Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Traditë

Kur elementet e përkatësisë sonë identitare të viteve 1910-1915, bëhej pjesë e kartolinave dhe komercit europian

July 10, 2025
in Traditë
Kur elementet e përkatësisë sonë identitare të viteve 1910-1915, bëhej pjesë e kartolinave dhe komercit europian
110
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Në heshtjen e një çasti, e veshur me petkun e trashëguar nga shekujt, një grua ndalet në meditim. Vështrimi i saj, i humbur diku mes ëndrrës dhe kujtimit, mbart një dramë të pashkruar. Është fotografia e një kohe që tashmë i përket përjetësisë, e shkrepur nga dora e një fotografi austriak, që me intuitën e një shpirti të ndjeshëm, e ngërtheu atë imazh në një kartolinë. Ajo kartolinë do të bëhej udhëtare, do të kalonte kufij dhe kontinente, si një zog kujtese që bart me vete aromën e trojeve dhe tingullin e një gjuhe që nuk harrohet.

Fundvitet e shekullit XIX dhe agimi i shekullit XX shënojnë një kohë kur Shqipëria u fut për herë të parë në rrafshin vizual të botës, nëpërmjet një mediumi të vogël, por të fuqishëm, kartolinës. Ishte koha kur vendi ynë filloi të formësohej në ndërgjegjen e të tjerëve përmes imazheve të grave me xhublet, burrave me xhamadanë dhe fëmijëve të zbathur që qeshnin në hijen e maleve.

Një nga koleksionet më poetike dhe domethënëse të kësaj periudhe është ai i një autori austriak, që fotografoi me ndjeshmëri të rrallë çaste të jetës në zonën e Shkodrës. Ato pamje, të shtypura në kartolina bardhezi, janë më shumë se ilustrime, janë dëshmi të një përkatësie, janë shpirti i një populli që flet pa fjalë.

Për kartolinat shqiptare, kulmi erdhi pas vitit 1910, sidomos në vitet ’30, kur kjo formë komunikimi përjetoi një rilindje estetike e emocionale. Shtypshkronjat nuk ishin në atdhe, por në Turqi, Austri, Itali, madje edhe në Kostancë të Rumanisë apo në brigjet e largëta të Amerikës, atje ku komunitetet shqiptare dhe shoqatat kulturore u bënë urë mes atdheut dhe mërgatës.

Kartolinat ishin më shumë se një urim: ato ishin një përqafim i vonuar, një mall i stampuar mbi letër, një prekje që vinte nga larg, por zbriste në zemër. Një panoramë nga Shkodra, një urim për Vitin e Ri, një fotografi e Ismail Qemalit apo e një plake që mbante në dorë lutjen e saj, shndërroheshin në thesar për ata që i merrnin.

Sot, kur ekranet ndizet dhe fiken me shpejtësinë e dritës, kur fjalët fluturojnë në valë dixhitale dhe harrohen po aq shpejt sa thuhen, mbetet diçka e pakrahasueshme te ndjesia e marrjes së një kartoline të vërtetë. Një copë letre me një pullë të ngjitur, një adresë të shkruar me dorë, dhe një mendim që ka udhëtuar ditë të tëra për të mbërritur, kjo është një ndjenjë që nuk ka zëvendësim.

Dhe është pikërisht kjo: kartolinat janë kujtime që nuk plaken. Janë dëshmi të heshtura, por elokuente, që dëshmojnë për kohëra, ndjenja, vlera dhe njerëz që sot ndoshta nuk janë më, por që njëherë kanë qenë, e kanë dashur, uruar, pritur, besuar. Janë copëza historie që nuk shkruhen, por ndjehen.

Tags: FotografiaHistoriaKartolinatKur Shqipëria e viteve 1910-1915 bëhej pjesë e kartolinave dhe komercit europianShqiperia
Previous Post

Honore de Balzak, fati i keq i fillestarit në marrëdhënie me gratë, kur gjeniu i letrave kërkonte të vriste veten 

Next Post

Inteligjenca artificiale, përcakton fundin e racës njerëzore. Mund të pushojmë së ekzistuari ose të bëhemi të pavdekshëm deri më 2050

Next Post

Inteligjenca artificiale, përcakton fundin e racës njerëzore. Mund të pushojmë së ekzistuari ose të bëhemi të pavdekshëm deri më 2050

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Rustemi dhe Brisilda, ata që janë shembulli më kuptimplotë se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë

Rustemi dhe Brisilda, ata që janë shembulli më kuptimplotë se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë

August 20, 2025
Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

August 18, 2025
Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

August 16, 2025
“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

August 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj