Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Ku ndryshojnë shkrimet apokrife nga ato kanonike dhe çfarë përfaqësojnë secili prej tyre?

February 15, 2018
in Filozofi, Të përzgjedhurat
293
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kush e përcaktoi kanonin biblik?

Disa autorë kanë pohuar se kanoni i Shkrimeve të Krishtere Greke u përcaktua shekuj më vonë nga një kishë që ishte bërë një institucion i fuqishëm nën drejtimin e perandorit Kostandin. Sidoqoftë, faktet flasin ndryshe.

Për shembull, vini re se ç’thotë Oskar Skarsaun, profesor i historisë së Kishës: «Vendimi se cilat shkrime duheshin përfshirë në Dhiatën e Re dhe cilat jo, nuk u mor kurrë nga ndonjë këshill kishtar ose nga ndonjë person i vetëm. . . . Kriteri ishte fare i qartë dhe mjaft i logjikshëm: shkrimet e shekullit të parë të e.s. që konsideroheshin të shkruara nga apostujt ose nga bashkëpunëtorët e tyre, konsideroheshin të besueshme. Shkrimet, letrat ose ‘ungjijtë’ e tjerë që u shkruan më vonë, nuk u përfshinë. . . . Në thelb ky proces përfundoi shumë kohë para Kostandinit dhe shumë kohë para se kisha nën pushtetin e tij të bëhej institucion i fuqishëm. Ishte kisha e martirëve të krishterë e jo kisha e pushtetshme që përcaktoi se cila do të ishte Dhiatë e Re.»

Ken Bërding, docent i cili merret me studimin e Shkrimeve të Krishtere Greke, bën këtë koment për mënyrën si lindi kanoni: «Kisha nuk përcaktoi vetë një kanon. Është më e përshtatshme të themi se kisha pranoi librat që të krishterët i kishin konsideruar gjithmonë si Fjala e autoritetshme e Perëndisë.»

Gjithsesi, a ishin thjesht ata të krishterë të përulur të shekullit të parë që përcaktuan kanonin? Bibla thotë se përfshihej diçka tjetër më e rëndësishme dhe e fuqishme.

Sipas Biblës, një nga dhuratat e mrekullueshme të frymës që u dhanë në dekadat e hershme të kongregacionit të krishterë ishte ‘aftësia dalluese për shprehjet e frymëzuara’. Disa prej atyre të krishterëve iu dha aftësia e mbinatyrshme të dallonin ndryshimin midis thënieve që ishin vërtet të frymëzuara nga Perëndia dhe atyre që nuk ishin. Prandaj, të krishterët sot mund të jenë të sigurt se Shkrimet e përfshira në Bibël pranoheshin si të frymëzuara.

Me sa duket, kanoni u përcaktua në një etapë të hershme nën drejtimin e frymës së shenjtë. Që nga pjesa e fundit e shekullit të dytë të e.s., disa shkrimtarë komentuan në lidhje me librat e Biblës nëse ishin apo jo kanonikë. Por, këta shkrimtarë nuk përcaktuan kanonin. Ata thjesht dëshmuan për atë që Perëndia tashmë kishte pranuar nëpërmjet përfaqësuesve të tij të drejtuar nga fryma e tij.

Edhe dorëshkrimet e lashta japin dëshmi bindëse në mbështetje të kanonit që përgjithësisht pranohet sot. Ka më shumë se 5.000 dorëshkrime të Shkrimeve Greke në gjuhën origjinale, përfshirë edhe disa të shekullit të dytë e të tretë. Pikërisht këto shkrime, e jo shkrimet apokrife, konsideroheshin si të besueshme gjatë shekujve të parë të e.s. e si rrjedhim kopjoheshin dhe shpërndaheshin gjerësisht.

Megjithatë, dëshmitë e brendshme përbëjnë provën më të rëndësishme nëse një libër është ose jo kanonik. Shkrimet kanonike janë në përputhje me ‘modelin e fjalëve të shëndosha’ që gjejmë në pjesën tjetër të Biblës. Ato i nxitin lexuesit ta duan, ta adhurojnë e t’i shërbejnë Jehovait dhe paralajmërojnë kundër besëtytnive, demonizmit dhe adhurimit të krijesave. Ato janë historikisht të sakta dhe përmbajnë profeci të vërteta. Po ashtu i nxitin lexuesit t’i duan të tjerët. Librat e Shkrimeve të Krishtere Greke i kanë këto veçori dalluese. A mund të thuhet kjo për shkrimet apokrife?

Shkrimet apokrife ndryshojnë krejtësisht nga shkrimet kanonike, Fjala «kanon» i referohet tërë librave të Biblës që japin prova bindëse se janë frymëzuar nga Perëndia. Janë 66 libra që pranohen përgjithësisht si kanonikë e janë pjesë përbërëse dhe e domosdoshme e Fjalës së Perëndisë. Librat apokrifë datojnë nga mesi i shekullit të dytë, shumë më vonë se shkrimet kanonike. Ato paraqitin një tablo të Jezuit dhe të krishterimit që nuk është në përputhje me Shkrimet e frymëzuara.

Të marrim rastin e Ungjillit apokrif të Thomait. Ai i atribuon një sërë shprehjesh të çuditshme Jezuit, si për shembull, se do ta shndërronte Marinë në mashkull që të mund të hynte në Mbretërinë e qiellit. Ungjilli i Fëmijërisë që shkroi Thomai, e përshkruan të riun Jezu si fëmijë të lig që me dashje shkaktoi vdekjen e një fëmije tjetër. Librat apokrifë Veprat e Pavlit dhe Veprat e Pjetrit, theksojnë heqjen dorë nga marrëdhëniet seksuale e madje i përshkruajnë apostujt sikur i nxitin gratë që të ndahen nga burrat. Ungjilli i Judës e përshkruan Jezuin sikur qeshi me dishepujt ngaqë po i luteshin Perëndisë për ushqimin. Këto ide janë në kundërshtim me atë që gjendet në librat kanonikë.

Shumë prej shkrimeve apokrife pasqyrojnë bindjet e gnostikëve, sipas të cilëve Krijuesi, nuk është një Perëndi i mirë, se ringjallja nuk është në kuptimin e mirëfilltë, se e gjithë materia është e ligë dhe se Satanai ishte burimi i martesës e i riprodhimit të qenieve njerëzore.

Disa libra apokrifë u atribuohen në mënyrë të rreme personazheve biblike. Mos vallë ishte një konspiracion i errët që i përjashtoi këta libra nga Bibla? Një ekspert i shkrimeve apokrife, M. Xhejms, tha për to: «Nuk ka nevojë të diskutojmë nëse dikush i ka përjashtuar nga Besëlidhja e Re: këta libra e kanë përjashtuar vetë veten.»

Shkrimtarët e Biblës paralajmëruan për ardhjen e apostazisë

Në shkrimet kanonike gjejmë mjaft paralajmërime për një apostazi të afërt që do të korruptonte kongregacionin e krishterë. Në fakt, kjo apostazi tashmë kishte nisur në shekullin e parë, por apostujt e frenuan përhapjen e saj. Këto paralajmërime hedhin dritë mbi shkrimet që filluan të shfaqeshin pas vdekjes së apostujve, shkrime që binin në kundërshtim me mësimet e Jezuit.

Vërtet, këto dokumente mund t’u duken të çmuara disa studiuesve e historianëve ngaqë janë të vjetra. Por mendoni këtë: ta zëmë se disa studiues do të mblidhnin një grumbull shkrimesh të dyshimta të botuara sot, ndoshta duke i marrë nga revistat me thashetheme dhe nga botimet e kulteve fetare radikale, e më pas do t’i mbyllnin në një dhomë të nëndheshme. Mos vallë me kalimin e kohës këto shkrime do të bëheshin të vërteta e të besueshme? Pas 1.700 vjetësh, gënjeshtrat dhe gjepurat e shkruara në to, vallë do të bëheshin të vërteta vetëm sepse dokumentet ishin shumë të vjetra?

Sigurisht që jo! Po kështu është edhe me pohimet se Jezui u martua me Maria Magdalenën dhe me pohimet e tjera të çuditshme nga librat apokrifë. Pse t’u besojmë këtyre burimeve jo të besueshme, sidomos nëse kemi në dorë burimet e besueshme? Gjithçka që Perëndia do që të dimë për Birin e tij ndodhet pikërisht në Bibël​—një libër të cilit mund t’i besojmë.

Bibloteka online

Tags: ApokrifBiblaFejaKanonikKishaShenjtaShkrimet
Previous Post

Këshillat e urta, gjithnjë kanë diçka për ta ndarë me ju për ta pasuruar dhe begatuar jetën, shpërblimin tuaj

Next Post

Letërsia katolike shkodrane e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe përfaqësuesit e saj më të spikatur

Next Post

Letërsia katolike shkodrane e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe përfaqësuesit e saj më të spikatur

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

May 30, 2025
Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

May 30, 2025
A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

May 29, 2025
Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

May 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj