Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Piktori me famë botërore, Ibrahim Kodra, një prej firmëtarëve të krenarisë shqiptare

April 22, 2018
in Pikturë
716
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Sekush prej nesh përulet me respekt para emrit dhe veprës së Ibrahim Kodrës, atij që skaliti në kujtesën e vlerave të përbotshme shqiptarin e madh të pikturës, gurëthemelin e një hopi të kurajshëm vlerash dhe shprehishë estetike. Kjo përulje është mirënjohja që i detyrohemi atij dhe gjithë atyre që nxorën këtë vend të vogël nga anonimati, i hoqën nga qafa vargonjt e anatemës dhe përbuzjes, duke e vënë atë në podin e nderit, si të barabartë mës të barabartëve, si të qytetëruar mes sfidave konkuruese të civilizimit.

Ibrahim Kodra është një e tillë krenari, një e tillë legjitime e kësaj krenarie. Vepra e tij është një diell që lëshohet agimeve të krenarisë shqiptare dhe mbushë me jetë ditën dhe gjallimin e çdo ngulmi përfaqësimesh.

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra u lind në Ishëm më 22 prill 1918, vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano, ku jetonte prej 30 vitesh. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur ai ishte 20 vjeç, respektivisht në vitin 1938, për t’u larguar nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi akorduar nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e braktis Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Feksi dhe shpërtheu ky talent për t’u shndërruar më shumë se një zgjedhje fati, në një talent, i cili do të ngjiste fluturimthi shkallët e përfaqësimit në botën e madhe të artit dhe të pikturës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorë të mëdhenj si Pikasso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.

Ibrahim Kodra… ” primtivi i një qyteterimi të ri” kështu e ka përkufizuar më 1947, poeti francez, themeltari i lëvizjes surrealiste, Paul Eluar (14 dhjetor 1895-26 nënto 1952) kumtin e penelatës së shqiptarit nga Ishmi i Durrësit, Ibrahim Kodra.

“Miku im piktor shqiptar! Një piktor i veçantë! Edhe firma juaj është një vizatim, si veprat e tua”, ndërmendim ti ketë thënë Kodrës spanjolli i bashkëthemelimit të kubizmit, kulmëtari i artit të shekullit XX, Pablo Piccasso (25 tetor 1881-8 prill 1973), i cili u njoh me Ibrahim Kodrën gjatë një konference ndërkombëtare të paqes më 1948.

“Ai, – shkruan Hans Kinkel në “Stuttgarter Zeitung” më1959 – është konsideruar si një prej më të mëdhenjve të gjeneratës së re të piktoreve italianë.

Në pikturat e tij ka një origjinalitet midis lirizmit dhe gjeometrisë. Pelqen ngjyrën e kaltër që e luan në të gjitha tonalitetet, duke e bërë pjesë themelore të shprehjes. Lirizmi i lehtë, është një mënyrë gati “naive” qe na kujton Paul Klee”

“Lirizem dhe magji, por edhe autenticitet, në të cilin drama antike dhe moderne janë në konflikt me njëra-tjetrën…” citon Francesco Carbone.

” Me një sinteze kapriçioze, abstragime gjeometrike dhe kompozime piktoreske, Kodra arrin efekte të mrekullueshme të peisazheve detare…” njëmendet më 1959, Karl Diemer.

Besoj se njohja me veprën e tij ka rendësinë e vet, sepse tek e mbramja, është një figurë artistke me famë botërore dhe që i përket universit shqiptar.

Ka ndodhur shpesh që jeta i tregohet koprace artistit në gjallje. I ka “mjelë” frymëzimin e çdo dite, pa i kthyer shpërblimin. E kanë lënë jetën njerëzore pa e ditur se më pas do të bëheshin pjesë e përhershme e historisë së artit. I tillë ka qenë Ibrahim Kodra. E tillë është orvatur të gjegjet jetës së tij, prej fëmijërisë e deri tek e vona.

Ibrahim Kodra lindi në Likmetaj, në Ishëm të Durrësit. Në moshën 3-vjeçare mbetet jetim, i vdes e ëma, Xhixha dhe rritet nga gjyshi Shabani. I ati Murati, ishte marinar, njeri që donte detin dhe poezinë. Ibrahimi pati një fëmijeri të vështirë. Punoi si dizenjator për një tregetar të qytetit të Durresit. Vazhdon studimet në shkollën teknike të Harry Fultzit, ndjek kursin e piktures në shkollën e parë të vizatimit nën drejtimin e skulptorit Odise Paskali, derisa bie në sy të drejtorit të doganave të Durrësit, i cili e ndihmon të futet në oborrin mbretëror ku edhe njohu direkt mbretëreshen Geraldina, e cila më 1938 e çon të studioje në Itali me një bursë studimi nga Oborri Mbretëror.

Në Milano ndjek studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera. Ndjek kurset e Aldo Caprit e më pas të Carlo Carra, përsa i përke pikturës, ndërsa për skulpturën ndjek kurset e Francesco Messina.

Jep me sukses provimet e pranimit në Akademi, e cila ende në atë kohë ishte shumë rigoroze në pranimin studentëve dhe përzgjidhte ata që ishin të destinuar të bëheshin të famshëm. Pas mbarimit të studimeve, dhe mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ai përfshihet në lëvizjet artistike të Milanos, “Oltre Guernica”(1945) dhe “Linea”(1947).

 

Kodra ngjitet në elitën e artit të Europës. Ka një koleksion të pasur çmimesh, ku mund të evidentojmë: Medalja e Artë e Akademisë Franceze, Qytetar Nderi në shumë qytete të Italisë, çmimi “Ambrogini i Artë” nga Bashkia e Milanos. Më 1996, Presidenti Sali Berisha i akordon titullin e lartë “Nderi i Kombit” për atë që ishte dhe mbeti i tillë.

Vepra e Kodrës, gjëndet në të gjthë botën, galerinë prej 6000 punësh të tij përbëjnë visaret e çmuara në muze, galeri, e koleksione private.Vepra e tij është pasuri botërore, dhe kombi ynë nderohet me të.

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

 

Previous Post

Piktori shkrodran Gjovalin Paci sjell në tablo “Skënderbeu”-n legjendar

Next Post

“Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin”

Next Post

"Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë - librin"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Ja cilat janë 10 produktet të krijuara nga Gjermania naziste që përdoren edhe sot, nga Volkswagen te Metadoni

Ja cilat janë 10 produktet të krijuara nga Gjermania naziste që përdoren edhe sot, nga Volkswagen te Metadoni

May 28, 2025
Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

May 27, 2025
Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

May 27, 2025
Marilyn Monroe dhe Arthur Miller, dy ikona të kohës në një çast ku eleganca dhe pesha shpirtërore ndanin të njëjtin ajër

Marilyn Monroe dhe Arthur Miller, dy ikona të kohës në një çast ku eleganca dhe pesha shpirtërore ndanin të njëjtin ajër

May 27, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj