Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Nga Justiniani te Theodora: Historitë e rralla të njerëzve të thjeshtë që u bënë mbretër

October 27, 2017
in Histori
113
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Për pjesën më të madhe të historisë, vetëm njerëzit me prejardhje aristokratike kishin mundësi të arrinin ndikim politik, aq më pak të bëheshin mbret apo mbretëreshë.

Por ndonjëherë, thjesht ndonjëherë, një njeri i përulur prej gjaku të zakonshëm mund të ngrihej dhe të merrte “frerët” e një pushteti të jashtëzakonshëm.

Servius Tullius, Mbreti i Romës

Pak dihet me siguri rreth jetës së hershme të Servius Tulliusit, por legjenda romake (dhe emri i tij) sugjerojnë se ai ishte lindur një skllav. Disa burime pretendojnë se ai ishte djali i një princeshe, të kapur dhe të shitur si skllave gjatë rrethimit të Corniculumit, por të tjerë thonë se fisnikëria romake thjesht e sajoi historinë, për të maskuar turpin e tyre, që qeveriseshin nga një njeri i thjeshtë. Legjendat duket se bien dakord se ai ishte i destinuar për madhështi që nga fëmijëria, duke qenë se mbi kryet e tij kishte rrezatim hyjnor, kur flinte.

Më në fund, i ra në sy Tanaquilit, gruas së Mbretit Tarquinius Priscus të Romës, e cila thuhej se kishte aftësi në artet hyjnore. Pasi predikoi se Serviusi do të kishte një të ardhme madhështore, Tanaquili e martoi atë me vajzën e saj dhe filloi të bënte plane për ta bërë pasardhësin e burrit të saj. Kjo gjë i trazoi fëmijët e pushtetshëm të mbretit paraardhës, të cilët po planifikonin që ta trashëgonin vetë fronin, dhe pa kaluar shumë kohë, Tarquinius Priscusi u godit me sëpatë në kokë, në rrethana misterioze. Por Tanaquili manovroi me shkathtësi kundër vrasësve të burrit të saj, duke pretenduar se ai i kishte mbijetuar mrekullisht sulmit dhe caktoi Serviusin si regjent (zv.mbret), ndërsa ai shërohej. Sapo Serviusi kishte çimentuar pushtetin e tij, u shpall vdekja e mbretit të vjetër dhe Serviusi, sipas rregullit, zuri vendin e tij. Regjimi i tij zgjati afërsisht 43 vjet, gjatë të cilëve ai i mundi etruskët dhe urdhëroi regjistrimin e parë të përgjithshëm statistikor të Romës, duke e ndarë qytetin në gjashtë klasa zyrtare. Regjimi i tij ishte një kohë begatie, dhe fama e tij ishte kaq e madhe, saqë sot është e vështirë të thuash objektivisht se ç’gjë tjetër bëri ai, duke qenë se romakët, më pas, kishin tendencën që t’ia jepnin atij meritat për çdo gj% të mirë që kish ndodhur në atë kohë. Ai vdiq rreth 535 para Krishtit, kur sipas legjendës, u vra sipas urdhërave të vajzës së tij Tullia, e cila më pas kalëroi mbi trupin e tij, tek shkonte për të parë kurorëzimin e bashkëshortit të saj.

Liu Bang, Perandor i Han-it

Liu Bang kishte lindur në një familje fshatare në qarkun Pei (tani pjesë e Provincës Jiangsu) rreth vitit 256 para Krishtit. Sipas legjendës, lindja e tij ishte shënuar nga një stuhi e madhe dhe shfaqja misterioze e një dragoi shumëngjyrësh, që qëndronte pezull ngjitur me shtratin. Ai gjithashtu kishte 72 nishane të zinj në kofshë, por ky konsiderohej një numër me shumë fat në Kinë, kështu që askush nuk u shqetësua.

Kur u rrit, Liu Bang gjeti punë si një zyrtar qeveritar në rrethinat e lumit Si, ku ai kaloi shumicën e kohës, duke pirë dhe duke “gjuajtur” femra. Legjenda thotë se ai asnjëherë nuk pagoi për pijet alkolike, por dyqanet e verës asnjëherë nuk e bënë të madhe çështjen, sa kohë që imazhi fantazmë i një dragoi, që shfaqej gjithmonë kur ai kalonte, ishte i mirë për të tërhequr klientë. Fati i mirë i tij vazhdoi kur një gjykatës i famshëm erdhi në qytet, duke i detyruar zyrtarët lokalë të mblidhnin dhurata për të. Liu nuk dha asgjë, por shkroi në letrën shoqëruese se ai kishte dhënë një shumë të madhe parash. Në vend që të inatosej prej hilesë, gjykatësi u befasua nga fytyra e jashtëzakonshme e Liu-t, aq sa e martoi vajzën e tij me të.

Një ditë, Liu po shoqëronte të burgosurit dhe ndodhi të shihte parakalimin e madh të perandorit të parë të Dinastisë, Qin Shi Huang. Legjendat pretendojnë se ai ishte kaq shumë i impresionuar nga skena e harxhimeve të bollshme, saqë komentoi: “Njeriu duhet të jetojë një jetë si ajo”.

Dihet se Liu u rebelua pas vdekjes së Perandorit, duke u bashkuar me një grup të udhëhequr nga lordi i luftës Xiang Yu. Liu shumë shpejt u provua të ishte një udhëheqës i shkëlqyer dhe fitoi ndjekës të shumtë, duke e detyruar Xiang Yu t’i jepte nën kontroll mbretërinë e vjetër Han, në Kinën Perëndimore. Ky ishte gabim, pasi shumë shpejt dy burrat iu kundërvunë njëri-tjetrit, se kush të merrrte nën kontroll Kinën. Reth vitit 202, Xiang kreu vetëvrasje dhe Liu u shpall perandor. Ai njihej si një sundimtar shumëngjyrësh, supozohet se njëherë ai rrëmbeu kapelën e një dijetari gjykate, dhe urinoi në të për të treguar përçmimin e tij ndaj arsimimit. Gjithësesi, ai konsiderohet njerëzor dhe perandor i civilizuar, pasi ua ulur taksat fshatarëve dhe bëri përpjekje të fuqishme për të rigjallëruar ekonominë.

Maximinus Thrax, Perandor i Romës

Maximinus Thrax (“Trakiani”), u lind në Traki rreth vitit 173 të erës tonë. Ne dimë pak për jetën e tij, përpara se ai t’i bashkohej legjioneve romake, por burime të kohës thonë se ai punonte si bari. Nëse ka qënë kështu, ai ka qënë bariu më i tmerrshëm në histori, derisa të njëjtat burime thonë se ai ishte një “mal njerëzor”, të paktën 2.5 m i gjatë, dhe i fryrë me muskuj. Megjithëse këto tregime kanë të ngjarë të jenë të ekzagjeruara, ai u vu re shpejt nga perandori Septimus Severus, për fuqinë e tij të madhe në betejë, dhe në fund u ngrit të komandonte një ushtri në Rin, ku trupat e shpallën atë perandor, pasi Severusi ishte vrarë.

Fatkeqësisht, regjimi i Maximinusit zgjati vetëm për tre vjet, të cilat pothuajse të gjitha i kaloi duke shmangur fiset pushtuese përgjatë Danubit dhe Rinit. Ndërkohë, një grup fermerësh të pasur afrikanë pretendonin se taksat e tyre ishin shumë të larta, i vranë taxambledhësit lokalë dhe shpallën perandorin e tyre, Gordian-in e I-rë. Kjo zgjati për rreth tre javë, pikë në të cilën Gordiani vrau veten, duke pasuar vdekjen e djalit e të tij në fushë betejë kundra qeveritarit të Numidias. Gjithësesi senati Romak, duke mos qënë simpatizant i barbarit Maximinus, shfrytëzoi rastin për të shpallur dy perandorë të rinj, të cilët u hoqën nga nipi i Gordianit, Gordian-i i III-të. I inatosur nga një seri revoltash çorientuese, Maximinusi marshoi në Itali, por u përball me rezistencën e vendosur në veri, pikë në të cilën trupat e tij filluan të vinin në pikëpyetje nëse e gjithë kjo ia vlente. Maximinusi u vra si pasojë, bashkë me djalin e tij në vitin 238 të erës sonë, nga po ajo ushtri që më parë e kishte bërë atë perandor.

Justin, Justiniani dhe Theodora

I lindur në vitin 483, Perandori Bizantin Justiniani erdhi nga një familje fshatare latinisht-folëse, me origjinë ilire, dhe gjithmonë e fliste greqishten me një theks të tmerrshëm. Emri i tij i vërtetë ishte Petrus Sabbatius, por ai e mori emrin Justinian për nder të xhaxhait të tij, Justin, i cili ishte bërë komandant i rojeve të pallatit, pasi ai dhe shokët e tij ishin nisur për në Kostandinopojë, me asgjë më shumë sesa “rrobat që kishin në trup, dhe pakëz bukë në xhepat e tyre”. Pasi Perandori Anastasius vdiq pa një trashëgimtar, Justini, i cili komandoi vetëm forcat ushtarake efektive në qytet, u bë pasardhësi i tij (megjithëse vetë Justini pretendoi se ishte bërë perandor jashtë dëshirës së tij, pasi turma kërcënonte të protestonte derisa zyrtarët të përballeshin me të dhe të zgjidhnin një sundimtar të ri).

Derisa Justini u ngrit përmes rangjesh për t’u bërë perandor, ai asnjëherë nuk kishte marrë një edukim zyrtar dhe Justiniani ndoshta u bë një këshilltar kyç ndaj xhaxhait gjatë sundimit të tij, gjë e cila e ndihmoi të përgatitej për sundimin e vet. Rreth vitit 521, atij i ishte dhënë grada e konsullit dhe ai i shkroi letër Papës, duke iu referuar Perandorisë si “shteti ynë”. Në fund Justiniani e pasoi xhaxhain e tij në vitin 527, duke u bërë zyrtarisht bashkë-perandor, katër muaj më herët. Sundimi i tij 38 vjeçar do të shihte reforma madhore qeveritare dhe ligjore, si edhe fushatat për të rimarrë Afrikën Veriore dhe pjesërisht Italinë.

Jo më pak e pazakontë sesa historia e Justinit dhe Justinianit ishte ngritja e gruas së Justinianit, Theodorës. Babai i saj kishte qenë stërvitës arinjsh në hipodromin e famshëm, dhe vetë Theodora u bë një aktore, një profesion shpesh i shoqërizuar me prostitucionin. Është e mirë dokumentuar që ajo ushtronte influencë të konsiderueshme mbi burrin e saj dhe e përdori pozicionin e saj për të mbrojtur të drejtat e grave Romake të të gjitha klasave. Ajo ndoshta e shpëtoi fronin e Justinianit gjatë protestave Nika, të cilat filluan mbi garat e karrove dhe shpejt kërcënonin të përfshinin të gjithë qytetin. Ndërsa Justiniani mendonte të largohej me anije, Theodora bëri deklaratën e famshme:“Kurrë nuk do ta shoh ditën, kur nuk do të përshëndetem si perandoreshë”. Protestat më pas u shtypën dhe sundimi i Justinianit u sigurua.

Ivaylo Lakra, Car i Bullgarëve

Data e lindjes e Ivaylo-s është e panjohur, por ai konsiderohet në përgjithësi se ka ardhur nga Bullgaria veriperëndimore, ka të ngjarë afër Provadia-s. Ai thirrej “Lakhanas” (në Greqisht për “lakër”) dhe “Bardovka” (Bullgarisht për “sallatë jeshile”), për arsye të origjinës së tij të përulur, si një fshatar analfabet. Rreth vitit 1277, Ivaylo filloi të ngrinte një ushtri fshatarësh për të luftuar kërcënimin Mongol ndaj njerëzve të tij, i cili ishte trajtuar jo siç duhej nga i padobishmi Car Kostandini. Pasi arriti fitore të shumfishta, filluan të përhapeshin përalla për Ivaylo-in, duke bërë Konstandinin t’i dërgonte një ushtri për ta dërrmuar Lakrën. Por forcat e tij u mundën dhe vetë Kostandini humbi jetën në betejë, me disa histori që pretendonin se Ivaylo e vrau personalisht në një dyluftim. Duke i mundur edhe Mongolët edhe sunduesin e tij, Ivaylo-i pranoi një ofertë për t’u martuar me gruan e Konstandinit dhe u shpall zyrtarisht mbret në vitin 1278. Regjimi i tij ishte deri diku i shkurtër, duke zgjatur vetëm një vit përpara sesa ai të vritej nga Mongolët. Megjithatë ai konsiderohet të ketë udhëhequr kryengritjen e vetme të suksesshme fshatare, në historinë mesjetare Europiane.

Zhu Yuanzhang, Perandor i Kinës

Zhu Chongba lindi rreth vitit 1328. Perandori i parë Ming erdhi nga një familje tmerrësisht e varfër fshatare në Haozhou (tani Fengyang, në Provincën Anhui), Kinë. Vitet e tij të hershme janë të errët, megjithëse rrëfime të mëvonshme pretendojnë se ai shpesh duhej të mbijetonte duke ngrënë bar dhe lëvozhga pemësh. Nga mosha 16 vjeç, ai kishte mbetur jetim dhe i duhej të kërkonte strehë në një manastir afër Nanjingut. Ai filloi të ushtrohej për t’u bërë një murg dhe mësoi të shkruante e të lexonte, diçka që do t’i hynte shumë në punë më vonë në jetë. Por ndërsa vitet e tij në manastir do të shpërbleheshin, duhet të kishte qënë një jetë e mjerueshme dhe atij do t’i duhej të lypte për ushqim në vendbanimet aty pranë.

Kur Zhu ishte 24 vjeç, manastiri u shkatërrua nga forcat qeveritare, të cilat dyshonin se murgjit kishin lidhje me Çallmat e Kuqe, një grup rebel i influencuar nga një shoqëri e fshehtë e fuqishme e Zambakut të Bardhë të Ujit. Duke iu arratisur shkatërrimit, Zhu iu bashkua Çallmave të Kuqe vetë, duke u provuar një ushtar i aftë. Ai u ngrit përmes, rangjeve për të komanduar ushtrinë e tij. Në vitin 1356, forcat besnike të Zhu-së, i cili e kishte ndryshuar atëherë emrin në Zhu Yuangzhang, kapën qytetin e Nanjing-ut, i cili më vonë do të bëhej kryeqyteti i Dinastisë Ming. Në vitin 1363, ai çimentoi pushtetin e tij duke vrarë udhëheqësin rebel Chen Youliang në Betejën e Liqenit Poyang. Pesë vjet më vonë, forcat e tij morën kryeqytetin Yuan në atë që sot është Pekini, duke i lejuar Zhu-së të vetëshpallej perandor i Nanjing-ut, duke themeluar Dinastinë e Famshme Ming.

Perandoresha trashëgimtare e burrit, Cixi

Lindur në 29 Nëntor 1835, në Pekin, Perandoresha trashëgimtare e burrit Cixi u bë një nga gratë më të fuqishme në Historinë Kineze, megjithë origjinën e saj nga familje Manchu, “deri diku e zakonshme”. Ngritja e saj në pushtet filloi në moshën 16 vjeçe, kur u përzgjodh për t’iu bashkangjitur haremit të perandorit, si një dashnore e përçmuar.

Historia vazhdon që perandori e dëgjoi atë të këndonte një natë dhe ishte magjepsur mjaftueshëm për ta bërë një nga dashnoret e tij të preferuara. Ajo ngeli shtatzënë me djalin e tij në vitin 1856, gjë që i dha asaj titullin e “Tzu Hsi”, që do të thotë “Perandoreshë e Pallatit Perëndimor” dhe shpesh e shkruar “Cixi” në Anglisht. Kur sundimtari vdiq në vitin 1861, ajo u bë regjente (zv.perandoreshë) për djalin e saj pesë vjeçar, perandorin e ardhshëm Tongzhi. Ajo e ndau regjencën me bashkëshorten e madhe të perandorit të mëparshëm, Perandoreshën trashëgimtare nga burri, Ci’an, e cila ishte nëna e vëllait të Tongzhi-ut, Princit Gong.

Kjo vazhdoi deri sa Tongzhi u bë mbret sipas të drejtës së tij në moshën 17 vjeçare. Kur ai vdiq pa një pasardhës 13 vite më pas, Cixi kishte mundësi të vendoste nipin e saj tre vjeçar si perandor, edhe një herë duke pretenduar regjencë me Ci’an dhe Princin Gong. Gong u rrëzua nga perandoreshat tre vite më vonë, dhe Cixi u bë e vetmja sundimtare, kur Cian vdiq në vitin 1881, duke marrë pensionin në një pallat veror të bollshëm, pasi nipi i saj u rrit. Megjithatë, ajo u thirr për të pretenduar titullin e perandoreshës përsëri në 1898-ën, pas humbjes së forcave kineze në luftën Sino-Japoneze. Ajo mbeti perandoreshë deri në vdekjen e saj në vitin 1908 dhe është ende një figurë enigmatike në Historinë kineze.

James Jackson

Tags: Car i BullgarëveCixiIvaylo LakraJames JacksonJustinJustiniani dhe TheodoraLiu BangMaximinus ThraxMbreti i RomësPerandor i Han-itPerandor i KinësPerandor i RomësPerandoresha trashëgimtare e burritServius TulliusZhu Yuanzhang
Previous Post

Episode nga jeta e mjeshtrit të madh italian të muzikës, magjistarit të violinës, Niccolò Paganini

Next Post

Kush janë misteret më të mëdha të historisë së njerëzimit, të cilat do të mbeten përgjithmonë mister?!

Next Post

Kush janë misteret më të mëdha të historisë së njerëzimit, të cilat do të mbeten përgjithmonë mister?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj