Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Heinrich Böll ai që ballafaqoi Gjermaninë naziste me kujtesën e luftës dhe përgjegjësinë e fajit

December 21, 2017
in Autorë
73
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Letërsia gjermane përfaqësohet në letërsinë botërore me një kolanë bujare shkrimtarësh, emri dhe vepra e të cilëve janë një gurëthmel i qenësishëm në ngrehinën e testamentit krijues. Ato pena dhe vullnete shkrepëtitëse të pasluftës janë një kapitull i veçantë në historinë e letërsisë gjermane. Një ndër personazhet që plotësojnë spektrin e dritës që kumtoi letërsia dhe botkuptimi i një gjenerate që dilte nga shpërgenjt e përgjakur të luftës ishte, Heinrich Böll.  Ai konsiderohet si një prej shkrimtarëve gjermanë më të spikatur, që u përpoqën të ballafaqohen me kujtesën e luftës, me nazizmin dhe Holokaustin, si dhe ndjenjat e përkatësisë së fajit.

Në romanet e tregimet e veta, përpos kritikës së hapur ndaj Gjermanisë naziste, ai polemizon edhe me autoritetet e politikës, të ekonomisë dhe të kishës, që ai i akuzon, herë ashpërsisht, herë ironikisht, për konformizëm, mungesë guximi dhe abuzim me pushtetin. Letërsia e tij u quajt Trümmerliteratur (letërsia e gërmadhave), duke iu referuar gërmadhave të shkaktuara nga bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1972, ai nderohet me çmimin Nobel për letërsinë. Gjithashtu ai u nderu edhe me një sër çmimesh dhe vlerësimesh të tjera, të cilat e shndërruan këtë autor ndër zërat e rëndësishëm akuzator të kasaphanës së Luftës së Dytë Botërore.

Heinrich Böll Theodor u lind më 21 dhjetor 1917  dhe vdiq më 16 korrik 1985. Böll u lind dhe u rrit në Këln në një familje pacifiste katolike, e cila kundërshtoi që në zëfillje sundimin nazist. Böll ishte nga ata që pranoi të merrte mbi vete risk për kundërshtimin që i ai bëri aderimit në rininë fashiste më 1930. Më 1942, Böll u martua me Annemarie Cech, me të cilin ai pati tre fëmijë. Bashkëshortja më vonë u bë krahu i djathtë i veprimtarisë së tij krijuese. Ishte Annemarie  dhe puna e saj si përkthyese në gjuhën angleze të veprës së Heinrich Böll, punë të cilën shkrimtari e pati pjesë të CV-së së tij. Böll rekrutohet në Wehrmacht, duke shërbyer në Francë, Rumani, Hungari dhe Bashkimit Sovjetik. U plagos katër herë. Gjatë kohës së shërbimit u kaplua nga ethet e tifos, kur edhe u kap nga amerikanët në prill të vitit 1945 për tu dërguar më pas në një kamp të burgosurisht të luftës.

Pas mbarimit të luftës ai u kthye në Këln ku ponoi në dyqanin e familjes së tij, më pas u angazhua në një zyrë statistikore komunale, impenjim që do ta braktiste për të marrë mbi vete rrezikun për tu bërë shkrimtar. Ishte 30 vjeç kur Böll hodhi mbi supe petkun e shkrimtarit.

Heinrich Böll ishte një nga themeluesit e Grupit ’47, i cili bashkoi autorët më të rëndësishëm të letërsisë së re gjermane, që fillonte nga e ashtuquajtura orë zero. Pas një numri romanesh e tregimesh, në vitet ’60 e deri në vdekje fitoi autoritetin e “instancës morale të kombit”. Një nga frymëzuesit e lëvizjes ambientaliste në Gjermani. Më 1972 mori çmimin Nobel për letërsinë. Veç “Me syrin e një klouni” përmendim, ndër romanet më të njohura të tij, “Ku ishte ti, Adam?”, “Dhe nuk tha asnjë fjalë”, “Portret grupi me zonjë”, “Nderi i humbur i Katerina Blumit” etj.

““Me syrin e një klouni” është një nga romanet e mëdha të Heinrich Böll-it dhe të letërsisë gjermane të viteve ’60, është një kryevepër e cila ka ardhur në shqip nga Ardian Klosi dhe është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ky roman është shpërthimi i artistit rebel që sfidon normat e ngurta të shoqërisë për hir të dashurisë së humbur. Njëkohësisht përballja me hipokrizinë e protagonistëve të shoqërisë, që edhe pse më parë patën mbështetur regjimin totalitar nazist, në shoqërinë e sotme predikojnë moralin e krishterë dhe tolerancën, pa i ushtruar dot vetë këto.

Gjithçka ndodh në mendjen e njeriut. Aty ka luftë, ka diktaturë, ka naivitet, braktisje. Një kloun ndoshta nuk i sheh gjërat ndryshe nga të tjerët, vetëm se ai ka dhuntinë të qeshë edhe kur duhet të qajë.

Në një numër romanesh e tregimesh ai bën thirrje për mosharrim të së kaluarës dhe për pastrimin shpirtëror të shoqërisë nga hipokrizia dhe demagogjia. Shkrimtari u angazhua edhe për largimin e figurave të dyshimta nga politika e lartë, dhunën shtetërore në emër të luftës kundër terrorizmit. Në shqip nga veprat e tij janë përkthyer dhe “Ku ishe ti, Adam?” dhe “Kthimi në shtëpi” (Afrim Koçi), “Nderi i humbur i Katharina Blumit” (Robert Schëartz) si dhe një numër tregimesh.

Tags: 16 korrik 198521 dhjetor 1917AdamBashkimit SovjetikDhe nuk tha asnjë fjalëFranceGjermaneHeinrich BöllHungariKu ishte tiLetersiaMe syrin e një klouniNderi i humbur i Katerina BlumitPortret grupi me zonjëRumani)
Previous Post

Mëngjarashët shquhen për kreativitet, mendim të shpejtë dhe një predispozitë më të madhe për të zgjidhur probleme të ndryshme

Next Post

Peter Paul Rubens, alegoriku i tablosë, penelata flakatare e barokut, mishërimi i idilit epik të mitologjisë në art

Next Post

Peter Paul Rubens, alegoriku i tablosë, penelata flakatare e barokut, mishërimi i idilit epik të mitologjisë në art

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj