Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Pendesë dhe ndjesë, ndaj jush që më dhatë shumë më shumë se ç’munda dhe do të mund tu jap

July 24, 2017
in Persiatje, Të përzgjedhurat
38
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

PENDESË DHE NDJESË NDAJ SECILIT PREJ JUSH, MIQ!

Pendesë dhe ndjesë, ndaj jush që më dhatë shumë më shumë se ç’munda dhe do të mund tu jap.

Pendesë dhe ndjesë ndaj vetes që nuk mundi të ishte i denjë për ju, të ishte gjithnjë aty ku një fjalë mund ta bënte ditën tuaj më të bukur, një koment mund të zgjonte atë forcë besimi tek i cili mund të mbështeteshit, një pëlqim që do të ishte më shumë se një dakordësi me ju, një prani e nënkuptuar në fjalë dhe mendime të pathëna, kurrsesi një ikje me ngut nga një publikim në tjetrin, pavarësisht ngulmit për të dalë nga ky qerthull mosvlerësimi, vetëkënaqësie, egoizmi, a ku di unë se ç’farë, që më mban jo aq pranë jush.

Miq, shumë nga ju fare të panjohur, por kaq të çmuar dhe të shtrenjtë për momentet dhe ditët e mia projektuar kah ju, ju detyrohem shumë;

ju detyrohem për prezencën tuaj në ditën time të vështirë të ndarjes nga e shtrenjta, nëna ime;

ju detyrohem për pëlqimet dhe komentet tuaja të përzemërta, dashamirëse dhe shumë inkurajuese;

ju detyrohem për urimet dhe superlativat tuaja, të cilat ende jam dyshues nëse i meritoj apo jo, por zelli dhe mirësia juaj duke i mëkuar me kaq ëmbëlsi dhe përkorje, më kanë bërë jo vetëm të besoj tek mrekullia që bën fjala, por edhe te magjia që përcjell mendimi dhe tek forca që fsheh në vetvete nevoja për njëri-tjetrin;

ju detyrohem juve miq, në veçanti ndaj atyre të cilëve nuk kam shprehur prani, që ndoshta nuk do të ishte vënë re, por gjithsesi mund të kishte qenë mbështetëse dhe inkurajuese.

Në jetë, asgjë nuk më ka mundur më shumë se pendimi. Ndoshta e kam të pamundur të ndryshoj, dhe kjo pamundësi, më shumë se më mundon më bën të ndjehem gjithnjë në faj, në faj se nuk mund të jem aq i mirë sa dua dhe duhet me ju.

Mendoj se tani është tepër vonë për të ndryshuar, dhe unë jam krejt i pafuqishëm për ta bërë këtë, sado që përpjekja ime nuk resht, gjithnjë ajo është e pamjaftueshme.

Secili nga ne, ka diçka për të cilën është gati të sakrifikojë, vetëm që të jetë i çliruar prej një pendimi. Asnjëherë nuk shkojmë te caqet e arsyes që duke na çuar tek dhoma e sekreteve, të na tregojë të mundshmen e meritimit të asaj vetvete që dëshirojmë. Por edhe nëse do të na jepej kjo mundësi, ju siguroj se asgjë thelbësore nuk do të ndryshojë, me përjashtim të diçkaje që do të na ngryste në mundim dhe vuajtje të shtuar, … do të arrijmë të zbulojmë rrënjët e kësaj “armiqësie” me veten, do të tregojmë me gisht për këtë faj, të shkuarën, fatin, prindërit, miqtë, rrethanat… dhe pamjaftueshmërinë për të ndryshuar; për të qenë më të mirë, më tolerant, më të dashur, më dashamirës.

Gjithsesi, ditë fatlume është dita kur ne do ta kuptojmë se jemi gati për të kërkuar ndjesë, për tu penduar, për të hapur mendjen dhe zemrën kësaj nevoje për të pranuar te vetja jonë gabimet dhe fajet, të cilat edhe pse nuk ishin dhe nuk janë tonat, ata na bëjnë të ndjehemi të penduar.

Jo çdo gabim mund te na gjunjëzojë përpara altarit të pendesës, por nëse ai nuk na mëson as rrugën që pësimi të na bëhet mësim, atëherë na mbetet të besojmë se nevoja jonë për të gabuar është rruga që na çon sa te mësimet aq edhe te pësimet si domosdo e një procesi sfidues i të përditshmes.

Sigurohuni se asgjë në jetët tona nuk ndodh rastësisht!

Ndëshkimi dhe shpërblimi, janë ajo që ne meritojmë.

Kurrë ligjësitë e botës nuk janë atribut i forcës dhe mundësisë, por i shpirtit dhe devocionit, i përuljes dhe besimit, i shpresës dhe zemërbardhësisë, i hyjnisë tokësore që struket brenda nesh si një diell në vorbullën e stuhisë galaktike.

Ndjeje ngrohtësinë e atij dielli, pranoje shpërthimin e asaj drite dhe beso se ti nuk je thjeshtë një grimcë në hapësirë, por një dukuri, një proces përtëritës dhe transformues.

Juaji, Alberti!

Tags: AlbertFacebookMiqPersiatjeVataj
Previous Post

Kujtesë dhe përshpirtje, sot në përvjetorin e vdekjes së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja

Next Post

Flamuri dhe simbolet e Gjergj Kastriot-Skënderbeu në tavanin e Chiesa di San Sebastiano, Venecia

Next Post

Flamuri dhe simbolet e Gjergj Kastriot-Skënderbeu në tavanin e Chiesa di San Sebastiano, Venecia

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Frank Caprio, italiani empatik që hyri në histori si gjyqtari që e shndërroi drejtësinë në akt mëshire

Frank Caprio, italiani empatik që hyri në histori si gjyqtari që e shndërroi drejtësinë në akt mëshire

May 24, 2025
Vatikani dhe tetë Papët me origjinë shqiptare që shërbyen në Selinë e Shenjtë?

Vatikani dhe tetë Papët me origjinë shqiptare që shërbyen në Selinë e Shenjtë?

May 23, 2025
Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

May 22, 2025
William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

May 19, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj