Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Euripidi, me tragjiku i poetëve grekë, gurëthemeli i epokës helenike, njohës dhe jetësues në dramë i psikologjisë njerëzore

April 24, 2018
in Profil
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Euripidi, (480 – 406 PES) së bashku me Eskilin dhe Sofokliun përbën treshen e tragjedisë klasike greke, prej të cilit nga 92 vepra gjithësej që bashkëshkroi janë ruajtur, ose kanë mbërritur derimsot vetëm 17, të cilat janë: “Ifigjenia në Aulidë”, “Elektra”, “Oresti”, “Ifigjenia ne Tauridë”, “Risoja”, “Troadet”, “Hekuba”, “Andromaka”, “Helena”, “Bakidet”, “Alkestra”, “Herakliu i tërbuar”, “Fenikaset”, “Joni”, “Medea”, “Hipoliti”, “Heraklidët”, “Iketidët”,  dhe vepra satirike “Ciklopi”.  Popullariteti i madh që arriti, bënë që shumë nga shfaqjet e tij të kenë patur fatin të vijnë të paprekura, fat i cili nuk i buzëqeshi dy tragjedianëve të tjerë të antikitetit greke, Eskili dhe Sofokliu. Vepra e Europidit përbën gurthemelin më të qenësishëm të epokës helenike, e cila së bashku me Homerin, Demostenin dhe Menandrën konturuan epokën klasike greke.

Euripidi identifikohet për risitë e tij teatrore duke mbetur për kritikën themeluesi i dramës deri në kohën moderne, ku spikat përfaqësimi i heronjve tradicionalë, atyre mitikë dhe njerëzve të zakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme. Ai arriti të depërtojë në psiqikën e përsonazhit duke shpërfaqur botën e tij të brendshme, praktikë e panjohur më parë.

Ai u lind në Ishullin Salamis rreth vitit 480 para Krishtit, nga prindërit, nëna Cleito dhe babai, Mnesarchus, i cili ishte një shitës i thjeshtë dhe jetonte në një fshata pranë Athinës. Pas marrjes së lajmit të orakullit se ai ishte i destinuar si “fitues kurorash”. Por babai këmbënguli që i biri të kishte një karrierë në atletikë. Në të vërtetë Europidi ishte i destinuar për një karrierë sfiduese në skenë, ku arriti vetëm pesë fitore, njëra prej të cilave pas vdekjes. Ai shërbeu për një kohë të shkurtër si balerin dhe pishtarmbajtës. Edukimi i tij nuk ishte i kufizuar vetëm në atletikë, ai gjithashtu studioi pikturë dhe filozofi nën mbikqyrjen e Prodicus dhe Anaxagoras. Ai kishte dy martesa dërrmuese me dy gra tradhtare, Melite dhe Choerine, kjo e fundit, me të cilën kishte tre djem. Ai kaloi një jetë të varfër duke jetuar në një shpellë në Salamin. “Atje ai ndërtoi një bibliotekë mbresëlënëse dhe ndoqi bashkësinë e përditshme me detin dhe qiellin”. Përfundimisht, ai u tërhoq në “gjykatën e fshatit” të mbretit Arkelau në Maqedoni, ku vdiq në vitin 406 pes. Megjithatë, siç përmendet, detajet biografike rreth tragjedianit duhet të konsiderohen me skepticizëm, sepse rrjedhin pothuajse nga burime jo dhe aq të besueshme.

Pavarësisht se vetë Euripidi kishte botë të pasur shpirtërore dhe mund të quhej me plotë gojën njeri me nivel, jo rrallë herë i shpëtonte përfoljeve të bashkëqytetarëve. Euripidi filloi të shpaloste talentin e vet sigrafik qysh në moshën 18 vjeç, pavarësisht marrëdhënieve të ngushta miqësore me Sofokleun, asnjëherë nuk shfaqi ambicie te ndiqte të njëjtin rrugëtim politik.

Shekuj pas vdekjes së tragjedianit të madh grek, etja  për të mësuar sa më shumë në lidhje me jetën personale te tij ende nuk është shuar, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, pasi askund nuk ka të dhëna të besueshme e të mjaftueshme për të shkuarën e tij. Euripidi, pati fatin e keq të mos adhurohej sa qe në jetë, madje shumë thonë se athinasit veçse e sulmonin. Për këtë arsye, u detyrua të largohej nga Athina dhe të zhvendosej në oborrin mbretëror të Maqedonisë, duke kaluar kështu kohë të qeta pranë miqve të vet… Ashtu siç ndodh rëndomë vlerat e vërteta të poetit u njohën pas vdekjes. Emri i Euripidit shumë shpejt u dëgjua përtej kufijve Grek. Për mikun e hershëm të tij, Sofokleun, vdekja e tragjedianit nuk ishte një ngjarje thjeshtë, por një prekje e thellë shpirtërore, ai e përnderoi ashtu si duhej, madje mbajti dhe zi për të.

Euripidi i përkiste kategorisë së shkrimtarëve cilësore. Çdo gjë që shkruante kishte një arsye të veçantë. Nuk ishte nga njerëzit që “digjej” për njohje, donte që gjithçka të arrihej në kohën e duhur dhe të përcillte mesazhe përmes veprave të tij. Pavarësisht se ishte një shkrimtar i denjë dhe i kompletuar, vetëm një herë ishte vlerësuar me çmim të tretë, dhe e gjithë kjo ndodhte ngaqë nuk ishte i pëlqyeshëm si njeri.

Veprat e Euripidit karakterizohen nga format komplekse, lirëshmëria në përdorimin e temave mitologjike dhe idetë e pasura muzikore. Euripidi krijoi një formë të re teatri, ku rol vendimtar luajtën kontradiktat e dëshirave njerëzore dhe hyjnore. Përshtypjet mbi krijimtarinë e Euripidit shumë herë përplaseshin, disa e vlerësonin dhe të tjerë e “ndëshkonin” përmes kritikave të tyre. Euripidi ishte një personalitet modest dhe njohës i shkëlqyer i shpirtit njerëzor, jo pa të drejtë konsiderohej si psikolog i virtyteve dhe defekteve njerëzore… Fusha shkrimtareske e poetit dramatik ishte shumëdimensionale dhe e befasueshme. Linjat mjeshtërore ndërthurnin korposin e një zinxhiri veprash premtuese e të pathyeshme.

Tags: "Alkestra""Andromaka""Bakidet""Ciklopi""Elektra""Fenikaset""Hekuba""Helena""Heraklidët""Herakliu i tërbuar""Hipoliti""Ifigjenia në Aulidë""Ifigjenia ne Tauridë""Iketidët""Joni""Medea""Oresti""Risoja""Troadet"Euripidigurëthemeli i epokës helenikeme tragjiku i poetëve grekënjohës dhe jetësues në dramë i psikologjisë njerëzore
Previous Post

Libri nuk është gjithçka në jetë, por gjithçka që na lejon të ndjehemi krenar, e kemi të mëkuar prej bujarisë së tij

Next Post

Robert Shvarc, i paepuri i vlerave njerëzore, ngadhënjyesi i shqipes në ligjërimin e kolosëve të letërsisë botërore

Next Post

Robert Shvarc, i paepuri i vlerave njerëzore, ngadhënjyesi i shqipes në ligjërimin e kolosëve të letërsisë botërore

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
John F. Kennedy: Injoranca e një votuesi në një demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve

John F. Kennedy: Injoranca e një votuesi në një demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve

May 29, 2025
Ja cilat janë 10 produktet të krijuara nga Gjermania naziste që përdoren edhe sot, nga Volkswagen te Metadoni

Ja cilat janë 10 produktet të krijuara nga Gjermania naziste që përdoren edhe sot, nga Volkswagen te Metadoni

May 28, 2025
Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

May 27, 2025
Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

May 27, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj