Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Ali Pasha dhe Keyra Vasiliqia” pikturë e vitit 1848, kryevepra e mjeshtrit gjerman të penelit, Paul Emil Jacobs

August 20, 2025
in Pikturë
148
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kështu mund të përshkruhet piktura “Ali Pasha dhe Keyra Vasiliqia”, e mjeshtrit gjerman Paul Emil Jacobs. Në këtë vepër, “Luani i Janinës” shfaqet jo si strategu i hekurt dhe i pamëshirshëm i betejave, por si burrë i pushtuar nga dashuria, i mbërthyer mes forcës së armës dhe magjisë së trupit femëror. Me ngjyra të ndezura dhe dritë të përshkruar me finesë, Jacobs na jep një përfytyrim ku pushteti, pasioni dhe hiret e shkrirë të Keyra Vasiliqisë krijojnë një ikonë të papërsëritshme të Ali Pashë Tepelenës — një figurë që historia, letërsia dhe arti nuk kanë reshtur kurrë së rindërtuari.

“Ali Pasha dhe Keyra Vasiliqia”, pikturë e vitit 1848, është një nga krijimet më të njohura të mjeshtrit gjerman Paul Emil Jacobs), i cili njihet për ndjeshmërinë e tij ndaj temave orientale dhe për fuqinë me të cilën peneli i tij arrinte të gjallëronte figura historike në kufijtë mes legjendës dhe realitetit.

Në këtë tablo, Jacobs na sjell një Ali Pashë Tepelenë të çliruar nga kornizat e pushtetit, të portretizuar në një çast intimiteti e relaksi me të preferuarën e tij, legjendaren Keyra Vasiliqinë. Ngjyrat e ndezura dhe drita që buron nga përbërja e tablosë nuk janë thjesht elementë teknikë, por ura përmes së cilës piktori përcjell tensionin mes dashurisë dhe pushtetit, mes ndjenjës dhe autoritetit, mes hireve femërore dhe vigjilencës burrërore.

Ndër artistët që e kanë sjellë në telajo figurën e famshme të Pashait të Janinës, Jacobs mbetet një nga ata që arriti ta rrokë me përqasje më të afërt atë që Aliu përfaqësonte: një udhëheqës i rreptë dhe i zgjuar, një luftëtar i pamposhtur, mjeshtër intrigash dhe hakmarrjesh, por edhe njeri me pasione të zjarrta dhe jetë mondane të gdhendur në luksin e sarajeve.

Portreti i Jacobs i jep Ali Pashës një fizionomi të ashpër dhe një përqendrim të pashkëputur, edhe në momentet më intime, duke dëshmuar se jeta e tij ishte e mbërthyer gjithmonë nga prania e rrezikut dhe nevoja për vigjilencë. Një detaj i goditur i tablosë është pozicioni i duarve: e majta e tij shtrëngon me forcë shpatën, gati për aksion, ndërsa dora e djathtë përqafohet rreth belit të Vasiliqisë, duke rrëshqitur me një gjest të ngarkuar sensualiteti. Ky kontrast mes dhunës së pushtetit dhe butësisë së dëshirës sintetizon gjithë karakterin e tij të dyzuar.

Keyra Vasiliqia, me një gjoks të zbuluar qëllimisht dhe me qëndrimin e saj joshës, shfaqet si figurë e feminitetit magjepsës, që e provokon, e sfidon dhe njëkohësisht e buton pashain e hekurt. Në sfond, piktori vendos një ambient aristokratik: një shatërvan, një oborr solemn dhe sallonet luksoze të sarajeve të Janinës, të cilat dëshmojnë madhështinë, pasurinë dhe statusin e jashtëzakonshëm të sundimtarit shqiptar.

Kësisoj, kjo vepër nuk është vetëm një pasqyrim intim i një lidhjeje dashurore, por një metaforë vizuale e Ali Pashë Tepelenës: një njeri i pushtetit dhe pasionit, një figurë që ka frymëzuar historianë, poetë, shkrimtarë dhe piktorë të panumërt. Bëmat dhe buja e tij, të përshkruara me ngjyra, dritë dhe kompozim, i kanë dhënë Jacobs-it mundësinë të krijojë një nga përfytyrimet më të fuqishme dhe më të qëndrueshme të “Luanit të Janinës”, një figurë që mbeti dhe mbetet e shumëdebatuar, por gjithmonë e ndikuese në historinë dhe kulturën evropiane.

Në fund, vepra “Ali Pasha dhe Keyra Vasiliqia” mbetet një dëshmi e fuqisë artistike të Paul Emil Jacobs (20 gusht 1802 – 6 janar 1866), piktorit gjerman që e mishëroi me mjeshtëri frymën orientaliste të shekullit XIX. Djali i filologut Frederick Jacobs, ai u formua në Akademinë e Arteve të Bukura të Mynihut dhe e nisi karrierën me tema mitologjike si “Merkuri dhe Argusi” e më pas “Ringjallja e Llazarit”, që e bëri të njohur në Romën e viteve 1824.

Jacobs shkëlqeu si mjeshtër i trupit njerëzor, duke u bërë i famshëm për nudot dhe portretet e tij, ku spikatën kompozime me tematikë orientale si “Një treg skllevërish”, “Një bukuroshe haremi në tualetin e saj”, apo figurat e djemve që flinin e zgjoheshin në një dritë poetike. Ai përjetësoi gjithashtu imazhe të paharrueshme si Shehrazada nga “Netët Arabe”, apo kompozime me frymë filohelenike si “Luftëtarët Grekë të Lirisë”, duke dëshmuar lidhjen shpirtërore të brezit të tij me kauzën e pavarësisë së Greqisë.

Edhe si portretist Jacobs la gjurmë, duke litografuar figura të shquara si Goethe, Karl Gottlieb Bretschneider dhe Döring, ndërsa krijimi i tij monumental, altari “Kalvari” (1844), mbetet një nga veprat kulmore të artit kishtar gjerman të kohës.

Martuar me Louise Jahn, Jacobs gërshetoi jetën familjare me një veprimtari të pasur artistike që shtrihet nga mitologjia tek historia, nga romantizmi tek orientalizmi. Përmes penelit të tij, edhe figura e Ali Pashë Tepelenës u bë pjesë e ikonografisë europiane të shekullit XIX, duke mbijetuar jo vetëm si një sundimtar i pamëshirshëm dhe i lavdishëm, por edhe si njeri i pasioneve të zjarrta.

Kështu, Jacobs mbetet një dëshmitar i artit që e përthithi frymën e kohës dhe e ktheu në imazh të përjetshëm, duke bashkuar mitin, historinë dhe estetikën në një gjuhë të vetme universale: gjuhën e pikturës.

Tags: “Ali Pasha dhe Keyra Vasiliqia” pikturë e vitit 1848Albert Vatajkryevepra e mjeshtrit gjerman të penelitPaul Emil JacobsPiktureTablo
Previous Post

E florinjt asht mramja n’Shkodrën e andrrave, andjeve e mallit

Next Post

Shën Pjetri, pendesa, përulësia dhe përbetimi i një dishepullit në pikturë e mjeshtrit italian të penelit, Giuseppe Vermiglio

Next Post

Shën Pjetri, pendesa, përulësia dhe përbetimi i një dishepullit në pikturë e mjeshtrit italian të penelit, Giuseppe Vermiglio

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Letra që Oriana Fallaci shkroi më 14 nëntor 1975 për Pier Paolo Pasolinin, letër që ai nuk arriti që ta lexonte kurrë

Letra që Oriana Fallaci shkroi më 14 nëntor 1975 për Pier Paolo Pasolinin, letër që ai nuk arriti që ta lexonte kurrë

November 2, 2025
Albert Camus kur mori Çmimit Nobel më 1957, për dy persona u kujtua, për nënën dhe mësuesin e tij, Louis Germain

Albert Camus kur mori Çmimit Nobel më 1957, për dy persona u kujtua, për nënën dhe mësuesin e tij, Louis Germain

October 29, 2025
“Utopia”, idea e Sir Thomas More që do të përndiqte njerëzimin përgjithmonë si një e pamundur që kërkon ta përmbushim

“Utopia”, idea e Sir Thomas More që do të përndiqte njerëzimin përgjithmonë si një e pamundur që kërkon ta përmbushim

October 29, 2025
Nuk ishte gruaja më e bukue, por Gestapo e shpalli atë si “gruaja më e rrezikshme e Europës”

Nuk ishte gruaja më e bukue, por Gestapo e shpalli atë si “gruaja më e rrezikshme e Europës”

October 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj