Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Kariatidet qajnë për motrën e tyre të syrgjynosur

May 24, 2018
in Persiatje
123
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Edhe gurët qajnë. Kjo padyshim i përket botës së miteve, asaj që na vjen nga larg, asaj që ne e konsiderojmë të mahnitshme, mbinatyrale, mistike. Botë legjende. E tillë ka qenë dhe legjenda e “Udhëtimit të të vdekurit”, ai marsh funebër, i quajtur “Konstantini e Doruntina”, etj. Kisha lexuar një poezi të hershme të Bajronit, vite më parë për dënesën e kariatideve të Athinës, por një dorëshkrim i piktorit francez Louis Dupré që zbarkoi në Athinë në verën e vitit 1819, ma rikujtoi këtë histori, këto vargje të poetit të dashuruar me një nga vajzat e Athinës. Ja çfarë shkruante Bajroni në poezinë e tij “Poeti qan mbi mermerët e vjedhur”:

“Të verbuar janë sytë që s’derdhin lot,

tek shohin objektet e tua grabitur nga duar profane angleze,

duar që kanë plagosur gjoksin tend të dhimbur dhe rrëmbyer Hyjnitë e tua,

Hyjnitë që urrejnë natyrën e poshtër nordike të Anglisë».

“Kariatidet” i kam pare në tempullin e Erechteion disi anash Parthenonit. Gjashtë kariatide, apo “vajza të njoma” të quajtura “kore” në greqisht, mbajnë mbi kokat e tyre gurët e tempullit antik. Në fakt nuk janë origjinalet, pasi pesë prej tyre ndodhen në muzeun e ri arkeologjik të Athinës dhe njëra mbetet e syrgjynosur në muzeun e British Museum, përballë brumave të vazhdueshme të Londrës. Dhe këtu nis legjenda, të cilën edhe piktori francez e dëgjoi kur ishte në Athinë dhe iu ngjit Parthenonit. Aty përgjithësisht banonin arvanitas që rreth tempujve kullosnin bagëtitë. Kur lordi Elgin, skocezi Thomas Bruce, ish ambasadori anglez në Stamboll (1802-1804), ish general dhe kont i Anglisë, erdhi në Athinë për tu interesuar për antikitetin grek, ai kishte siguruar dhe një “firman” të sulltanit që i lejonte të bënte kërkime arkeologjike e madje dhe të merrte objekte, friza të “frontonit” të tempujve, statuja si dhe kariatidën në fjalë duke e sharuar, një nga gjashtë vajzat e tempullit. Kjo kishte ndodhur në 26 dhjetor të vitit 1805. Ishte një lloj rrëmbimi që hyri në histori: rrëmbimi i grave, por tashme të gurta. Lordi i mori, i hipi në anije bashkë me 12 statuja, 15 metope dhe friza të shumta dhe i dërgoi në Londër. Pas pak kohësh, njerëzit që banonin përreth filluan të tregojnë se natën dëgjoheshin dënesa, të qara, thirrje. Ishin pesë motrat e tjera prej guri që kërkonin motrën e tyre. Një vazhdim i tragjedisë antike, por Homeri, Eskili, Euripidi kishin kohë që kishin, vdekur, mijra vjet, për ta treguar këtë histori. Një tragjedi më vete. Që nga ajo kohë kur njerëzit tregonin për dënesat e kariatidave, ka kaluar rreth dy shekuj. Tashmë legjenda nuk përmendet më, pasi veç historianët e tregojnë si një anekdotë historike por dhe si një grindje politike shumëvjeçare midis Greqisë dhe Anglisë, pasi kërkesat e herëpasherëshme të Greqisë, lufta e madhe e Melina Mërkurit kur ishte ministre Kulture dhe zëri i saj në Unesco, nuk arriti ta kthente vajzën e grabitur. Qeveria angleze thoshte se British Museum ishte një institucion privat; muzeu nga ana vet thoshte se gjithçka ishte marrë legalisht dhe se Greqia nuk i kishte kushtet ta mirëmbante një monument të tillë nga shkaterrimi prej kushteve atmosferike.

Kur isha ballë tempullit Erechteion-it të stilit jonik mu kujtua që në një nga tekstet e vjetra kisha lexuar se ky tempull ishte kthyer për një kohë të gjatë harem i guvernatorit turk të kështjellës. Dhe imagjinoja një harem brenda tempujve antikë. Në dekorin madhështor të antikitetit, femrat e haremit, guvernatorit turk duhet ti jenë dukur si shtojzovalle në festat dioniziake… Dhe gurët qajnë, ashtu si njerëzit kur u rrëmbejnë të dashurat e tyre dhe i kërkojnë që ato të kthehen. Por tashmë askush nuk i dëgjon dënesat e kariatidave për motrën e tyre të rrëmbyer e të syrgjynosur.

  1. Rama (23.05.2018)
Previous Post

Stili gotik, ngulmimi i hovshëm dhe vezullues i qytetërimit evropian që zë fill nga forca shprehëse arkitekturore

Next Post

Letër mikes sime në Facebook-Unë të hapa zemrën, ty të mbetet t’i bësh vend brenda teje kësaj përuljeje, këtij devocioni

Next Post

Letër mikes sime në Facebook-Unë të hapa zemrën, ty të mbetet t'i bësh vend brenda teje kësaj përuljeje, këtij devocioni

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj