Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kritikë

Mimoza Çobo, një zë këndues pasionesh të fuqishme dhe një hir i dlir i shpirtit poetik

March 17, 2018
in Kritikë
88
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Dy fjalë dhe një mëkim me përzemërsi për krjimtarinë e poetes, Mimoza Çobo. Nuk është asnjëherë e lehtë të përpiqesh të përkufizosh me një dorë fjalë atë që përmbledhtaz është te poetja, sublimja e krijimit, ajo qellore që e shndërron shpirtin e poetit në një shpënd që rrok liritë dhe çdo përmasë tjetër zotërimi të eterit. Sepse, “poetit një perëndi i rri pranë”.

Mimoza Çobo është një zë këndues pasionesh të fuqishme dhe një hir i dlir i shpirtit. Poezia e saj është përjetuese, është një qasje e kudogjendur për të zjarmuar në çdo pore, në çdo nerv, në çdo aftësi përjetimi të gjëndjeve. Ajo merr dhe jep përmes një kodi të fshehtë komunikimi. Troket lehtë në shpirtin e ndjenjave delikate dhe zgjon stuhi rrapëllitëse në çdo fole, në çdo kraharor. Iken dhe vjen për të mbetur me vargun, me metaforën, muzikalitetin. Një ëndje që ysht, shkundullin, përmend, zgjon. Ajo i flet çdo zemre, siç i flakërin çdo pasioni.  Poezia për secilin nga ne thot diçka ndryshe ngase kane përkufizuar qindra poetë, por ajo e poetes, Mimoza Çobo, ka një ligjërim dhe një forcë që e tejçon këtë zë, këtë jehonë, këtë endje që vjen për të gjetur te secili nga ne prehër për ta përkundur këtë ndjenjë. Të shumtë janë poetet që kanë lidhur emrin dhe jetën e tyrë të dëshmimit estetik dhe emocional, shpirtëror dhe etern me sublimen e krijimit, Çobo, padyshim është njëra prej tyre. Varg pas vargu, poezi pas poezie, rimë pas rime, ajo shpërfaq çfarë ka të shtrenjtë dhe të shenjtë.

Poezitë e saj, të përcjella kryesisht nga publikimet në profilin e saj në Facebook, tregojnë se ku qëndron Mimoza Çobo, se çfarë vendi meriton poezia e saj. Ajo krijimtari që e bën atë poete dhe i lejon asaj të jetojë poetikisht si i atribuon çdo ëndje dhe kërshëri atë mistikë përshkuese përjetimi. Për të poezia është një gjallim energjishë të pushtetshme mbi çdo shkëndi dhe ngucje të momentit. Kësisoj tek ajo, poezia është gjithçka që ajo ofron në përmbushjen e atij obligimi që çdo krijues ka si mision.

Ajo shkruan, krijon dhe komunikon me të vetmin zë, me të vetmen afri ndjesore që ajo ka zgjedhur si qasje ligjerimi me miqtë dhe lexuesit. Poezia për të është oksigjen, është zeja e atij shpirti që i ofrohet krijues çdo dëshirimi si një flijim. Poezitë e saj të dashurisë përshkohen përmes një filli zjarri pasioni, ashtu siç shpesh i shtërngon në shpirt një dhimbje dhe e çan një trishtim. Fjala, metafora, rima, e gatuajnë atë shkulm pasioni dhe mendimi duke e gostitur kënduese, sikur ajo nuk shkruan por përcjell mes fjalëve atë gjuhë të lashtë jehonash dhe tingujsh që gurrojnë nga kohërat dhe ledhatojnë dëgjesën tonë, ngucim pasionet e përgjumura, duke i hedhur në zjarre përjetuese.

Ai zë, ai ligjërim, ajo këngë shpesh është e njëtrajtshme, përshkohet nga një vijë muzikaliteti, guduliset nga e njëjta kadencë, zjarmon nga i njëjti shkulm gjaku. Kjo ngjet, se poezia e Mimoza Çobo ka aftësinë të të hipnotizojë, të të ngre në atë eter ëndje, duke të të shkulur përdhunshëm nga rutinorja dhe e zakonta, për të të kredhur në një botë idilesh shpirti, në një botë llamburitjesh shumëngjyrëshe. Nëse kjo nuk ndodh, ju thjeshtë nuk keni kërkuar krejt pranin tuaj t’i jepet këtij flakërimi kumtues poetik. Një hutim ju mban larg vullnetit për të fluturuar në atë realitet imagjinativ, në atë të tashme që gostitet nga një shpirt i pasur dhe një zemër përjeton fuqishëm ndjenjën e shpërblimit, siç di edhe të trazohet nga dhimbja dhe të shndrij nga përjetimi. Sepse është vetë poezia ajo që ka këtë efekt. Sepse është ligjërimi poetik që arrin të vendosë pushtet mbi vetëdijen tuaj, duke e hedhur atë në një harrim të ëmbël, në një reale që vetë poetja e gatuan me pasionin që i jep misioni. Kjo është poezia, kjo është magjia e këtij komunikimi, me të cilin më shumë se na bashkon dëshira për t’u ndjerë të magjepsur, na shtyt një vullnet për ta rrokur lirinë më atë pasion që mëkon fluturimi.

Tags: Albert VatajMimoza ÇoboPoezia
Previous Post

Ana e panjohur e Jul Çezarit, diktatorit që shndërroi Romën në një perendori të madhe dhe u ndëshkua nga shpirtmadhësia

Next Post

Astrologjia jep përgjigje se çfarë është horoskopi dhe pse të gjithë e lexojnë atë

Next Post

Astrologjia jep përgjigje se çfarë është horoskopi dhe pse të gjithë e lexojnë atë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj