Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Leonardo da Vinçi, mbreti i artit, kumtimit novator dhe kungimit estetik, vdes në prehrin e Mbretit të Francës

May 2, 2018
in Kujtesë
74
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai ishte i denjë për një fund të tillë, sepse dinjitoze dhe e ndritshme ishte çdo hap i tij. Vasari shkruan se Mbreti i Francës, Francis I, i cili e kishte ftuar në oborrin e tij dhe mirëpritur si pakkënd tjetër, mbajti kokën e Leonardo në krahë ndërsa vdiq. Edhe pse kjo histori, e dashur nga francezët dhe e portretizuar në pikturat romantike nga Ingres, Ménageot dhe artistë të tjerë francezë, si dhe nga Angelica Kauffman, mund të jetë legjenda më shumë se fakti. Gjithsesi, mjeshtri italian kaloi tre vitet e fundit të jetës së tij në Francë, i shoqëruar nga shoku dhe nxënësi i tij, Count Francesco Melzi. Mjeshtri u mbështet gjithashtu nga një pension që arrinte në 10,000 skude.
Ishte viti 1519 kur “Heroi paqësor i diturisë”, kishte vendosur të ikte. Ai që kishte ardhur për të përmbushur një mison prej shenjtori, mori shëlbimin e një jete të përkorë dhe ndoqi udhën e yjeve për të merituar përjetësinë, tek e cila besoi dhe së cilës i shërbeu.
Ishte 2 maji i vitit 1519, kur ai, Leonardo da Vinçi, “Titani i Rilindjes së artë”, shterroi frymën në moshën 67-vjeçare. Të patëdytit në madhështinë e tij, vitet dhe hapat i’u ndalën. Arti, shkenca dhe hulumtimet u ndanë me atë që gjithçka e kishte ngritur në majë.
Vasari thotë se në ditët e tij të fundit, Leonardo dërgoi një prift për të bërë rrëfimin e tij dhe për të marrë Sakramentin e Shenjtë . Në përputhje me vullnetin e tij, gjashtëdhjetë lypsa ndoqën arkivolin me trupin e pajetë të mjeshtrit në udhën për në banesën e fundit. Leonardo da Vinci u varros në Chapel të Saint-Hubert në Château d’Amboise në Francë.

Miku dhe nxënësi i Leonardos, Count Francesco Melzi ishte trashëgimtari kryesor dhe ekskluziv i të ardhurave monetare, pikturave, veglave të punës, bibliotekës dhe sende përsonale të mjeshtrit. Leonardo da Vinçi nuk la pa gjë dhe nxënësin dhe mikun e tij të hershëm, Salai dhe shërbëtorin e tij Battista di Vilussis, të cilët përfituan gjysmën e vreshtave të Leonardos.
Leonardo da Vinçi u lind më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit. Erdhi dhe iku për të mbetur në historinë e artit, në kujtesën e botës, në adhurimin e gjeneratave, si mjeshtri i mjeshtrave.
E ç’nuk ishte ai që do të mbetet edhe sot një kresht krenarie dhe kërshërie e kumtimit dhe kungimit; piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe shkrimtar. Krejtkund ai shkëlqeu duke mbetur në mbamendjen Rilindjes italiane si i paarritshëm. Bashkë me Mikelanxhelon dhe Raffaelin përbën trininë e shenjtë të Rilindjes së Artit, periudhë, e cila solli një shkëputje të hovshme cilësore të mjeteve shprehës, forcës së kumtimit, finesës dhe tonit kaloristik.

Tags: Albert VatajChâteau d'AmboiseCount Francesco MelziLeonardo da VinciTitani i Rilindjes së artë
Previous Post

Shkrepëtima dijetuese nga Johan Wolfgang Goethe, ati i letërsisë gjermane

Next Post

Jean Auguste Dominique Ingres pavdekësoi momentin kur Mbreti i Francës mban kokën e Leonardo da Vinçit gjatë vdekjes

Next Post

Jean Auguste Dominique Ingres pavdekësoi momentin kur Mbreti i Francës mban kokën e Leonardo da Vinçit gjatë vdekjes

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj