Nëse kanë një talent, e respektojnë atë. E sakrifikojnë atë për të tjerët, gruan, verën, krenarinë… Ata janë krenarë për talentin e tyre.
– Ata zhvillojnë ndjenjën estetike te vetja e tyre. Nuk bien dot të flenë me rrobat e tyre, të shohin të çarat e mureve plot me insekte, të thithin ajër të keq, të ecin në një rrugë të pështyrë, të gatuajnë vaktet në vaj të ndenjur.
– Ata kërkojnë sa më shumë të mposhtin dhe të fisnikërojnë instiktet seksuale… nuk e duan për shoqe shtrati një femër… nuk kërkojnë inteligjencën që shfaq veten në një gënjeshtër të vazhdueshme. Nëse janë artistë, ata duan në veçanti, freski, elegancë, njerëzi dhe kapacitet për amësinë…
– Ata nuk rrokullisin vodka në çdo orë të ditës dhe natës, nuk kërkojnë në rafte, nuk janë derra dhe e dinë që nuk janë.
– Ata pinë vetëm kur janë të lirë, me raste… Ajo çfarë duan është një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm (mens sana in corpe sano). E kështu me radhë.
Kështu janë njerëzit e kulturuar. Që të jesh i kulturuar dhe të mos jesh nën nivelin e atyre çfarë të rrethojnë nuk mjafton të kesh lexuar “The pickwick Papers” dhe të kesh mësuar një monolog nga “Fausti”… Ajo çfarë duhet është një punë konstante, natë dhe ditë, lexim i vazhdueshëm, studim, vullnet… Çdo orë është e vlefshme… eja tek ne, thyeje shishen e vodkës, shtrihu dhe lexo… Turgenev, po të pëlqeu, të cilin nuk e ke lexuar. Duhet ta lësh krenarinë, nuk je një fëmijë… së shpejti do bëhesh 30 vjeç. Është koha! Unë pres nga ti… të gjithë presin nga ti.

Tags: Anton ÇehovFilozofiLetersiMendimShkrimtari
Previous Post

Nelson Mandela, simbol i sakrificës, guximit, bindjes dhe vizionit

Next Post

Anthony van Dyck, një mrekulli që zbret në të hyjshmin kumtim estetik me “Virgjëresha dhe fëmija”

Next Post

Anthony van Dyck, një mrekulli që zbret në të hyjshmin kumtim estetik me "Virgjëresha dhe fëmija"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Motra Tone” e Kolë Idromenos dhe “Shqiptarja” e Camille Corot, një përballje e bukurisë në dy pasqyrime të të njëjtave tipare

“Motra Tone” e Kolë Idromenos dhe “Shqiptarja” e Camille Corot, një përballje e bukurisë në dy pasqyrime të të njëjtave tipare

June 17, 2025
Mark Twain dhe Olivia Langdon, gruaja që ishte gjithçka për “fëmijën” me flokë të thinjur, që magjepsi botën me librat e tij

Mark Twain dhe Olivia Langdon, gruaja që ishte gjithçka për “fëmijën” me flokë të thinjur, që magjepsi botën me librat e tij

June 17, 2025
Cave di Cusa, aty ku mjeshtëria e lashtë sfidon edhe standardet moderne të prerjes së mermerit

Cave di Cusa, aty ku mjeshtëria e lashtë sfidon edhe standardet moderne të prerjes së mermerit

June 17, 2025
Ergys Pepaj djali nga Kopliku që iku ilegalisht në kërkim të ëndrrës duke u bërë sot një personazh

Ergys Pepaj djali nga Kopliku që iku ilegalisht në kërkim të ëndrrës duke u bërë sot një personazh

June 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj