Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Softueri i Plagjiaturës WCopyfind zbulon “të vërtetat” për 11 vepra të William Shakespeare, priten “ciklone”

February 11, 2018
in Autorë
46
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Për vite të tëra, studiuesit kanë debatuar se çka frymëzonte shkrimet e Shekspirit (William Shakespeare). Tani, me ndihmën e softuerit të përdorur nga profesorët që të kapin studentët mashtrues, dy shkrimtarë kanë zbuluar një dorëshkrim të pabotuar që besojnë se Bard i Avonit ishte konsultuar për të shkruar “Mbretin Lir”, “Makbethin”, “Rikardin III “, “Henrikun V” dhe shtatë shfaqje të tjera.

Gjetjet janë bërë nga Dennis McCarthy dhe June Schlueter, i cili i përshkroi ato në një libër që do të publikohet javën e ardhshme nga shtypi akademik D. S. Brewer dhe Biblioteka Britanike. Autorët nuk sugjerojnë se Shekspiri ishte plagjiator, por se ai e lexoi dhe u frymëzua nga një dorëshkrim i titulluar “Një diskurs i shkurtë për rebelimin dhe rebelët”, i shkruar në fund të viteve 1500 nga George North, një figurë jo e rëndësishme në oborrin e Mbretëreshës Elizabeth i cili shërbeu si ambasador në Suedi.

“Ishte një burim që ai vazhdonte t’i kthehej”, tha McCarthy, një studiues autodidakt i Shekspirit. “Ndikon në gjuhën, formon skena dhe në një farë mase ndikon në filozofinë e dramave”.

Në analizën e librit para botimit, David Bevington, profesor emeritus i Humanizmit në Universitetin e Çikagos dhe redaktor i vëllimit të veprave Shekspirit, e quajti këtë si “një zbulesë”! Ndërsa, Martin Meisel, profesor emeritus i Letërsisë Dramatike në Universitetin e Kolumbias, në një recension tjetër thotë se nuk ka dyshim se dorëshkrimi “duhet të ketë qenë diku në sfondin mental të Shekspirit” teksa shkruante dramat e tij.

McCarthy përdorte teknikat moderne, si WCopyfind, një softuer me burim të hapur për plagjiaturë, i cili zgjodhi fjalët dhe fraza e zakonshme në dorëshkrim dhe drama.

Për shembull, North i nxit ata që shohin veten si të shëmtuar që të përpiqen të jenë të bukur përbrenda, për të sfiduar natyrën. Ai përdor një varg fjalësh për argumentim, përfshirë “proporcionin”, “xhamin”, “tiparin”, “të drejtën”, “deformimin”, “botën”, “hijen” dhe “natyrën”. Në monologun hapës te “Rikardi III” (“Tash është dimri i pakënaqësisë sonë…”) tirani gungaç përdor të njëjtat fjalë në të njëjtën mënyrë që të vijë në përfundimin e kundërt: meqë nga jashtë është i shëmtuar, do të luajë shejtan si i cili duket.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa të rralla janë këto fjalë”, thotë McCarthy. “Dhe vazhdon të godasë fjalë pas fjale. Është si një biletë lotarie. Është e lehtë për të marrë një numër nga gjashtë, por jo për të marrë çdo numër”!

Studiuesit kanë përdorur teknikat kompjuterike me dekada. Ndërsa, McCarthy u frymëzua të përdorte softuerin e plagjiaturave nga puna e Sir Brian Vickersit, i cili përdori teknika të ngjashme në vitin 2009 për të identifikuar Shekspirin si bashkautor të shfaqjes “Eduardi III”.

“Shekspiri jo vetëm që përdor të njëjtat fjalë si Northi, por shpesh i përdor ato në skena rreth temave të ngjashme e madje te të njëjtat karaktere historike. Në një pasazh tjetër, North përdor gjashtë terme për qentë, nga ata të fisnikëve e deri te barinjtë e varfër, për të argumentuar se ashtu si qentë që ekzistojnë në një hierarki natyrore, kështu bëjnë njerëzit. Shekspiri përdor të njëjtën listë të qenve për pikëpamje të ngjashme te ‘Mbreti Lir’ dhe ‘Makbethi’”, thotë McCarthy.

Për të qenë të sigurte se Northi dhe Shekspiri nuk përdornin burime të njëjta, frazat janë analizuar në datotekën e Early English Books Online që ka 17 milionë faqe të gati çdo vepre të botuar në vitet 1473-1700. Pothuaj asnjë vepër tjetër nuk kishte pasazhe të të njëjtës gjatësi.

McCarthy ka studiuar Shkencat Kompjuterike në Universitetin e Buffalos po kurrë nuk ka diplomuar. Ai është marrë me shkrime më shumë. Nga viti 2006 nisi të studiojë Shekspirin duke u fokusuar te Thomas Northi i cili ishte përkthyes edhe i Plutarkut tek i cili Shekspiri bazohej te disa drama. /Telegrafi/

Previous Post

Letra nga burgu e Fjodor Dostojevskit për të vëllanë. Rrëfimi i tij për vdekjen që pa dhe jetën që rifitoi duke u bërë një shkrimtar i madh

Next Post

Nën robërinë e përkthimit: Jeta e ilirit Eusebius Sophronius Hieronymus, autorit të Vulgatës, mëkuesit latin të Biblës

Next Post

Nën robërinë e përkthimit: Jeta e ilirit Eusebius Sophronius Hieronymus, autorit të Vulgatës, mëkuesit latin të Biblës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj