Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Luciano Pavarotti, zëri i fuqishëm i një epoke, tenori që magjepsi gjeneratat

September 6, 2017
in Muzikë
898
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ai ishte një zë i fuqishëm, një buzëqeshje shkëlqyese, një shpirt thellësisht lirik, një vullnet i epërm humanizmi, një tenor i rrallë, një emër i rëndësishëm që ka zënë vend të merituar në panteonin e vlerave të trashëgimisë botërore… Ai ishte, Luciano Pavarotti, një tokësor me zë qielli që i’u dorëzua vdekjes fillimshtatorin e vitit 2007, duke lënë pas brengë, dhimbje, por mbi të gjitha një zbrazësi. Por ai në këtë ikje la veprën, një monument të lartësuar në mirënjohje dhe vlerësim.

Rreth orës pesë të mëngjesit të 6 shtatorit 2007, një dekadë më parë, ka mbyllur sytë në shtëpinë e tij në Modena të Italisë, pas një beteje të gjatë me kancerin, legjenda e zërit operistik. Këngëtari i famshëm megjithëse i ishte nënshtruar trajtimeve të specializuara, asnjë deklaratë nuk ishte bërë publike për gjendjen e tij shëndetësore, deri kur vullneti i pamëshirshëm e ndali këtë uragan njerëzor për ta ndarë si nga skena ashtu edhe nga jeta. Asokohe sëmundja e rëndë e kishte detyroi këngëtarin të anulonte të gjitha koncertet që kishin mbetur nga turi i tij i lamtumirës nga opera, por jehona e atij vokali përplaset ende në kreshtat e kohës.

Djali i një bukëpjekësi në Modena, Itali, i cili ishte një këngëtar modest opere, Pavarott-i i ri u rrit duke ëndërruar në vend që të ndiqte një karrierë si futbollist.

Që shumë i vogël i kushtohet botës së lirikës duke studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe maestron Etore Campogaliani. Debutoi më 39 prill të vitit 1961 në rolin e Rudolfit në operën “Bohema” në sallën e operës të Rexhio Emilias. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfon në shkurt të vitit 1965, me Xhon Suterlend, në veprën “Luçia” të Lamermurit.

Por shpërthimi i vërtetë mbërriti më 17 shkurt të vitit 1972, në skenën “Metropolitan” të Nju-Jorkut ku në një vepër të Donixetit lë me kuptimin e plotë të fjalës, me gojë hapur të gjithë të pranishmit falë nëntë do-ve të përsosura. I takon atij rekordi i 17 kthimeve për shkak të duartrokitjeve pas uljes së siparit. Që atëherë, emri i tij u bë i njohur edhe për publikun e gjerë falë televizionit.

Gjatë viteve ‘90 Pavaroti u kushton shumë rëndësi koncerteve në ambiente të hapura, të cilat do të transformohen në suksese madhështore. Në “Haid Park” të Londrës u grumbulluan falë tij më shumë se 150 mijë njerëz. Në qershor të vitit 1993, më shumë se 500 mijë admirues të tij u grumbulluan në parkun qendror të Nju- Jorkut, ndërsa ishin miliona ata që e ndiqnin përmes valëve të televizionit. Në shtator të po atij viti, nën hijen e kullës “Eifel”, këndon përpara rreth 300 mijë të pranishmëve. Mes më të famshmëve nuk mund të lihen pa përmendur koncertet e “tri tenorëve”, bashkë me kolegët e tij Plaçido Domingo e Hose Karreras. Po kaq i famshëm është edhe aktiviteti intensiv në rolin e organizuesit në serinë e koncerteve “Pavarotti and friends”, eveniment gjatë të cilit (për motive bamirësie), bashkëpunoi me yjet ndërkombëtare më në zë të muzikës pop.

I adhuruar për aftësinë e të bërit spektakël, Pavarotti ishte i adhuruar më së shumti për mrekullinë që ishte zëri i tij. Placido Domingo, partneri muzikor dhe miku i tij u shpreh pas lajmit të vdekjes së Pavarott-it: “E kam adhuruar gjithnjë madhështinë që Zoti i kishte dhuruar zërit të tij, atë timbër të veçantë e të pagabueshëm që kapte çdo notë që një tenor mund të kapë”.

Ai ishte njëkohësisht perfeksionit dhe “shoëman” i lindur dhe statusi i tij si ikonë kulturore është vulosur nga duetet e tij të padiskutueshme me këngëtarë të muzikës pop dhe rok nga Bono i U2 e deri te Sting e Celine Dion. Disa puritanë të operas nuk do ta falin asnjëherë tenorin për performancat e llojit “Pavarotti and Friends”.

Në disa intervista, para se të operohej Pavarotti u shpreh në disa intervista se ndihej një njeri me fat. “Unë jam dhe kam qenë një njeri me fat. Do të jem optimist deri në vdekje”. Në vitet e fundit, sidomos në Itali, Pavarotti është përfolur më shumë për jetën e tij personale se atë profesionale. Fillimisht ai u përfshi në një skandal taksash në Itali e më pas u kritikua pasi la bashkëshorten e tij prej 30-vitesh për t’u martuar me asistenten e tij të re. Pavarësisht të gjithave, Pavarotti, ka qenë sa ishte gjallë e do të mbetet dhe pas vdekjes, një prej ikonave më të shquara të skenës operistike.

Luciano Pavarotti përbën rekordin më të madh në historinë e muzikës së koncerteve live, plot 1200 duke e klasifikuar atë si një fenomen.

 

Telegrafishit për Luciano Pavarotti-n

 

12 tetor 1935 – 6 shtator 2007

Vendlindja: Modena, Itali

– Fillon të këndojë me babain e tij në kishën lokale kur ishte nëntë vjeç.

– Kur ishte i vogël mori disa leksione për zërin, të cilat i cilësoi më vonë si pa domethënie.

– Pavaroti filloi studimet serioze të muzikës në vitin 1954 me Arrigo Pola, një mësues i nderuar dhe tenor profesionist në Modena.

– Në vitn 1961, Pavarotti martohet me këngëtaren operistike, Adua Veroni.

– Pavaroti e kreu debutimin e tij të parë më 29 prill, 1961 në rolin e Rudolfit në “La Boheme”.

– Në vitin 1965 ai arriti të bënte debutimin e tij të parë në skenën amerikane në skenën e famshme “Greater Miami Opera”.

– Më 28 prill të po atij viti, Pavarotti arriti të prekte skenën e famshme të “La Scala” me “La Boheme”.

– Disa vite rresht iu përkushtua vetëm Milanos. “La Skala” ishte shtëpia e tij e dytë.

– Pavarotti ka kënduar në London Park në Angli, para një publiku prej më shumë se 150 mijë vetash.

– Në Central Park të Nju Jorkut, ai ka dhënë koncert për më tepër se 750 mijë dëgjues.

– Pas një shfaqjeje, nga duartrokitjet e shumta, perdja është ngritur plot 165 herë, rekord ky, i shënuar në librin Guinness.

– Më 13 dhjetor 2003, martohet me asistenten e tij personale Nicoletta Mantovani, me të cilën ka një vajzë, Alice.

– Rreth orës pesë të mëngjesit të 6 shtatorit 2007, pas një lëngimi të gjatë nga një tumor në pankreas, tenori i famshëm dorëzon frymën e fundit

Tags: Luciano Pavarottitenori që magjepsi gjeneratatzëri i fuqishëm i një epoke
Previous Post

Tue u përshku prej drithërimës ngjethëse t’nji zemre t’përmallshme, qi kungon shëlbim tue mylmue shpirtje

Next Post

Poezia “NË MUNDSH…” kujt i dedikohet dhe nga kush e mori frymëzimin, gazetari, poeti dhe shkrimtari Rudyard Kipling?

Next Post

Poezia "NË MUNDSH..." kujt i dedikohet dhe nga kush e mori frymëzimin, gazetari, poeti dhe shkrimtari Rudyard Kipling?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj