Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Margaret Hasluck, skocezja që pasuroi albanologjinë dhe ndërkombëtarizoi njohjen dhe vlerat për Shqipërinë dhe shqiptarët

April 9, 2018
in Profil
291
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Margaret Hasluck (1885 – 1948) ka qenë nji gjeografe, gjuhëtare, e arkeologe skoceze. Gjithashtu veprimtarinë e saj e përbëjnë edhe fushat e folklorit, gjeografisë, gjuhës, etnografisë, etj. Janë këto fusha ku kontributi i saj më së shumti promovon vlerat shqiptare të specifikuara dhe trajtuara gjerësisht prej saj. Margaret Hasluck, britanikja që me kontibutin e saj pasuroi albanologjinë dhe ndërkombëtarizoi njohjen e shqiptarëve.

E lindun si Margaret Hardie, ishte vajza e fermerit John Hardie. Kaloi vitet e para të jetës në Morayshire. Nga Akademia e Elgin-it, ajo shkoi për të studiue në Universitetin e Aberdeen, ku u diplomue me 1907. Vijoi studimet në Cambridge, tue i krye me nderime në 1911 por s’iu dha diploma ngaqë universiteti nuk ka dhanë diploma për gra der më 1948. Ndjeku shkollën angleze në Athinë, e ma tej u ushtrue në Antioki të Pisidisë, në Anadollin e sotëm. U martue me Frederick Williams Hasluck, drejtor i shkollës angleze në Athinë, muejin e mjaltit e kaluen në Konja të Anadollit, e të vendosun në Athinë udhëtuen nepër Turqi e Ballkan. Me 1916 i shoqi sëmuret nga tuberkolozi, dhe vdekë 4 vite ma vonë në Zvicër. Kthehet në Angli për të redaktue dhe botue librat e të shoqit.

Mandej kthehet në Shqipni me 1923, ku ndërmerr kërkime antropologjike në Maqedoni, dhe vendoset në Elbasan për gati 16 vjet në nji shtëpi pranë mureve të kalasë së qytetit. Nga populli do quhej “shtëpia e Englezkës”. Në të njejtën hullí si parardhësja Durham, punon në drejtim t’etnografisë, numizmatikës, me ndihmën dhe t’atdhetarit të dhanun mbas koleksionizmit, Lef Nosit. Publikon artikuj të shumtë, gjithashtu dhe gramatikën e parë Anglisht-Shqip, që ia kushtoi pikërisht mikut të saj.

Asht e para që mblodhi anekdotat e Binak Alisë, Mustë Ballgjinit e Selim Peshkut. Në v. `30 të shek. XX në revistën “Shkolla Kombëtare” botoi shkrime mbi luginën e Tomoricës dhe Tomorin, reportazhin “Përmes pyjeve të Ballenjës”.

Për shkak të punës me qarqet informative britanike në Luftën e Parë Botnore, detyrohet me ikë nga vendi drejt Athinës me pushtimin italian. Pasi Athina bahet e pasigurtë, zhvendoset drejt Stambollës ku i shërben Shërbimit Inteligjent Anglez tue i parashtrue gjendjen e Shqipnisë. Ma vonë u shpërngul drejt Kairos tue marrë me vedi dhe përkujdesjen për çashtjen shqiptare. E diagnostifikueme me leuçemi, vendose.

Me pasionin e dashurinë njëlloj si bashkëkombësja e saj Edit Durham, Hasluck do të sjellë një pamje të plotë të Shqipërisë. Me objektivin e aparatit të saj fotografik ajo do të fiksojë qytetet dhe njerëzit nga veriu në jug të vendit, duke realizuar një mozaik të plotë të viteve 20-30 të shekullit të kaluar.

Shumica e informacionit që sot kemi për të kaluarën e vendit tonë ka si burim të huajt. Udhëtarë e studiues të shumtë që kaluan përgjatë shekujve në Shqipëri,  kanë shkruar dhe dokumentuar të dhëna interesante. Marin Bizi, Johann G. Von Hahn, Holger Pedersen, Edith Durham,  Antonio Baldacci e Georg Shtadmueller janë vetëm disa nga emrat e shquar. Imagjinoni se çfarë do të ishte albanologjia sot nëse nuk do të kishim shkrimet dhe librat e tyre dhe të shumë tjerëve si ata.

Në listën e të huajve të dashuruar me Shqipërinë vend të rëndësishëm ka edhe britanikja Margaret Hasluck. Ndryshe nga bashkëkombësja e saj Edith Durham, e mirënjohur për librat dhe vizatimet e saj për Shqipërinë, Hasluck përvec studimeve dhe materialeve të shkruara ka lënë edhe dëshmi të rëndësishme fotografike. Me aparatin e saj fotografik janë realizuar më shumë se 500 foto në mbarë Shqipërinë, tashmë të dixhitalizuara e të publikuara nga arkivat britanike.

Fotot e Hasluck

Siç del nga studiuesit britanikë të biografisë së Hasluck, ajo kishte arritur që të merrte tre të drejta studimi dhe financimet përkatëse nga Universitetet e vendit të saj. Duke parë edhe arkivin e saj të fotove rezulton që dy udhëtimet e para, ku dhe janë shkrepur qindra foto i takojnë viteve 1923-1925. Në këto udhëtime ajo do të vizitojë të gjithë krahinat e Shqipërisë nga Shkodra në Veri e deri në Delvinë në Jug. Për qëllime të studimeve të saj përvec peisazheve të qyteteve më kryesore të vendit për apartin e saj do të pozojnë edhe dhjetëra banorë me veshjet e tyre karakteristike. Një  udhëtim tjetër, kësaj radhe nëpër Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut, sic e dëshmojnë edhe fotot, Hasluck do ta ndërmarrë në vitin 1934. Niset nga Elbasani për të vijuar në Librazhd, Dibër, Martanesh e Bulqizë, Mat, Mirditë, Kukës, Shalë, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Krujë e Tiranë. Në rrugëtimin e saj ajo e ka shkrepur aparatin vec të tjerave edhe në shtëpitë ku ka qëndruar. Në Orenjë shtëpinë e Beg Ballës, në Dibër shtëpinë e Murat Kaloshit dhe në Mat shtëpitë e Xhelal Zogut si edhe sarajet e Burgajetit etj. Hasluck ishte një etnologe. Interesi i saj për të fotografuar nuk janë vetëm banesat por edhe njerëzit, mënyra e jetesës, zakonet e deri edhe lojrat popullore. Po me kaq interes ajo fotografon edhe objektet e kultit e kryesisht xhamitë si në Shkodër, Vlorë, Tiranë etj. Po ashtu duke qenë se në atë kohë ishin objektet infrastrukturore më të spikatuar, Hasluck ka pamje edhe të urave mbi lumenjtë Drin, Shkumbin e Vjosë.

Interesat e Hasluck

Folkloriste, gjeografe, gjuhëtare, etnografe e arkeologe, Margaret Masson Hardie ishte shkolluar në Cambridge dhe i kishte nisur udhëtimet e saj studimore që në vitin 1911, kur shkon në Athinë dhe ndjek Shkollën Britanike. Një vit më vonë martohet me Frederick William Hasluck, në atëkohë asistent drejtor (1911-1915) dhe drejtues i bibliotekës (1906-1915) së Shkollës Britanike në Athinë. Së bashku çifti do të udhëtojë në Konia (Ikoniumi i lashtë) në Turqi dhe pranverën e vitit 1913 e kalojnë atje së bashku. Hasluck-ët gjatë katër viteve të ardhshme ndonëse bazën e kishin në Athinë, kryen udhëtime të shumta nëpër Ballkanin Jugperëndimor, udhëtime nga të cilat lindi interesi, pasioni dhe dashuria e tyre për Ballkanin. Pas vdekjes së të shoqit kthehet në Angli dhe merret me redaktimin e tre librave të papërfunduara që la i shoqi. Në Angli, në vitin 1924 ajo u bë anëtare e Geographical Society, dhe më vonë shkruan për revistën e tyre, duke i nënshkruar artikujt me mbiemrin e burrit të saj, si Margaret Hasluck. Në dy dekadat e ardhshme të jetës së saj, ajo u bë një folkloriste, gjuhëtare dhe etnografe duke studiuar veçanërisht jetën e banorëve të Shqipërisë. Përveç artikujve në revistat shkencore, Hasluck shkroi edhe për publikun e gjerë. Shkrimet e saj janë botuar në revista të njohura si British Ëeekly, Discovery, Nature dhe Everyëoman. Shumë artikuj të tjerë ajo i botoi në The Times, Illustrated London Neës, dhe Manchester Guardian. Nga viti 1932 deri më 1936 ajo ishte korrespondente për Shqipërinë  në periodikun Britania e Madhe dhe Lindja. Ajo ka qenë një koleksioniste e mirë e tekstileve dhe materialeve folklorike. Koleksionimet e saj u realizuan aty nga mesi i vitit 1921 dhe vazhduan deri në fillim të vitit 1940. Këto koleksione përbëhen nga rreth njëqind objekte.

Elbasani, dashuria e saj

Hasluck më 1926 vendos përfundimisht të jetojë në Shqipëri. Vendbanimi i saj i përzgjedhur është Elbasani. Atmosfera mesjetare dhe orientale e këtij qyteti, rrugët e tij të ngushta me kalldrëm dhe selvitë e gjata e kishin tërhequr përfundimisht. Ndërton një shtëpi aty ku edhe do të jetojë për 13 vjet. Kjo për jetën e saj do të ishte një periudhë e frytshme. Punimet e saj gjetën shumë shpejt vend në botimet profesionale. Kërkimet patën rezultate të shkëlqyera. Ndër të tjera ata përfshinë: syrin e keq; magjinë; bestytnitë shqiptare; ndikimi i fesë së krishterë; praktikat e fesë islame në Shqipëri; jevgjit, vllehët, sektet dervishe në Maqedoni, Shqipëri e Serbi; mitet e lashta greke në shoqërinë shqiptare (psh blerja e nuses dhe miti Edipit); ligji fisnor shqiptar, Kanuni i Lekë Dukagjinit, etj. Në mes të një stuhie të tillë e produktiviteti ajo arrin të mbledhë qindra tregime folklorike, bëhet autorja e gramatikës së parë anglisht-shqip (Këndime Anglisht- Shqip, 1932) e cila përfshin edhe 16 përralla popullore shqiptare në anglisht dhe shqip së bashku me fjalorin. Por qëndrimi i saj në Elbasan e kishte pasur edhe një tjetër shkak të fortë. Në gjithë këtë punë ajo është ndihmuar nga dijetari dhe patrioti i shquar shqiptar Lef Nosi, i cili gjithashtu banonte në Elbasan. “Hasluck pati një miqësi të veçantë të ngushtë me të”, shkruan Dejvid Smaili.  Por për këtë miqësi ajo ka shkruar vetë. “Nëse do kishim qenë më të rinj kur u njohëm dhe të kishim pasur ca të holla – shkruan Margaret – ne do të ishim martuar. Ajo që ne kishim pa martesën ishte dicka e mrekullueshme, gati gati një lidhje perfekte intelektuale dhe ide të përbashkëta si dhe punën që kishim planifikuar të bënim”. Por Lufta e Dytë Botërore do ti prishte të gjithë planet.

Jeta e Margaret Hasluck

Margaret Hasluck ka lindur më 1885 në Skoci dhe ka vdekur më 1948 në Dublin, Irlandë. Më 1911 gjatë një udhëtimi në Greqi njihet me Frederick William Hasluck, me të cilin martohet një vit më pas. Për katër vjet me radhë jetojnë së bashku në Athinë. Por në vitin 1916 Frederiku u sëmur rëndë nga turbekulozi. Margaret e shoqëron atë në Zvicër, ku shtrohet në një sanatorium ku dhe ndërron jetë 1920. Më 1926 pas 6 vjet qëndrimi në Londër dhe udhëtimesh të shumta vendoset përfundimisht në Elbasan.  Qeveria shqiptare këmbëngul që ti vendosë një ushtar si truprojë personale. Hasluck në mënyrë të përsëritur kundërshton, por më në fund e pranon rojen që e pati njëkohësisht edhe shërbëtor. Do të qëndrojë këtu deri më 1939. Për shkak të punës së saj në shërbimet inteligjente britanike, (italianët e njihnin mirë) largohet sapo pushtohet Shqipëria vetëm pak ditë pasi edhe Mbreti Zog kishtë lënë vendin.  Nga 1939 deri më 1941 punon në ambasadën britanike në Athinë. Shërben në Seksionin D si këshilltare për “zyrën shqiptare”. Në verë 1941, transferohet në Stamboll dhe më pas në Kajro, ku shërben si eksperte e Operacioneve Ekzekutive Speciale për Shqipërinë (1942-45). Ajo është autore e fletëpalosjeve që hidheshin nga britanikët në Shqipëri dhe u ka mësuar gjuhën shqipe shumë prej oficerëve britanikë që shërbyen në vendin tonë gjatë dhe pas luftës.

Në prill 1944 largohet nga Kajro dhe vendoset në Bari. Më 1945 pasi u diagnostikua me leuçemi largohet në Qipro për një klimë më të favorshme.

Asokohe ajo mësoi se miku i saj Lef Nosi ishte në një situatë tepër të vështirë, e cila do të kishte një fund fataj. Regjimi i Enver Hoxhës e kishte akuzuar si tradhtar dhe armik i popullit.

Në arkiva është gjetur një letër, me të cilën ajo i drejtohej udhëheqësit komunist, në të cilën thuhet,

“Jam gati me u-prezantue si dishmitare përpara çdo gjyqi shqiptar për me i kallzue punët e tij, vetëm se edhe nuk u-shërova prej nji sëmundjeje fort të keqe qi më ka ra vjet në Cairo, e doktori nuk më ep leje qi t’udhëtoj…. Guxoj me ju shkrue ashtu, shkëlqesi, si mikesha e Shqipnisë qi jam dëftye gjithmonë, kur të vij në Shqipni, po të më epni leje, do të ju dëftej ca letra prej Shqiptarëve që thojnë se unë jau mora sigurimin zyrtar e indipendencës së Shqipnisë në shendre 1942. Pa zotin Lef s’un plotësoj mirë librat që jam tue shkrue përmbi Shqipninë…. Ashtu ju shkruaj kët letër si private. Në qoftë se do të keni mirësinë me pranue kët lutje, do të jau di për nder gjithmonë.

Me nderime të nalta, shkëlqés

Margaret Hasluck“

Por më kot. Atje mëson lajmin e vdekjes së mikut të saj të ngushtë, Lef Nosi, ekzekutuar në shkurt të 1945. Sipas oficerit britanik Dejvid Smaili “Hasluck nuk e mori më veten pas zhgënjit të madh që pësoi nga humbja e mikut të saj të ngushtë”. Më 1947 kur e pa qartë se gjendja e saj shëndetësore nuk përmirësohej më nga Qipro u kthye në Dublin, ku, me kurajo të madhe dhe këmbëngulje, u përpoq të përfundojë librin e saj, që synonte ta kishte historinë e parë të Shqipërisë në gjuhën angleze. E rrakapitur më në fund iu dorëzua leucemisë më 18 tetor 1948, në një kohë kur i kishte mbaruar katër nga njëzet kapitujt si edhe skicën e detajuar të librit të saj që u botua pas vdekjes në vitin 1954, me titullin “Ligji i Pashkruar në Shqipëri”. Shtëpia që ajo ndërtoi në Elbasan, është tashmë një jetimore. Më 18 qershor 2010, për 125-vjetorin e lindjes së saj, Margaret u nderua me titullin “Qytetare Nderi e Elbasanit” dhe një pllakë përkujtimore është vendosur në shtëpinë e saj të dikurshme.

 

Tags: Margaret Hasluck
Previous Post

Thema e Durrësit në shek. XIII ishte në qendër të sistemit mbrojtës bizantin në zotërimet e perëndimit

Next Post

Frensis Bekon, ai që hyri guximshëm në radhën e mendimtarëve më të ndritur të shekullit XVI e XVII

Next Post

Frensis Bekon, ai që hyri guximshëm në radhën e mendimtarëve më të ndritur të shekullit XVI e XVII

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Motra Tone” e Kolë Idromenos dhe “Shqiptarja” e Camille Corot, një përballje e bukurisë në dy pasqyrime të të njëjtave tipare

“Motra Tone” e Kolë Idromenos dhe “Shqiptarja” e Camille Corot, një përballje e bukurisë në dy pasqyrime të të njëjtave tipare

June 17, 2025
Mark Twain dhe Olivia Langdon, gruaja që ishte gjithçka për “fëmijën” me flokë të thinjur, që magjepsi botën me librat e tij

Mark Twain dhe Olivia Langdon, gruaja që ishte gjithçka për “fëmijën” me flokë të thinjur, që magjepsi botën me librat e tij

June 17, 2025
Cave di Cusa, aty ku mjeshtëria e lashtë sfidon edhe standardet moderne të prerjes së mermerit

Cave di Cusa, aty ku mjeshtëria e lashtë sfidon edhe standardet moderne të prerjes së mermerit

June 17, 2025
Ergys Pepaj djali nga Kopliku që iku ilegalisht në kërkim të ëndrrës duke u bërë sot një personazh

Ergys Pepaj djali nga Kopliku që iku ilegalisht në kërkim të ëndrrës duke u bërë sot një personazh

June 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj