Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Martin Lutheri, babai i këngëve të protestës, zëri denoncues i shitjes së indulgjencave, revolucionari i besimit

February 11, 2018
in Muzikë
52
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nëse Evropa është e formësuar nga trashëgimia politike dhe fetare e Martin Lutherit, kontributet e tij muzikore janë më pak të njohura. Në fakt, muzika ishte thelbësore për ideologjinë e tij dhe nxiti këngëtarët radikalë edhe shumë kohë pas vdekjes së tij. Ndërkohë, stili i muzikës së tij sot krahasohet me disa nga lëvizjet më të njohura të protestave të epokës moderne.

Para vitit 1517, Kisha Katolike kontrollonte shumicën e muzikës fetare në Evropë. Në kishë shumica e njerëzve dëgjonin korale të kënduara në latinisht. Muzika popullore e kalonte rrallë pragun e kishës.

Protesta fillestare e Martin Lutherit kundër Kishës Katolike ishte për shkak të shitjes së indulgjencave – kur famullitarët lanin mëkatet nëse paguanin një tarifë

Luteri i shkatërroi këto ndarje dhe transformoi jetën muzikore të krishterë. Për të muzika fetare nuk ishte vetëm për priftërinjtë dhe korin. Në vend të kësaj, ishte “pranë teologjisë” dhe një “dhuratë nga Zoti”. Si e tillë duhet të jetë i arritshme për të gjithë. Tekefundit, shkroi ai, “duke zbukuruar meloditë në mënyra të mrekullueshme, këngëtarët mund t’i shpinin të tjerët në një valle qiellore”. Kushdo që nuk pajtohej, “meritonte të mos dëgjonte gjë veç pëllitjes së gomarëve dhe hungërimës së derrave”!

Lutheri përpiqej të zhvillonte fuqishëm këto ide, siç ia shprehu mendimet Papës për të këqijat e indulgjencave (koha në Purgator mund të shkurtohej në këmbim të një pagese të përshtatshme për priftin lokal!?). Këndimi latinisht u hodh poshtë në favor të këngëve me gjermanishten e përditshme. Ky stil shpejtë u bë pjesë e rëndësishme e identitetit të pasuesve të tij.

Jo që Lutheri promovoi muzikën për arsye abstrakte të besimit. Ai e kuptoi se sa e fuqishme ishte muzika në përhapjen e mesazheve të tij. Ashtu si këngët më të mira të protestës moderne, himnet e tij ishin të kapshme dhe goditëse. Ai shtoi tekste fetare te këngët e njohura popullore, si te “Do ta tejkalojmë”. Kjo ishte e dobishme për epokën e injorancës. Edhe njerëzit analfabetë – rreth 85 për qind e popullsisë gjermane në vitet 1500 – mund t’i mësonin dhe t’i këndonin ato. Lutheri i nxiti këto ndryshime. Ai inkurajoi fëmijët që të mësonin muzikë në shkollë dhe të punonin me reformatorët të tjerë për të prodhuar libra të himneve protestante.

Në vitin 1517, Lutheri publikoi 95 tezat e tij: një listë të ankesave kundër Kishës të vendosura në dyert e kishave të Wittenbergut – por ai ende e konsideronte veten katolik

Lutheri vetë deklaroi se muzika dhe teksti duhet të “rriten nga gjuha e vërtetë amtare”. “Ein Feste Burg” (Një kështjellë e fuqishme) është tipike për thjeshtësinë e tij:

Perëndia ynë është kështjellë e fuqishme,

Një mburojë dhe armë e besueshme!

Këngët si kjo u ngulitën në zemrat e Lutherit dhe të miqve të tij. Ata ndoshta këndonin “Ein Feste Burg” në Kuvendin e Wormsit, kur Lutheri u mor në pyetje nga Karli i V-të – Perandori i Shenjtë Romak. Kjo tërheq paralele me lëvizjet moderne të protestës. Tekefundit, protestuesit kundër Luftës së Vietnamit u mblodhën për t’i dhënë paqes një shans përballë reagimit të dhunshëm, derisa aktivistët anti-aparteid kënduan “Soweto Blues” pas një masakre raciste në Afrikën e Jugut.

Pasi Lutheri u ekskomunikua nga Kisha Katolike, u thirr për të mbrojtur besimet e tij para Perandorit të Shenjtë Romak – në Kuvendin e Wormsit më 1521

Por, nëse muzika e Lutherit ishte për mbështetësit, himnet e tij gjithashtu kapluan konvertuesit e rinj. Muzika e re buçiste nga qyteti në qytet. Ashtu si me aspektet e tjera të Reformimit, edhe shtypi ishte çelës i suksesit.

Ndonjëherë, himnet e Lutherit kryenin punë më shpejtë se ai. Në Magdeburg, këndimi masiv i himneve të tij konvertoi qytetin disa muaj para se Lutheri të arrinte.

Bashkëkohësit e vlerësuan përhapjen e kësaj muzike. 50 vjet pasi Lutheri vdiq, teologu Cornelius Becker theksoi se “këngët e Lutherit u çuan tek njerëzit në vende të largëta, në shpirtrat dhe mendjet e të krishterëve të devotshëm. Nuk ishte e lehtë të bllokohej ky progres”.

Në të vërtetë, himnet luterane kishin dalë shpejt nga fortesa e tij në Saksoni. Ato u kënduan në zonat katolike dhe u përkthyen në anglisht. E gjithë kjo ndërlidhet me muzikën moderne të protestës. Ashtu si himni socialist “Internacionalja” që u bë i famshëm nga Madridi në Moskë – madje edhe në mesin e njerëzve që nuk kuptonin detajet e dogmës marksiste – himnet luterane buçisnin në Evropë si një shenjë e solidaritetit me aleatët e panjohur.

Derisa katolicizmi vazhdonte të çmonte përfaqësimin vizual të Hyjnisë në pikturë dhe skulpturë, protestantët përqafuan muzikën

Muzika e Luterit ishte e njohur pas vdekjes së tij. Trupat protestante kënduan himnet luterane teksa hynë në beteja të Luftës Tridhjetëvjeçare të shekullin të XVII-të. Më vonë, kompozitorët protestantë gjithashtu përpunuan himnet e tij. Johann Sebastian Bach zgjeroi “Ein Feste Burg” në një kantatë të lavdishme 30-minutëshe, ndërsa Felix Mendelssohn e shtoi atë në simfoninë e tij të quajtur “Reformimi”. Ky trend ka vazhduar në kohët moderne: himnet luterane ende shfaqen në librat e himeve katolike dhe protestante. Për shkrimtarin romantik Heinrich Heine, “Ein Feste Burg” ishte asgjë më pak se “Marsejeza e Reformimit” që “ka ruajtur deri sot fuqinë frymëzuese”.

Ndërkohë, muzika e Luterit, si “Marsejeza” e vërtetë, është dëshmuar se ka fuqi të pakufishme. Ashtu si monarkistët francezë dhe socialistët rusë që përshtatën himnin revolucionar për kauzat e tyre, himnet si “Ein Feste Burg” kanë dalë nga origjina fetare. Richard Wagner e citoi këngën në një pjesë që festonte fitoren prusiane kundër Francës më 1871. Më vonë, nazistët e arsyetuan terrorin duke abuzuar me referimin biblik të Lutherit për “armikun e vjetër të keq”.

Ndarja e Lutherit me Romën u zgjerua pas 95 Tezave që do t’i zhvillonte deri në vdekjen e tij më 1546 – në Wittenberg, ku është varrosur

Por, muzika luterane nuk humbi kurrë sensin radikal. Gjatë revolucionit të vitit 1848, liberalët kënduan një version të ri të “Ein Feste Burg” për të promovuar “lirinë” dhe “të vërtetën”. Në vitet 1880, socialdemokratët gjermanë rishkruan të njëjtin himn për të përfshirë referenca për të drejtat e njeriut. Një shekull më vonë, kundërshtarët e një centrali të ri bërthamor e përdorën “Ein Feste Burg” për të sulmuar “policinë e armatosur”. Loewe vëren një ironi këtu: “Ashtu sikur reformatori që ka marrë meloditë nxitëse dhe krijoi fjalë të reja për to, kaq shumë lëvizje proteste i përdorën meloditë e Lutherit për të promovuar ide të tjera – përveç atyre të Luterit”. /Telegrafi/

Tags: babai i këngëve të protestësMartin Lutherirevolucionari i besimitzëri denoncues i shitjes së indulgjencave
Previous Post

John Dowlandi, rapsodi i harruar i epokës elizabetiane, ai që rrinte pezull në dëshpërimin e heshtur: Rokeri i parë i Anglisë!

Next Post

Papa Kristo Negovani: “Vramëni, por gjakun mblidhmani për bojë që të shkruajnë fëmijët”

Next Post

Papa Kristo Negovani: “Vramëni, por gjakun mblidhmani për bojë që të shkruajnë fëmijët”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj