Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Fjalimi i përmortshëm i mbajtur nga Viktor Hygo në varrimin e Honore de Balzak, 21 gusht 1850

August 18, 2017
in Kujtesë, Nga jeta e korifejve
4.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Honore de Balzak u shua së gjalli pasmesnatën e 18 gushtit të vitit 1850 në të zbardhur të datën 19 gusht. Një natë e gjatë e mbuluar nga një mantel i errët vdekjeje, i njomur me lot dhe i ndritur nga një dritë pikëlluese qirinjsh të shpërndarë nëpër shtëpinë e gjeniut të letërsisë. Vetëm e ëma është pranë shtratit ku një yll po perëndonte. Balzaku priste vdekjen me kokën mënjanuar mbi një pirg jastëkësh. Një fytyrë mavi parathotë shterimin e dritës në shtatin e shkërmoqur nga lëngimi. Grahmat e fundit nuk i dëgjoi askush, ai u shua si një qiri.

Më 21 gusht, në një rrebesh shiu dhe një vargani të gjatë që zgjaton kortezhi i përmortshëm i jepet udhë pafundësie njërit prej figurave qendrore të letërsisë franceze, atij që u zotua dhe i’a arriti të bënte me penë atë që kishte lënë në mes Napoleoni i madh me shpatë.

Mesha e përshpirtjes u mbajt në kishën Sen-Filip. Arkivolin me trupin pa jetë të shkrimtarit e mbajtën, Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Sent-Bëvi dhe ministri Barosh. Përveç Hygo, asnjëri nga këta që mban mbi supe arkivolin e Honore de Balzak nuk ka qenë miq me shkrimtarin, madje njëri prej tyre ishte një armik i betuar, qartëson në monografinë e tij, Stefan Cvajg.

Fjalimin e përmortshëm e mbajti Viktor Hygo, sepse vetëm ai ka dinjitetin dhe madhështinë, sepse vetëm ai dhe shpirti i tij mund ta çojnë në rrugëtimin e amshimit një mik dhe një gjeni.

“Njeriu që tani po kallim në varr është një nga ata që e përcjell pikëllimi i mbarë botës. Në kohën tonë s’ka më iluzione. Tani vështrimet nuk i drejtojmë më nga sundimtarët, por nga mendimtarët, prandaj i gjithë vendi dridhet kur zhduket një nga këto koka të mëdha. Zi e përgjithshme është dhimbja për vdekjen e një njeriu të talentuar; zi kombëtare është pikëllimi për ndarjen e përgjithmonshme prej një gjeniu.

Emri i Balzakut, zotërinj do të përfshihet në gjurmën e ndritur që epoka jonë do të lërë ndër shekuj.

Vdekja e tij e bëri helm e vrer Francën. Përpara disa muajsh ai u kthye në shtëpi, meqë e ndjente se po i afrohej fundi, donte ta shihte përsëri atdheun, si biri që kërkon të përqafojë nënën e vet para se të niset për një udhë të gjatë. Jeta e tij ishte e shkurtër por e nginjur, është e mbushur më shumë me vepra se sa me ditë. Eh! ky punëtor i fuqishëm dhe i palodhur, ky filozof, ky mendimtar, ky poet… ky gjeni ka bërë midis nesh një jetë plot tellaze dhe luftëra, siç u bie në short gjithë njerëzve të mëdhenj.

Tani ai prehet në paqe. Tani s’e arrin dot as rivaliteti, as urrejtja. Brenda një dite ai mbulohet me dhé e me lavdi. Ai këtej e tutje, sipër reve që varen mbi kokat tona, do të shkëlqejë mes yjesive.

Ju të gjithë që jeni mbledhur këtu do ta keni zili.

Po sado i madh që është pikëllimi ynë përballë kësaj humbje, të mos biem në dëshpërim. Le ta pranojmë këtë humbje me gjithçka të ashpër dhe të trishtë që përfshihet në të. Mbase është mirë, mbase në kohëra si e jona është e domosdoshme që hera pas here vdekja e një njeriu të madh  të zgjojë në shpirtrat e njerëzve të zhytur në dyshime e skepticizëm një tronditje të shenjtë.  Fati di ç’bën kur e vë popullin ballë për ballë  misterit më të lartë dhe e bën të mendojë se vdekja është barazia më e thellë dhe liria më e lartë. Shpirtrat e të gjithëve duhet të mbushen vetëm me mendime serioze dhe të madhërishme, kur vdes me lavdi një shpirt i lartë, një shpirt që ka pluskuar mbi turmat me flatrat e gjenisë, dhe papritmas hap krahët që të zhytet tek e panjohura!

Kjo s’është terr por është dritë, Kjo s’është hiç por përjetësia, Nuk është fundi por është fillimi. A nuk është e vërtetë kjo? Thuajeni të gjithë ju që në këtë moment po më dëgjoni.

Varre si ky janë një provë e pavdekësisë…”

Fjalë të tilla Balzaku kurrë nuk i dëgjoi në të gjallët e tij. Dhe nga varrezat e “Per-Leshez”, ashtu si heroi i veprës së tij, ai do të pushtojë Parisin… dhe gjithë botën.

Tags: Aleksandër DymaCeremonia e varrimitFjala mortoreHonore de BalzacSent-BëviVdekja e shkrimtaritViktor Hygo
Previous Post

Koncepti i kohës është thjesht një iluzion i përbërë nga kujtimet e njeriut

Next Post

“Dominimi i botës”, kohërat dhe rrethanat historike, perenadorët dhe gjakatarët, cilët ishin dhe si i zotëruan vende dhe popujt?

Next Post

“Dominimi i botës”, kohërat dhe rrethanat historike, perenadorët dhe gjakatarët, cilët ishin dhe si i zotëruan vende dhe popujt?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj