Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Mesjetë – Ritet e shenjta dhe djallëzore të klerikëve, trillet e çmendura, të vërteta e ferrit dhe gjyqet e inkuizicionit

October 12, 2017
in Histori
221
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Më 12  Tetor 1285 , në Mynih të Gjermanisë, 180 herbrenj janë djegur të gjallë në sinagogën e tyre, ndërsa kishin refuzuar të pagëzoheshin si të krishterë. Kjo ngjarje ngjethëse është vijim i një ndëshkimi të përgjakshëm. Thashethemet se hebrenjtë kishin blerë nga një grua e moshuar fëmijë të krishterë, me gjakun e të cilëve do të gatuanin bukën e bekuar të Pashkëve, çuan në vrasjen e 68 çifutëve. Në mesjetë rituale të tilla të fshehta ekzistonin, së paku nga rrëfimet dhe dorëshkrimet e ndryshme, kryesisht nga pjesëtarë të këtyre grupimeve të fshehta, por edhe nga dëshmitë e gjyqeve të inkuizicionit.

Umberto Eco në librin e tij “Emri i trëndafilit” trajton veprimtarinë e grupeve të fshehta, kryesisht ato fetare, përplasjet, oponenca, luftrat e përgjakshme, intrigat, gjyqet dhe panoramën e errët të atyre kohëve.

Mes të vërtetës dhe trillit është një cohë e hollë.

Në këtë libër, faqe 72, Eco sjell bashkëbisedimin e abatit Umbërt dhe inkuizitorit Uilliam për apostujt e rremë të Mantefalkut ose vëllezërit e “Shpirtit të lirë”.

Janë episode ngjethëse të librit. Në tërësinë e vet gjithçka në këto faqe është fantastike dhe e frikshme, është tejshpuese dhe murosëse, është loja e kapërcyellit të mendimeve dhe aktit, është një përplasje e frikës dhe dyshimit, e drejtësisë dhe lajthitjes, është gjithçka që gatuhet në terrin e mendimeve dhe eksplodon në dritën e faktit.

“Mlidheshin natën në një qeli vere merrnin një fëmijë të sapolindur, i’a hidhnin njëri-tjetrit derisa vdiste nga goditjet… a nga tjetër gjë…, E kush e mbante për herë të fundit gjallë dhe i vdiste në duar bëhej kryetar i sektit. Dhe trupin foshnjës e bënin copa-copa, e përzienin me miell  dhe e bënin oste blasfemie”.

Kësisoj ishin pohimet e dëshmitarëve në gjyqet e famshme të inkuizicionit, megjithëse sipas personazhit në këtë libër, këto nuk ishin konsideruar.

Djalli është kokëfortë thotë Eco në “Emri i trëndafilit”, ndjek një ritëm në djallëzitë dhe joshjen e tij, i përsërit ritet e veta edhe pas mijëra vjetësh, por është gjithnjë po ai, mizor.

Për të vijuar…

“Ndiznin kandilat natën e Pashkës dhe shpinin vajza poshtë në qilar. Pastaj shuanin kandilat dhe u hidheshin sipër, megjithëse mund të kishin mes tyre edhe lidhje gjaku. E po të lindte ndonjë fëmijë nga ky bashkim, fillonte përsëri ai riti prej ferri, të gjithë rrinin rreth e rrotull një poçeje plot me verë, që quanin fuqizë, e pinin sa deheshin dhe pastaj e prisnin copa-copa foshnjën, i’a kullonin gjakun në një kupë, hidhnin fëmijën ende të gjallë në zjarr, përzinin hirin e fëmijës së djegur me gjakun e mbledhur prej tij dhe e pinin.

Kjo ishte shkruar nga Mëhill Pseli rreth marifeteve të djallit… dhe dëshmuar gjatë torturave të një far Bentivenga, i cili akuzohej për blasfemi dhe gjykohej nga inkuizicioni.

Vetëm një gjë që i cyt kafshën më shumë se sa qejfi, shkruan Eco, është dhimbja. Nën torturë jeton si në mbretërinë e barërave vegimndjellëse. Gjithë ç’ke lexuar të vijnë në mend, sikur të të kenë rrëmbyer jo nga qielli por nga ferri. Nën torturë thua jo vetëm atë që do inkuizitori, por edhe ato që mendon se do t’i pëlqejnë atij, sepse vendoset një lidhje vërtetë djallëzore ndërmjet teje dhe atij…

Mitet e gjakut të pastër, gatimi i bukës së shenjtë me gjakun e fëmijëve të vegjël dhe flijimi i virgjëreshave, orgjitë në strehët e nëndheshme dhe kodi e rreptë i heshtjes, përbëjnë në vetvete aktivitetin e sekteve religjioze dhe jo vetëm, këtyre grupimeve, të cilat pasi dendeshim me ekstazi dhe retorikë dehëse, lëshoheshin në çapërlime dhe pështirje, në masakrime dhe monstruozitete. Mesjeta ishte vërtetë mizore, etja për gjak ishte e njëjtë sa përkushtimi për adhurim. Të vërtetat rreth riteve dhe marifeteve djallëzore, mund të jenë të gjitha trille, sikurse edhe gjykimet e famshme të inkuzicionit mund të ishin të gjitha një fars, por ajo që nuk përjashtohet është ana e errët e njeriut, instinkti i tij shtazor.

Tags: "Emri i trëndafilit"12  Tetor 1285180 herbrenjmberto Econë Mynih të Gjermanisë
Previous Post

Episode, kureshti dhe befasi nga jeta dhe veprimtaria krijuese e Giuseppe Verdit, kompozitorit të operës italiane

Next Post

E premte datë 13! Pse ky numër sjell ters? Historia e një “mallkimi” dhe fobia e trashëguar nga rastësorja

Next Post

E premte datë 13! Pse ky numër sjell ters? Historia e një “mallkimi” dhe fobia e trashëguar nga rastësorja

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

June 29, 2025
Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

June 29, 2025
La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

June 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj