Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Mjalti me arra mund të quhet si një nga ilaçet më të mira natyrore dhe që është i aftë të trajtojë disa sëmundje

February 19, 2018
in Shëndetësi, Të përzgjedhurat
4k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Ky kombinim i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme. Përgatitja është shumë e thjeshtë, përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni. Këtë përzierje duhet ta konsumoni 3 herë në ditë, para konsumimit të vakteve.
Ky kombinim trajton presionin e lartë të gjakut, aneminë, dhimbjet e kokës, ulçerat e stomakut, lodhjen kronike, pagjumësinë, sklerozën etj. Përveç se ju jep të gjitha vlerat ushqyese, kjo përzierje ju përshpejton metabolizmin dhe për pasojë ju ndihmon të binin në peshë.

Mjalti me arra janë dy ushqime që jo vetëm plotësojnë por edhe përmirësojnë vlerat e njëri tjetrit. Ky kombinim nuk kërkon një lloj specifik mjalti, për sa kohë të jetë cilësor, megjithëse mjalti i gështenjës ofron nivelin më të lartë të antioksidantëve. Kombinimi i arrave me mjaltin ka vlera të mrekullueshme, të cilat do t’i prezantojë në artikullin e mëposhtëm.

Ul tensionin e gjakut

Rekomandohet që të përdorni 100 gramë arra dhe 100 gramë mjaltë çdo ditë për 45 ditë me rradhë. Sigurohuni që keni furnizim të bollshëm të këtyre dy produkteve dhe mbani mend që arrat kanë një efekt laksativ.

Ndihmon me aneminë dhe gjakun

Përzieni 500 gramë mjaltë me 500 gramë arra të grira dhe lëngun e një limoni. Sipas preferencës mund të shtoni deri në 3 limonë. Vendoseni masën në një enë qelqi. Merrni nga një lugë gjelle tre herë në ditë, gjysmë ore përpara çdo vakti.

Mjalti me arrat i japin forcën e duhur imunitetit

Mund të merrni sasi të barabarta të mjaltit dhe arrave dhe t’i përzieni së bashku. Shtoni copa limoni ose thjesht lëng limoni. Në këtë recetë zakonisht përdoren arra të njoma, por në vende të ndryshme përdoren edhe arrat e pjekura. Piqini arrat në furrë në një temperaturë prej 150º C për disa minuta. Shija e tyre do të shumëfishohet dhe nuk do t’ju pritet të konsumoni më shumë.

Mjalti me arra bën mrekulli për gjallërinë tuaj fizike dhe shpirtërore

Në shumë vende kjo përzierje magjike përdoret për dhënie energjie për aktivitet fizik dhe si afrodiziak. Në disa krahina të vendit, mjalti me arra kombinohet me kosin e ftohtë, sidomos atë të zënë në kushtet e shtëpisë dhe përbën një ëmbëlsirë natyrale të pazëvendësueshme nga asnjë tjetër.

Kombinimi stimulon prodhimin e testosteronit tek meshkujt dhe estrogjenit tek femrat

Mjalti me arra përmirëson energjinë, qarkullimin e gjakut dhe forcën gjatë aktiviteteve fizike. Arrat me mjaltin janë një kurë fantastike që mund të zëvëndësojë përdorimin e mjekimeve farmaceutike. Ky kombinim i jep organizmit, vitaminat, mineralet, proteinën, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme.

Mjalti me arra lehtëson dhimbjen e kokës

Ky kombinim shëron dhimbjet e kokës, ndaj në vend që të merrni ilaçe, konsumoni një deri në dy lugë gjelle me mjaltë dhe arra në ditë. Kjo recetë do t’ju vijë në ndihmë edhe nëse vuani nga pagjumësia apo probleme si ulçera në stomak. Merrni 20 gramë arra të grira dhe hidhini në ujë të valuar. Kullojini dhe do të përfitoni një lëng të ngjashëm me qumështin. Shtoni dy lugë me mjaltë dhe pini dy deri në tre lugë gjelle çdo gjysmë ore përpara çdo vakti./AgroWeb.org

Arrat gjatë kësaj stine le të jenë detyrimisht në dispozicionin tuaj. Janë burim i shëndetit, plot me antioksidues dhe materie ushqyese. Nga ky ushqim shërues mund të përgatisni ilaçe që do të ruajnë shëndetin tuaj gjithë vitin. Disa nga këto receta mund t’i përgatisni menjëherë, derisa për të tjerat mund të prisni pranverën ose sezonin tjetër, transmeton Kosova Sot Online.

Arrat në mjaltë, për pjellori dhe potencë

Arrat janë afrodiziak natyral, përmbajnë vitamina B1 dhe B2 që trupit i japin energji dhe elemente vitale, që janë të rëndësishme për zhvillimin e gjëndrave seksuale. Arrat janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetet normale seksuale dhe punën e prostatës. Ka efekt të fortë në kombinim me mjaltë, që po ashtu është i rëndësishëm për shëndetin riprodhues mashkullor. Në sasi të barabartë përzieni arra të bluara me mjaltë të gështenjave dhe hani tri lugë në ditë.

Përzierja kundër anemisë

Me këtë masë mund ta mposhtni aneminë dhe plogështinë. Përgatitni masën nga gjysmë kilogramë mjaltë të livadheve, gjysmë kilogram arra të bluara dhe një limon. Gjithçka përzieni mirë, merrni një lugë të vogël, çdo 3-4 orë.

Qumështi i arrave kundër të thatit në lukth

Qumështi i arrave është ilaç që përmirëson shërimin e të thatit në lukth. Për përgatitjen e qumështit derdhni 20 g arra të bluara në 2 dcl ujë të vluar. Përzieni mirë dhe shtoni një lugë të madhe mjaltë. Para secilës shujtë merrni pesë deri gjashtë lugë të vogla.

 Arrat e gjelbra për gjëndrat tiroide

Arrat e gjelbra janë të pasura me elementet kryesore ndërtuese të gjëndrave tiroide – jod dhe tirozinë. Në studimet e fundit është vërtetuar se aji i arrave të gjelbra në masë të madhe shton nivelin e tiroksinës. Kjo recetë nga arrat e gjelbra shëron gjëndrat tiroide në mënyrë natyrale. Në sasi të barabarta përzieni arrat e gjelbra të bluara, me mjaltë. I lini në vend të errët për 30 ditë. Merrni një lugë të vogël në ditë.

Çaji nga gjethet e reja të arrës për pastrimin e gjakut

Çaji nga gjethet e reja përdoret për pastrimin e gjakut. Është përgatitje e hatashme edhe kundër sëmundjeve të lëkurës, diabetit dhe verdhëzës, hemorroideve, parazitëve. Dhimbjeve të eshtrave, e shkaku se përmban pak natrium, ju sugjerohet personave që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Gjethet duhet t’i thani, e çajin e përgatitni në këtë mënyrë: dy lugë të mëdha të gjetheve të thara i derdhni në 2 dcl ujë të ftohtë dhe i vloni për 5 minuta. I lini të mbuluara për 15 minuta, çdo ditë mund të pini 2-3 gota.

 

Tags: Mjalti me arra
Previous Post

Nikolla Koperniku, njeriu që “lëvizi Tokën”, “heretiku” që gëzoi statusin si «babai» i astronomisë moderne

Next Post

Dashuria, martesa dhe muaji i mjaltit në traditën dhe kulturat e hershme

Next Post

Dashuria, martesa dhe muaji i mjaltit në traditën dhe kulturat e hershme

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

May 30, 2025
Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

May 30, 2025
A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

May 29, 2025
Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

May 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj