Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Holandezo-francezi, Ary Scheffer, skalit në vaj kanavacë pikturën “Gratë suliote” një histori sa tragjike aq dhe legjendare

June 15, 2022
in Pikturë
102
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Historia e tablos “Gratë Suliote”, të cilat u sakrifikuan për të mos rënë në duart e ushtaravë të Ali Pash Tepelenës, është nga më të njohurat vepra të artit, të cilat përcjellin me vërtetësi artistike dhe me tragjizëm dëshmimi estetik një moment që e vërteta e ka ruajtur në librat e historisë.

Les Femme Souliotes “Gratë Suliote” është vaj në kanavacë, realizuar në vitin 1827, ndodhet në Muzeu i Luvrit, Paris, Francë. Piktura evokon një moment sa tragjik aq dhe legjendar, tregon vetëvrasjen heroike të grave Suliote e njohur si “Vallja e Zallongut”, gjatë luftërave Suliote.

Mes mijëra veprave të rëndësishme në muzeun e Luvrit në Francë gjendet edhe piktura “Gratë suliote”.  Është tablo e trimërisë së pashoqe të këtyre grave, e përshkruar nga shumë historianë të rëndësishëm të historisë së Europës.

Autori i kësaj pikture, holandezo-francezi, Ary Scheffer, u lind më 10 shkurt 1795 dhe vdiq më 15 qershor 1858. Ai ishte një piktor romantik.  Tematika e pikturave që realizoi, në shumësinë e herëve i ka të bazuara në veprat e Dantes, Goethe, dhe Lord Byron. Në galerinë e tij ka dhe punë me subjekt mitologjik, religjoze, gjithashtu dhe portretet e njerëzve të famshëm dhe me ndikim në jetën e tij. Politikisht, Shefer kishte lidhje të forta me Mbretin Louis Philippe I, duke qenë i punësuar si mësues i fëmijëve të tij, gjë e cila e favorizoi atë të jetonte një jetë luksoze për shumë vite, deri në Revolucionin Francez të vitit 1848.

Siç dihet Suliotët  kanë qenë një komunitet shqipfolës ortodoks nga krahina e Sulit, sot në Epir, Greqi, i cili ishte dhe mbetet shumë i njohur dhe që hyri në një konflikt me osmanet në rastin konkret me Pashallëkun e Janinës që drejtohej në atë kohë nga Ali Pasha. Pas humbjes së tyre në vitin 1803, suliotët ishin të detyruar të shpërnguleshin në drejtim të Greqisë, dhe shumë prej tyrë luajtën një rol të dorës së parë në Luftën greke të Pavarësisë, duke filluar që nga 1821, ku u dalluan me udhëheqës të shquar si Marko Boçari dhe Kiço Xhavella.

Suliotët në fillim flisnin një nëndialekt të dialektit çam dhe me kohë u bënë përdorues të dy gjuhëve greke dhe shqipe. Pas asimilimit të tyre, një ndryshim i gjuhës në drejtim të greqishtes ndodhi, ndërsa dialekti çam i Sulit u zhduk.

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen n°2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin « Les femmes soldats – Gratë ushtare ». Francezja rrëfen se gratë suliote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e sulioteve dhe nuk harron të theksojë origjinën e tyre shqiptare.

Në vijim, rrëfimi i plotë i gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« …Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë lujatur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve. Këto gra ishin Suliotet. Suliotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël. Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë. Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish. Gratë Suliote ndoqën burrat në luftë ; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Lambros Tsavellas – Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve*, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre,  katërqind Suliotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vdekur në fushë.

Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suliotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra.

Gratë, të cilat rezistonin, u masakruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjëve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre.»

Tags: « Le Petit Parisien »Ary SchefferEpirGazeta francezeGratë sulioteGreqiHolandezo-franceziKiço XhavellaMarko Boçari
Previous Post

Ekzistojnë dieta të shumta për të humbur kilogramët e tepërt, por një nga më të veçantat është dieta e dorës

Next Post

Letra e Çarli Çaplinit dërguar së bijës, Geraldina natën e Krishtlindjes së vitit 1965

Next Post

Letra e Çarli Çaplinit dërguar së bijës, Geraldina natën e Krishtlindjes së vitit 1965

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj