Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Uraganet dhe stuhitë shkatërruese, mënyra e pagëzimit, si kadegorizohen dhe pse emërtohen me emra njerëzish

September 11, 2017
in A e dini se?
131
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Uraganet Harvey dhe Irma kanë shkatërruar gjatë ditëve të fundit disa pjesë të Karaibeve dhe Shteteve të Bashkuara. Ekspertët thonë se ky sezon i uraganeve ishte më i shkatërruesi në vitet e fundit, pasi deri më tani kemi pasur dhjetë stuhi të fuqishme dhe katër uragane.

Irma që goditi të mërkurën, ishte uragani më i fuqishëm në Atlantik deri më tani. Shumë më shkatërrues se Katrina, Sandy dhe Matthew që po ashtu rrëzuan shtëpi, shkulën pemë me rrënjë dhe mbytën njerëz.

Meqenëse janë të parashikueshme dhe mund të paralajmërohen, Qendra Ndërkombëtare e Uraganeve, që është themeluar më 1950, ka vendosur që uraganet të kenë një emër. Arsyeja e emërimit të uraganeve

Uragani Irma që ishte i kategorisë së katërt

Thjeshtë, janë shumë më lehtë të mbahen mend se sa numrat, krijojnë lidhshmëri më të madhe, duke bërë më praktik paralajmërimin dhe dërgimin e mesazhit përmes mediave. Kjo do të ngrejë më shumë vëmendjen si dhe të shpërndajë njoftimin në masë, teksa komunikimi ndërmjet anijeve, bazave detare, si dhe qendrave tjera është shumë më i lehtë. Madje, ka më pak mundësi të gabimit, ndërsa përdorimi i termeve tjera dhe detajeve, do të mund të shkaktonte probleme të shumta.

Mënyra si emërohen uraganet

Shkatërrime të shumta

Qendra që ka vendosur për emërime para afro shtatë dekadash, ka përzgjedhur vetëm emra femrash, por më 1971 gjysma e tyre u zëvendësuan me emra mashkullor.

Janë gjashtë lista me emra të ndryshëm, që përzgjidhen në mënyrë alfabetike, ndërsa ndryshohen në tërësi pas gjashtë vitesh. Emërtimet e uraganeve, cikloneve dhe tajfuneve janë zakonisht të njohur dhe të popullarizuar, por që në asnjë mënyrë nuk i përmbajnë shkronjat Q, U, X, U dhe Z. Koha kur largohet ndonjë emër nga lista. Dëmet e mëdha pas stuhisë, Në rast se ndonjë uragan është shumë shkatërrues, emri tij eliminohet nga lista, pasi do të ishte e pandjeshme të përdoren sërish. Deri më tani janë larguar Katrina, Sandy dhe Mathew, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të hiqet edhe Irma.

***

Në Shtetet e Bashkuara sezoni i uraganeve fillon më 1 qershor dhe përfundon më 30 nëntor të çdo viti. Stuhitë e fuqishme të cilat krijohen mbi oqeanin Indian quhen ciklone. Ato që formohen mbi pjesën veri-perëndimore të oqeanit Paqësor quhen tajfune, ndërsa uraganët janë stuhitë e fuqishme të krijuara mbi pjesën lindore të oqeanit Paqësor si dhe mbi oqeanin Atlantik.

Ka shekuj tashmë që përdoren emra njerëzish për dukuritë natyrore. Një shkencëtar australian filloi t’u vinte stuhive emra të përveçëm femërorë në fundin e shekullit të 19-të. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkencëtarët përdorën për stuhitë emrat e bashkëshorteve apo të dashurave të tyre. Specialistët amerikanë të motit filluan t’u vinin stuhive emra femrash në vitin 1953.

Në vitin 1979, ata filluan të përdornin edhe emra meshkujsh. Shkencëtarët vendosin se cilët emra të përveçëm të përdorin shumë kohë para se stuhitë të ndodhin. Gjatë takimeve të Organizatës Botërore të Motit, ata krijojnë lista të posaçme me këto emra.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Miami të shtetit të Floridas ka një listë me emra të stuhive të Atlantikut për çdo periudhë gjashtë-vjeçare. Specialistët fillojnë t’u japin emra stuhiv kur erërat arrijnë shpejtësinë 62 kilometra në orë, edhe në rastet kur shpejtësia e erës nuk rritet më tepër dhe stuhia kalon pa u vënë re.

Emri i parë që përdoret në fillimin e sezonit të stuhive fillon me shkronjën A. I dyti me shkronjën B, e kështu me rradhë. Shkronjat Q,V, X, Y dhe Z nuk përdoren. E njëjta listë nuk mund të përdoret sërish pas gjashtë vjetësh.

Në vende të ndryshme të botës përdoren lista të ndryshme. Një emër hiqet nga përdorimi atëherë kur stuhia që kishte atë emër ishte tepër shkatërrimtare. Stuhitë oqeanike krijohen kur temperatura e ajrit në një zonë është e ndryshme nga ajo e zonës pranë saj. Ajri i ngrohtë ngjitet lartë ndërkohë që ajri i ftohtë zbret poshtë. Këto lëvizje krijojnë ndryshim në trysninë atmosferike.

Nëse trysnia ndryshon përgjatë një zone të gjerë, erërat fillojnë të fryjnë në rrathë të mëdhenj. Ajri me trysni të lartë shkon drejt qendrave me trysni të ulët. Re të dendura bëjnë që të bien shira të rëndë, ndërkohë që stuhia zhvendoset mbi oqean. Stuhitë fitojnë fuqi gjithmonë e më të madhe kur shkojnë drejt zonave të oqeanit me ujë të ngrohtë.

Erërat më të forta janë ato përreth qendrës së stuhisë. Qendra e stuhisë, ose syri, në vetvete është një zonë më e qetë. Stuhitë oqeanike krijojnë gjithashtu dallgë të mëdha që mund të arrijnë edhe më tepër se 6 metra lartësi. Dallgët janë përgjegjëse për rreth 90 përqind të viktimave të shkaktuara nga stuhitë oqeanike.

Qendra Kombëtare e uraganëve në Miami kontrollon me kujdes ecurinë e stuhive të fuqishme oqeanike. Ajo bashkëpunon ngushtë me autoritetet shtetërore si dhe me radiot e televizionet për të informuar njerëzit. Specialistët mendojnë se sistemi i paralajmërimit që po përdoret ka ndihmuar mjaft, në vitet e fundit, për të pakësuar numrin e viktimave të stuhive oqeanike.

Por në disa raste njerëzit nuk mund të largohen, ose vendosin të mos largohen, prej zonave ku pritet të kalojë stuhia.

Disa studime tregojnë se disa njerëz nuk largohen prej zonave të kërcënuara pasi nuk kanë mundësi transportimi. Një tjetër arsye është se ata kanë frikë nga dëmtimet që mund t’u shkaktohen pronave të tyre nga njerëzit, në rastet kur këto prona i shpëtojnë stuhisë. Gjithashtu, ka persona që nuk duan të braktisin kafshët e tyre shtëpiake apo të fermave. Sot, ekzistojnë shumë më tepër plane shpëtimi për kafshët në krahasim me vitet e shkuara.

Ekspertët e motit përdorin programe kompjuterike për parashikimin e zhvendosjeve të stuhive. Këto programe ndërthurin të dhëna të lidhura me temperaturën, shpejtësinë e erës, trysninë atmosferike dhe nivelin e lagështisë së ajrit.

Këto informacione mblidhen nga satelitët dhe pajisjet që lundrojnë mbi ujin e oqeaneve. Specialistët gjithashtu marrin të dhëna nga anijet dhe aeroplanët. Autoritetet shtetërore dërgojnë aeroplanë të veçantë të fluturojnë përreth dhe brenda stuhive. Prej tyre lëshohen pajisje matëse me parashutë.

Shkencëtarët përdorin Shkallën Saffir-Simpson të Uraganëve për të përcaktuar fuqinë e tyre, duke përdorur shpejtësinë e erës. Kjo shkallë matëse ndihmon në parashikimin e përmbytjeve dhe të dëmeve që stuhia mund të shkaktojë.

Shkalla është e ndarë në pesë grupe apo kategori. Uragani më pak i fuqishëm është ai i kategorisë “Një”. Erërat e këtij lloji uragani fryjnë me shpejtësi nga 120 deri në 150 kilometra në orë. Kjo stuhi mund të dëmtojë pemë apo struktura të dobëta. Mund të shkaktojë edhe përmbytje.

Erërat e uraganit të kategorisë “Dy” arrijnë shpejtësi deri në 180 kilometra në orë. Erërat midis 180 dhe 250 kilometra në orë shpejtësi u përkasin uraganëve të kategorive “Tre” dhe “Katër”.

Stuhitë edhe më të fuqishme se kaq janë uraganët e kategorisë “Pesë”.

Tags: IrmaKatrinaMathewSandyStuhiteUraganet
Previous Post

Si duhet të ushqeni, çfarë duhet konsumuar dhe çfarë duhet shmangur nga ngrenia, sipas grupit të gjakut?

Next Post

Jan disa produket që nuk skadojnë kurrë, mjafton që ata të ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit

Next Post

Jan disa produket që nuk skadojnë kurrë, mjafton që ata të ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj