Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Çaji me gjethet e ullirit, receta me moshë biblike. Kush janë dobitë shëndetësore dhe cilat sëmundje shëron ky çaj?

October 4, 2017
in Shëndetësi
452
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Të gjithë biem dakord për vlerat mbresëlënëse të ullirit, por a dini që pema e këtij fruti është shumë bujare edhe falë gjetheve me veti të larmishme kurative. Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në Egjiptin e lashtë. Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve. Një sërë studimesh shkencore kanë nxjerrë në pah që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar. Gjethet e ullirit nisën të përdoreshin masivisht në vitet 1800, kryesisht për të ulur temperaturën.

Bujaria e natyrës vjen që larg në kohë dhe ulliri si një pemë e konsideruar e shenjtë dhe e shtrenjtë për shkak të shumë të vërtetave dhe legjendave që janë thurur për të, por edhe për frutin e saj, gjethet dhe lëvoren.  Çaji nga gjethet e ullirit është fantastik kundër pneumonisë, gonorrheas, tuberkulozit, gripit, meningjitit, hepatitit B, herpesit, lodhjes kronike, aterosklerozës, botulizmit, malaries, ulçerave të stomakut, difterisë, infeksioneve të traktit urinar dhe encefalitit. Çaji i bërë nga gjethet e ullirit jo vetëm ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme, por gjithashtu forcon edhe sistemin imunitar dhe ju jep energji shtesë. Ky çaj duhet të konsumohet pas kimoterapisë ose kur jeni të stresuar dhe dëshironi të çlodheni.

Ja receta e vjetër nga gjethet e ullirit:

Përbërësit:

15-20 gjethe ulliri të thata,300 ml ujë të vluar (të nxehtë)

Mund të mblidhni gjethe në pranverë dhe t’i lini të thahen. Vendosini në një kavanoz qelqi dhe ruajini në një vend të freskët dhe me hije.

Për të përgatitur këtë çaj nevojiten 15 – 20 gjethe.

Vendosni gjethet në ujin që vlon për 10 minuta. Nxirrini më pas gjethet dhe lëreni çajin të ftohet për 15 minuta.Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë ose limon. Ky çaj është i shkëlqyer për shëndetin e përgjithshëm dhe duhet të konsumohet disa javë rresht, për të ndjerë të gjithë përfitimet e tij.

Në vijim kumtjmë vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit:

  1. Ul tensionin e gjakut

Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.

  1. Përmirëson shëndetin e zemrës

Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular. Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.

  1. Diabeti

Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.

  1. Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme

Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve. Ato përmbajnë antioksidantë dhe substance të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme

  1. Përmirëson funksionet e trurit

Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer. Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës.

  1. Artriti

Artriti është një sëmundje inflamatore. Gjethet e ullirit luftojnë inflamacionin dhe si rrjedhojë shërbejnë si një kurë natyrale kundër artritit. Për më tepër, këto gjethe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve që shkakton kjo sëmundje.

  1. Shkatërron bakteret dhe mykun

Gjethet e ullirit kanë aftësinë të luftojnë infeksionet, si candida, meningjitin, pneunominë, lodhjen kronike, hepatitin B, malarien, gonorenë dhe tuberkulozin. Për më tepër, këto gjethe përbëjnë një kurë natyrale kundër infeksioneve të veshit, dhëmbëve dhe traktit urinar.

  1. Përmirëson sistemin imunitar

Gjethet e ullirit parandalojnë të ftohtin, disa viruse të rrezikshme, sëmundje të shkaktuara nga mikrobet, virozat dhe infeksionet respiratore. Përbërësit e fuqishëm të këtyre gjetheve shkatërrojnë organizmat pushtues në trup dhe nuk lejojnë viruset të riprodhohen dhe të shkaktojnë infeksione të mëtejshme .

  1. Mbron lëkurën

Gjethet e ullirit kanë aftësinë të kurojnë dëmet e shkaktuara në lëkurë dhe shenjat e plakjes. Parandalojnë disa dëme të ndryshme të qelizave sidomos ato të shkaktuara nga oksidimi. Ushqimet dhe barishtet e pasura me antioksidantë janë fantastikë për shëndetin e qelizave dhe lëkurës.

Si të përdorni gjethet e ullirit

Mënyra më e mirë për të përfituar këto vlera është të përdorni ekstrakte të gjetheve të ullirit. Blini produkte organike pa pesticide. Ekstraktet përdoren në kremërat e lëkurës dhe produkte të tjera kozmetike. Ndaj përdorni 5 deri në 10 pika të ekstraktit në larësin ose kremin tuaj të preferuar. Nëse keni mundësi të përdorni gjethe direkt nga pema mund të përgatisni çaj. Lajini mirë, piqini në furrë në një temperaturë prej 150 gradësh deri sa të jenë plotësisht të thata. Pastaj shtypini. Merrni një lugë çaji me gjethe të thata dhe zijini në ujë për 10 minuta. Pini një filxhan ose më shumë në ditë për të përfituar prej tyre. Nëse nuk ju pëlqen shija, shtoni pak limon ose mjaltë.

 

Tags: BiblaCajiGjethetUllirit
Previous Post

5 Tetori dita e sensibilitetit për rëndësinë që ka mësimdhënësi në emanicipimin e gjeneratave

Next Post

Anglo-japonezi, Kazuo Ishiguro, është laureat i çmimit Nobel në Letërsi, “për forcën e madhe emocionale që përcjellin veprat e tij”

Next Post

Anglo-japonezi, Kazuo Ishiguro, është laureat i çmimit Nobel në Letërsi, “për forcën e madhe emocionale që përcjellin veprat e tij”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj