Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Seksi u përmirëson ndjenjën e mirëqenies së trupit dhe të mendjes tuaj

May 22, 2023
in Eros
144
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ka  shumë materiale letrare, muzikore dhe shkencore  që bëjnë fjalë për “Shërimin Seksual”. Shumica e atyre që i kanë bërë këto materiale dinë vetëm gjysmën e të vërtetës. Ata nuk dinë gjysmën tjetër. Një jetë seksuale e mirë nuk është vetëm një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës tuaj dhe një shpërthim intimiteti me partnerin, por në të njëjtën kohë  ajo përmirëson  në  shumë mënyra edhe shëndetin tuaj. Ju duhet të dini se gjatë seksit digjen shumë kalori,  se seksi u çliron nga stresi dhe u ndihmon të flini më mirë.

Por, të gjitha këto përfitime shëndetësore, janë vetëm maja e ajsbergut. Në këtë shkrim do t’u tregoj diçka më shumë. Do t’u tregoj për disa arsye të tjera shëndetësore, që e bëjnë të domosdoshëm ngatërrimin midis çarçafëve, me të dashurin tuaj.

Seksi rrit  imunitetin

Kur bëni seks të sigurtë dhe të moderuar, kjo do t’u ndihmojë të mos sëmureni. Kërkuesit shkencorë në disa Universitete, kanë arritur në përfundimin se studentët që bëjnë dashuri një herë, ose dy herë në javë, e kanë shumë të lartë nivelin e imunoglobulinës A, ose ndryshe IgA. Kjo imunoglobulinë është mbrojtësi i parë që ka trupi kundër të ftohtit dhe gripit. Ndodhte ndryshe, me ata që vullnetarisht kishin hequr dorë nga seksi, dhe me ata që bënin seks tre ose më shumë herë në javë. Në këto dy kategoritë e fundit, niveli i imunoglobulinës  A nuk rritej.

Seksi lehtëson dhimbjet

Stimulimi vaginal që ndodh gjatë marrëdhënies seksuale, ka efekt të fortë për të bllokuar dhimbjet. Kjo ndodh, kryesisht, nga çlirimi i endorfinave, që janë disa kimikate trunore që ngjajnë me opiumin dhe që çlirohen kur shpërthen orgasma. Studimet kanë treguar se stimulimi i të famshmes “vatrës G”, që çon deri në orgasmë, e rrit pragun e dhimbjes mbi 100%, ndërsa kur stimulimi i kësaj vatre nuk çon në orgasmë, por gruaja ndjen vetëm kënaqësinë e ngacmimit të  saj, pragu i dhimbjes rritet mbi 80%.

Këtë studim e ka kryer seksologjia e shquar, Profesoresha e Rutgers University, Beverly Whipple dhe bashkëpuntorët në New Jersey. Studimi i saj titullohet “The Science of Orgasm”.Kjo do të përkthehej në këtë mënyrë: Stimulimi vaginal gjatë një marrëdhënieje seksuale të kënaqshme, heq dhimbjet e kokës, krampet menstruale, dhimbjet e artritit, madje dhe dhimbjet kronike, për një periudhë që zgjat nga disa minuta deri në 24 orë.

Seksi u bën të lumtur dhe u zgjat jetën.

Kënaqësia seksuale lidhet ngushtë me të gjithë kualitetin e jetës. Ajo rrit ndjenjën e mirëqenies psikologjike në çdo moshë, për burrin dhe për gruan. Burrat kanë edhe një përfitim tjetër – seksi u zgjat atyre jetën. Këtë tregoi studimi, që zgjati 10 vjet, i kërkuesve në Universitetin e Bristolit në Angli. Ata studiuan lidhjen midis shpeshtësisë së orgasmës dhe vdekshmërisë në 918 burra të moshës midis 45 dhe 59 vjeç në South Wales. Konkluzioni i studimit: Vdekshmëria ishte 50% më e ulët  gjatë periudhës 10 vjeçare tek burrat që kishin arritur orgasma më të shpeshta, dy ose më shumë herë në javë. Vdekshmëria ishte më e lartë tek burrat që e arrinin orgasmën një herë në muaj ose më pak.

Përdoreni, ndryshe e humbët

Tek gratë që janë pas menopauzës, seksi i shpeshtë, tre ose më shumë herë në muaj,  parandalon zhvillimin e atrofisë dhe të tharjes vaginale. Kjo shpjegohet në këtë mënyrë: Gratë që angazhohen në aktivitet të rregullt seksual, kanë më shumë estrogjen natyral në trupin e tyre dhe estrogjeni i mbron indet vaginale.

Tek burrat, ejakulacionet (prishjet) e shpeshta, jo vetëm kanë lidhje me funksionimin e mirë seksual, ndërkohë që ata moshohen, por ato ulin edhe rrezikun për kancerin e prostatës. Në një studim të Institutit Nacional të Kancerit në Amerikë, studiuesit gjetën këto të dhëna: Burrat që ejakulonin mbi 21 herë në muaj, rrezikoheshin nga kanceri i prostatës 33% më pak, nga ata  që ejakulonin 4 deri 7 herë në muaj. Autorët thonë se zbrazja periodike e prostatës me ejakulacion, bën të shkarkohen jashtë produktet potencialisht karcenogjene që ndodhen në spermatozoidet dhe në spermë. Kjo do të thotë se prishjet e shpeshta e shpëlajnë dhe e ruajnë prostatën.

Seksi rregullon hormonet

Gratë që bëjnë interkursë, më së paku një herë në javë, (kur nuk janë me periodat), i kanë më të rregullta ciklet menstruale. Niveli i estrogjenit në këto gra është më i lartë, nga ai i grave  që janë më pak aktive seksualisht. Ja dhe një përfitim tjetër për gratë: Gra që bëni seks të rregullt çdo javë, kuptojeni sikur merrni një cek sa herë bëni seks. Kurrë mos e humbisni çekun e javës. Ju do të jeni më fertile (pjellore) dhe do të plakeni më ngadalë. Kur të arrini në menopausë, ju do të keni më pak afshe të nxehta, densitet kockor më të mirë, do të gëzoni shëndet kardiovaskular më të mirë dhe do të prekeni më pak nga Alzaimeri.

Seksi u përmirëson ndjenjën e mirëqenies së trupit dhe të mendjes tuaj.

 

Tags: BukuriaEpshiErosEstetikeHiretJoshjaKënaqësiaKeshillaKujdesiLekuraNudoNuriOrgazmaSeksiSpecialisti
Previous Post

Ngrohuni nga zjarri i ndjenjave të një letre dashurie që Gabriel Garsia Markez shkroi për zemrën që i’u blatua shpirtit të tij

Next Post

Dilema e pazgjidhur e Kullës së Babelit, e vërteta sipas Zanafillës apo «një përpjekje naive për të shpjeguar origjinën e kombeve»

Next Post

Dilema e pazgjidhur e Kullës së Babelit, e vërteta sipas Zanafillës apo «një përpjekje naive për të shpjeguar origjinën e kombeve»

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj