Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Terry Eagelton: A është fondamentalizmi fetar armiku më i madh i iluminizmit?!

September 19, 2017
in Forum
33
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Siç ka argumentuar edhe Dan Hind, kërcënimi kryesor ndaj vlerave iluministe nuk buron nga feng shui, besimi shërues, relativizmi postmodern apo fundamentalizmi fetar. Si zakonisht kërcënimi ndaj vlerave të iluminizmit buron nga disa fryte të vetë iluminizmit, i cili ka qenë gjithnjë armiku më i keq i vetes së tij.

Gjuha e iluminizmit është rrëmbyer nga makutëria e korporatave, shteti policor, shkenca politikisht e kompromentuar dhe ekonomia e luftës së përhershme. Individualizmi ekonomik i shtresës së mesme, të hershme dhe të iluminuar, ka prodhuar korporatat e stërmëdha që shkelin mbi të drejtat e grupit dhe të individit, duke formësuar fatet tona pa llogaridhënien më të vogël popullore.

Në ditët tona, Shteti liberal i cili, ndër të tjera, u formua që të mbronte lirinë individuale, ka lulëzuar në një shtet survejimi (vëzhgimi). Racionaliteti shkencor dhe liria e hetimit janë shfrytëzuar për të përmbushur qëllimet e fitimit komercial dhe armëve luftarake.

Një prej arsyeve qendrore përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklarur një luftë të hapur mbi terrorizmin është të siguroj një rrjedhje të pafund përfitimi për një numër të madh të korporatave të saj. Mirëbesimi i iluminizmit tek paanshmëria e arsyes ka rënë deri në shkallën e punësimit të shkollarëve dhe ekspertëve për të përhapur propagandën shtetërore dhe atë të korporatave. Liria e shprehjes kulturore ka kulmuar në lajmet plehra, retorikisht ideologjike dhe të menaxhuara politikisht si edhe nga mediat masive të nxitura nga fitimi.

Egoizmi racional apo i iluminuar sjell me vete irracionalitetin e shpërdorimit, papunësinë, pabarazinë e neveritshme, reklamat manipuluese, akumulimin e kapitalit thjesht për hir të akumulimit, dhe varësinë jetës nga luhatjet e rastësishme të tregut. Po ashtu ai sjell me vete kolonializmin dhe imperializmin.

Individualizmi politik, i ideuar për të na ruajtur nga paturpësia e pushtetit, rezulton në një atrofizim të solidariteteve sociale. Projekti vital i iluminizmit për të kontrolluar natyrën, i cili na çliron nga të qenit viktimat e shtypura dhe të goditura të ambientit, ka rezultuar një një ndotje globale të planetit. Duke e shpallur botën si pronë tonën ne kemi përfunduar duke zotërur thjesht një grumbull materieje të pajetë. Duke pohuar shpirtin tonë të lirë ne i kemi reduktuar trupat tanë në ingranazhe të një mekanizmi.

Doktrina e universalizmit, e cila në kulmin e saj donte të thoshte që çdokush ka të drejtën të dëgjohet pavarësisht se kush janë, në ditët tona për disa do të thotë se Perëndimi është bartësi i vetëm i vlerave universale. Vizioni i guximshëm i internacionalizmit është përjashtuar kryesisht nga koncepti i globalizimit, që do të thotë e drejta e kapitalit për të ushtruar pushtetin e tij sovran kudo dhe mbi këdo që zgjedh.

Ndër të tjera, barazia ka marrë kuptimin e mundësisw sw barabartë për të mposhtur apo shfrytëzuar të tjerët në treg. Kritika këmbëngulëse ndaj mitit dhe supersticionit ka degjenuar në një scienticizwm pagjak për të cilin asgjë nuk duhet marrë seriozisht nëse nuk nxitet apo stimulohet në laborator. Imperativi Kantian për të pasur kurajon për të menduar në mënyrë autonome ka përfshirë një mospërfillje përbuzëse për burimet e traditës dhe një pikëpamje infantile ndaj autoritetit si në thelb shtypës.

Ekziston edhe një tjetër mënyrë se si vlerat e iluminizmit kanë rënë në kundërshtim me veten. Kjo konsiston në faktin se ndonjëherë akti i mbrojtes së këtyre vlerave është bërë i padallueshëm nga akti i shkeljes së tyre. Për të na shpëtuar nga një komunizëm që do të konfiskonte liritë tona, Perëndimi ka sponsorizuar një regjim të vrazhdë autokratik pas tjetrit. Në mënyrë që terrorizmi islamik të mos minojë liritë qytetare amerikane, Shtetet e Bashkuara kanë hedhur peshën e vet pas shpërbërjes së këtyre lirive në Arabinë Saudite, Uzbekistan, Pakistan dhe një sërë regjimesh të tjera tiranike. Në këtë botë Orwelliane, mënyra më e sigurt për lirinë duket se është trajnimi i skuadrave të vdekjes dhe armatimi i diktatorëve. Shtetet e Bashkuara kanë një politikë afatgjatë të mbështetjes së monarkive teokratike në emër të jetës, lirisë dhe ndjekjes së lumturisë.

Forcat e së djathtës së krishterë, larg së qeni një moçal i vogël irracionalizmi që presin momentin për tu fshirë nga përparimi i papërballueshëm i Arsyes, janë bërë pjesë përbërëse e mënyrë së të funksionuarit të sistemit politik amerikan. Kjo, nw një aleancë të ndyrë ndërmjet predikuesve, lobistëve, biznesmenëve, teleevangjelistëve, agjentëve të pushtetit në Washington dhe politikanëve të spektrit të djathtë politik.

Fragment i shkëputur nga libri i Terry Eagelton, “Reason, Faith, & Revolution Reflections on the God Debate” (New Haven and London: Yale University Press, 2009), f. 71-73

Përktheu: Rezart Beka

Tags: DijaFejaFondamentalizmiIluminizmiShkencaTerrorizmiTerry Eagelton
Previous Post

Letërsia prustiane është letërsi e kujtimeve të largëta, por të fiksuara qartë, në detaje, në dialogje që shfaqen papritur, duke sjellur copëza jete të një kohe të kaluar

Next Post

Pajisjet e Luftës së Ftohtë, në ndihmë të shkencës, e cila po kërkon me insistim arsyen e shkrirjes së akujve në Arktik

Next Post

Pajisjet e Luftës së Ftohtë, në ndihmë të shkencës, e cila po kërkon me insistim arsyen e shkrirjes së akujve në Arktik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj